-
Pse skenaristët e Hollivudit janë në grevë dhe si do të ndjehet efekti i saj në ekranet televizive?
Skenaristët e filmave dhe shfaqjeve televizive janë tani në grevë. Greva fillon të martën pasi Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës dhe Aleanca e Producentëve të Filmit dhe Televizionit, të cilët përfaqësojnë studiot dhe shërbimet e transmetimit, nuk arritën një marrëveshje.
3 Maj 2023, 11:39 -
Joe Biden dërgon 1500 trupa ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë
Administrata e Presidentit Biden do të dërgojë një personel ushtarak prej 1,500 trupash, në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Vendimi vjen në prag të skadimit të afatit të kufizimeve të lidhura me pandeminë e koronavirusit, gjë që pritet të sjellë një rritje të numrit të imigrantëve në kufi. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Pentagonit gjeneral brigade Pat Ryder.
2 Maj 2023, 22:41 -
Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden nxjerr në pah rreziqet ndaj gazetarëve: Profesioni juaj s'është krim
Darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e njohur për humorin thumbues, u mbajt me një ton më solemn këtë vit pasi Presidenti Joe Biden foli për disa gazetarë amerikanë që janë arrestuar apo zhdukur në vendet autoritare anembanë botës
30 Prill 2023, 15:26 -
U ankuan se bënte qitje me armë, 38-vjeçari vret 5 anëtarë të një familjeje në Teksas, përfshirë një fëmijë! Dy gra u gjetën sipër të vegjëlve të mbijetuar
Një person i armatosur ka vrarë pesë nga fqinjët e tij pas një debati rreth për shkak të qitjeve që ai bënte me një armë gjysmë automatike aty pranë. Viktimat ishin të gjithë nga Hondurasi, përfshirë një fëmijë tetë vjeçar.
30 Prill 2023, 08:38 -
Mero Baze: Dy qëndrimet që zhburrërojnë Berishën përballë SHBA
Sali Berisha ka shpërndarë spotet e një “letre të hapur” për shqiptarët, ku ilustrimet kryesore të saj janë me vizitat në SHBA, takimet me zyrtarë amerikanë dhe përurimin e “Rrugës së Kombit” ndërtuar nga një kompani zbatuese amerikane.
29 Prill 2023, 19:47 -
Përpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA për ruajtjen e kulturës dhe traditave
Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara është ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës. Shqiptaro-amerikanët mundohen që përmes organizimeve të ndryshme, siç është edhe grupi “Gjergj Kastrioti” në Miçigan, të ruajë vallet tradicionale shqiptare për brezat e rinj.
28 Prill 2023, 20:13 -
Komiteti i Jashtëm miraton David J. Kostelancik si ambasador i SHBA në Shqipëri! Më 1 maj pritet vendimi përfundimtar në Senatin amerikan
David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, pritet shumë shpejt të marrë ‘OK’ përfundimtar nga Senati Amerikan. Ai është konfirmuar dje nga Komiteti i Jashtëm i Senatit i cili ia ka kaluar kalendarit seancës plenare të institucionit më të lartë ligjvënës në SHBA për miratim përfundimtar. Më 1 maj pritet që David J. Kostelancik të marrë edhe emërimin e fundit.
28 Prill 2023, 18:22 -
Kryemadhi: Berisha nuk e rr*an fare, ai është dashi me brirë që drejton tufën tonë
Monika Kryemadhi ka folur me lavde për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili kësaj here ka marrë drejtimin e opozitës. Ai e ka cilësuar Berishës si “dashi me brirë”, e ndërsa thotë se e respekton sepse ecën përpar
28 Prill 2023, 13:30 -
Biden vendos sanksione ndaj FSB-së ruse dhe IRGC-së së Iranit për arrestimin e amerikanëve
Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja kundër Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) dhe krahut të inteligjencës të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për rolet e tyre në arrestimin e padrejtë të amerikanëve jashtë vendit
28 Prill 2023, 08:26 -
I akuzuari për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit donte të vriste 'shumë njerëz'
Një gjykatës ka shtyrë marrjen e vendimit nëse anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, i akuzuar për nxjerrjen e informacioneve ushtarake shumë të klasifikuara, duhet të mbahet në burg deri në gjykimin e tij.
