-
Ndikimi rus në Ballkan/ Ekperti i sigurisë, Elezi për Report Tv: Shërbimet sekrete FSB dhe GRU janë prezente në Ballkan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë. Reth kësaj çështjeje ka folur edhe Bedri Elezi, ekspert sigurie, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, për Report Tv, i cili tha se SHBA ka një program me të cilin hulumtojnë personat e ndryshëm të cilët kanë në plan apo punojnë për institucione të ndryshme për të dëmtuar interesat amerikane.
17 Nëntor 2023, 13:55 -
Paralajmërimi i Zelenskyt: Rusia po përgatit luftë, synon të krijojë krizë në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Ukraina
Presidenti Zelensky, deklaroi se Rusia mund të krijojë “kriza të reja” në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë. Nëse nuk reagohet Rusia sipas tij- do ta kthejë Ballkanin në një Lindje të Mesme
16 Nëntor 2023, 17:27 -
Rusia përjashtohet nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, reagon Zelensky: Terroristët s’kanë vend në krye të organizatave të rëndësishme
Rusia është përjashtuar nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale i cili ka thënë se kjo gjë ka ndodhur për herë të parë në histori, duke shtuar se tashmë epoka e ndikimit rus ka mbaruar
16 Nëntor 2023, 08:55 -
BE-ja në vështirësi për ta furnizuar Ukrainën me municionin e premtuar
Vendet e Bashkimit Evropian e kanë pranuar të martën se mund të dështojnë ta furnizojnë Ukrainën me municionin që ia kishin premtuar për ta luftuar pushtimin rus dhe për ta çliruar territorin e vet të uzurpuar.
14 Nëntor 2023, 17:16 -
Blinken i premton ndihmë Ukrainës gjatë dimrit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u takua me Andrii Yermak, një zyrtar ukrainas gjatë një qëndrimi të shkurtër në Uashington. Ata diskutuan për masat që mund të marrin së bashku me Ukrainën për të forcuar infrastrukturën e saj përpara dimrit të ardhshëm
14 Nëntor 2023, 09:30 -
Beteja për kontrollin në Detin e Zi, vritet zyrtari pro rusë në gadishullin e pushtuar
Beteja për dominim në Detin e Zi u ndez këtë javë midis Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa diku tjetër forcat e secilës palë vazhduan luftën e ashpër për kontrollin në lindje të Ukrainës me dimrin në prag
12 Nëntor 2023, 10:10 -
Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleanca ushtarake
Moska dhe Pekini nuk po krijojnë asnjë aleancë ushtarake sipas modelit të aleancave të Luftës së Ftohtë. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një takim me Zëvendëskryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Zhang Youxia
8 Nëntor 2023, 13:50 -
Ukraina pret 'konkluzion historik' për anëtarësim në BE, thotë Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi është tashmë duke i planifikuar hapat që do t’i ndërmarrë pasi Komisioni Evropian (KE) ta publikojë më 8 nëntor një raport për përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE)
8 Nëntor 2023, 08:56 -
Zelensky fton Trumpin në Ukrainë, kërkon ndihmë për luftën ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë më shumë ndihmë për luftim të Rusisë, dhe e ka ftuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump që të shkojë në Ukrainë për ta parë shkallën e konfliktit me sytë e tij.