28 Prill 2023, 07:36 -
Transportonte tonelata me naftë, ‘Garda Revolucionare’ e Iranit sekuestron anijen e nisur drejt SHBA-ve
“Garda revolucionare” e Iranit ka ndaluar një anije cisternë nafte me flamur të ishullit Marshall në Gjirin e Omanit. Lajmi u bë me dije nga Reuters dhe raportohet se anija cisternë transportonte tonelata me naftë.
27 Prill 2023, 16:59 -
Ambasadorja amerikane në OKB: Kosova dhe Serbia urgjentisht ta zbatojnë marrëveshjen
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas Greenfield, në takime të ndara me krerët e diplomacisë së Kosovës dhe Serbisë, u ka bërë thirrje të dyja vendeve që ta zbatojnë menjëherë marrëveshjen e arritur për normalizim të raporteve
27 Prill 2023, 15:03 -
VIDEOLAJM/ Momenti i veçantë, presidenti i Koresë së Jugut 'ia merr këngës' në darkën me Biden
Një moment i veçantë është vënë re në darkën mes presidentit të SHBA, Joe Biden dhe presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Ky i fundit ndodhet në një vizitë shtetërore në SHBA dhe darka në Shtëpinë e Bardhë përfundoi me një këngë.
27 Prill 2023, 09:16 -
Biden pret presidentin koreanojugor, bien dakord: Jo armë bërthamore në Korenë e Jugut, SHBA do të rrisin masat parandaluese
Koreja e Jugut ra dakort të mërkurën të mos krijojë një program të vetin bërthamor, në shkëmbim të një roli më të madh vendimmarrës në planet e Shteteve të Bashkuara në rast të një sulmi bërthamor të Koresë së Veriut dhe të një pranie më energjike të Shteteve të Bashkuara në rajon.
27 Prill 2023, 08:58 -
SHBA do të dërgojë nëndetëse balistike bërthamore në Gadishullin Korean
Presidenti Joe Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do të nënshkruajnë një marrëveshje që përfshin plane për të ankoruar nëndetëse bërthamore amerikane në Korenë e Jugut për herë të parë në më shumë se 40 vjet.
26 Prill 2023, 15:54 -
Ambasadorja e SHBA-së në OKB Thomas-Greenfield: Të zbatohet sa më shpejt marrëveshja Kosovë-Serbi
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi të martën në Nju Jork marrëveshjen “historike, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit” mes Kosovës dhe Serbisë dhe bëri thirrje për “zbatimin e shpejtë të saj”.
26 Prill 2023, 08:00 -
'Edhe pasi vuajti 23 vite burg, Sigurimi i Shtetit, nuk ‘ia nda Nelos, por e detyroi të martohej…'/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Është një roman tepër i veçantë, që vjen për herë të parë në letërsinë shqipe, me një subjekt të si një dhimbje shpirt, shkruar me një stil poetik me “ngjyrë gri”, në të cilën pikëlon si shi, e zeza e vuajtjes, si vesë e bardha e shpresës dhe dhe si një tis mjegulle, roza e zemrës. Me këtë roman, Odise Kote, dëshmoi pjekurinë e tij si një shkrimtar dinjitoz, i letërsisë shqipe bashkëkohore.
26 Prill 2023, 07:35 -
Joe Biden konfirmon rikandidimin për zgjedhjet presidenciale: Një mundësi për të përfunduar punën e nisur për SHBA-në
Presidenti amerikan, Joe Biden ka konfirmuar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale. Joe Biden pritet të kandidojë për një mandat tjetër në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokrati e kishte sinajlizuar më parë se do të kërkojë një mandat të dytë.