5 Nëntor 2023, 17:12 -
Kievi sulmon një kantier detar në Krime, dëmton një anije ruse
Ushtria ruse njoftoi se Ukraina kishte sulmuar me raketa një kantier detar në Krime, e për pasojë ishte dëmtuar një anije ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur të shtunën vonë në mbrëmje, se forcat ukrainase kishin hedhur 15 raketa në drejtim të kantierit Zaliv në Kerch dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore, kishin rrëzuar vetëm 13 prej tyre
5 Nëntor 2023, 15:28 -
Lufta Ukrainë-Rusi/ Rritet në 120 mijë numri i viktimave ruse, rreth 180 mijë të plagosur
Numri i viktimave nga lufta Rusi-Ukrainë vazhdon të rritet, me shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës duke thënë të dielën se kishte pasur 990 viktima midis forcave ruse në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave të Moskës, të vdekur dhe të plagosur, në luftë në 305,090
5 Nëntor 2023, 15:02 -
Zelensky: Konflikti Izrael-Gaza është duke hequr fokusin nga luftimet në Ukrainë
Lufta Izrael-Gaza po ia heq fokusin konfliktit në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se ky ishte një nga qëllimet e Rusisë, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022
5 Nëntor 2023, 11:55 -
Von der Leyen në Kiev: Në krah të Ukrainës sa kohë të jetë e nevojshme! Zelensky: Vendimi për anëtarësimin tonë në BE do të jetë historik
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po zhvillon një vizitë në Kiev. Von der Leyen është pritur nga kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa temë kryesore bisedimesh ka qenë rrugëtimi i Ukrainës drejt anëtarësimit në BE.
4 Nëntor 2023, 16:22 -
Forcat ruse vijojnë bombardimet në Ukrainë, Kievi: Kemi rrëzuar dhjetëra dronë në 24 orë
Zyrtarët ukrainas në qytetin verilindor, Harkiv, thanë se Rusia i sulmoi caqet e civilëve me dhjetëra dronë në qytet gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, derisa Ushtria e Ukrainës tha se i zhvilloi mbi 50 beteja në 24 orët e fundit.
3 Nëntor 2023, 21:48 -
SHBA zgjeron sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë
Qeveria amerikane ka njoftuar futjen e sanksioneve dhe masave të tjera kufizuese kundër qindra individëve dhe subjekteve në Rusi dhe vende të tjera të lidhura me përpjekjet e Kremlinit për të vazhduar prodhimin ushtarako-industrial dhe për të mbështetur ushtrinë e vet
3 Nëntor 2023, 08:46 -
Zëdhënësja ruse Zakharova: Direktiva e Izraelit që hebrenjtë të largohen nga Kaukazi i Veriut është 'anti-ruse'
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të enjten se direktiva e Izraelit për qytetarët e saj që të largohen nga rajoni rus i Kaukazit të Veriut pas një demonstrate të dhunshme anti-izraelite në Dagestan të dielën është “anti-ruse”
2 Nëntor 2023, 14:32 -
Qytetet dhe fshatrat ukrainase përballen me një numër rekord sulmesh
Ukraina tha të mërkurën se 118 qytete dhe fshatra u bombarduan nga Rusia më 31 tetor. Ky është numri më i madh i vendbanimeve që u përball me sulme njëkohësisht këtë vit. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha të mërkurën se sulmet u regjistruan në 11 rajone ukrainase.
1 Nëntor 2023, 21:22 -
Zelensky: Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE duhet të merret këtë vit
Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që vendimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të merret këtë vit. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale
1 Nëntor 2023, 15:46 -
Ukraina vendos rregulla të reja për eksportet ushqimore
Ukraina do të kërkojë regjistrim të detyrueshëm të kompanive të eksportit të ushqimeve me qëllim që të parandalojnë abuzimet, sikurse shmangien e taksave për eksportin e mallrave kryesore bujqësore, tha Qeveria përmes një rezolute të publikuar më 1 nëntor
1 Nëntor 2023, 10:58 -
Gjenden të vdekur 9 anëtarë të një familje në Donetsk, Ukraina pretendon se u vranë nga forcat ruse
Një familje prej nëntë anëtarësh, përfshirë dy fëmijë të vegjël u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin lindor të Ukrainës, Volnovakha, të pushtuar nga Rusia. Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft zemërim në Ukrainë, ndërsa janë bërë thirrje që të zhvillohen hetime të thelluara
31 Tetor 2023, 12:54 -
Ukraina e gatshme të zmbrapsë sulmet ruse në Bakhmut
Zyrtarë ushtarakë ukrainas thanë të hënën se Rusia ka shtuar praninë e forcave përreth qytetit të shkatërruar Bakhmut në Ukrainën lindore, dhe i ka kaluar ato në ofensivë, por se Ukraina është e përgatitur për t’i zmbrapsur këto sulme
31 Tetor 2023, 08:19