25 Prill 2023, 12:19 -
Abuzimi seksual i fëmijëve në internet në rritje, ekspertët të alarmuar: Nuk është një krim pa viktima, këta janë fëmijë të vërtetë, mes tyre ka dhe foshnje
Fenomeni i abuzimi seksual te fëmijët po rritet dhe dyfishohet në mbarë botën, kriminelët po komercializojnë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve çdo ditë e më shumë.
25 Prill 2023, 11:24 -
Blinken thirrje palëve ndërluftuese në Sudan: Të respektohet plotësisht armëpushimi 72-orësh
Sekretari i Shtetit amerikanTony Blinken njoftoi të hënën se ushtria sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord për një armëpushim 72-orësh që fillon në mesnatën me orën lokale.
25 Prill 2023, 10:42 -
S’kanë fund telashet e Donald Trump me drejtësinë, sot në gjyq për përdhunimin e një shkrimtareje 3 dekada më parë
Ish presidenti amerikan Donald Trump duket se është futur një udhe pa krye me drejtësinë. Së fundmi, ai akuzohet për përdhunim të një komunisteje gati 3 dekada më parë.
25 Prill 2023, 08:33 -
Alba Malltezi: Pse korrupsioni në opozitë është shumëfish më i dëmshëm për një popull
Opozitarët që në të njëjtën kohë baltosin ambasadoren SHBA dhe deri presidentin dhe gjithë administratën amerikane se deklaroi “non grata” idhullin e tyre, për Belindi Këlliçin, SHBA bëhet papritur një fanar ndriçues, që zbut verbërinë dhe bëhet garant kundër falsifikimit të dokumenteve.
24 Prill 2023, 08:26 -
SHBA: Shqetësime për arsenalin bërthamor në rritje të Kinës
Kina po zgjeron kapacitetin e saj të armëve bërthamore me ndihmën e Rusisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, kjo i detyron zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë të vendosin se si t'i përgjigjen një epoke të re në të cilën bota ka tre fuqi të mëdha bërthamore.
24 Prill 2023, 07:18 -
SHBA, një valë e re kandidatësh republikanë pritet të hyjnë në garën për president
Deri më tani vëmendja mbi zgjedhjet paraprake për kandidatin për president të Partisë Republikane është përqendruar kryesisht tek kundërshtitë në rritje mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Guvernatorit të Floridas Ron DeSantis.
23 Prill 2023, 16:04 -
Luftime të ashpra në Sudan, Britania dhe Franca evakuojnë diplomatët e tyre
SHBA ka tërhequr nga Sudani personelin e ambasadës amerikane pas përshkallëzimit të luftimeve të rrezikshme që po kryhen në vend, gjithashtu Franca dhe Britania kanë nisur evakuimin e përfaqësuesve dhe shtetasve të tyre.
23 Prill 2023, 09:32 -
Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e 7 prillit! Lejon përdorimin e pilulave të abortit në SHBA
Gjykata e Lartë ka vendosur që të lejojë përdorimin e pilulave të abortit, duke hedhur kështu poshtë vendimin e marrë në prill nga një trupë gjykuese e Teksasit, ku urdhëroi ndalimin e tyre. Ishte administrata e Trump që apeloi këtë vendimmarrje të Teksasit.
22 Prill 2023, 08:22 -
Sondazhi/ Shumica e demokratëve do të votonte për Presidentin Biden në 2024
Vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Joe Biden duhet të kandidojë përsëri në vitin 2024, sipas një sondazhi të fundit, por një shumicë e konsiderueshme e tyre thonë se ka shumë gjasa ta mbështesin nëse ai bëhet kandidati demokrat.
21 Prill 2023, 21:02 -
Grupi paraushtarak sudanez pranon një armëpushim 72 orësh! SHBA konfirmon se një nga shtetasit e saj ka vdekur nga luftimet në Sudan
Grupi paraushtarak që lufton ushtrinë në Sudan ka rënë dakord për një armëpushim të plotë tre-ditor këtë të premte për të shënuar festën myslimane të Fitër Bajramit. Gjatë këtij konflikti SHBA ka konfirmuar se një nga shtetasit e saj ka vdekur në Sudan.
21 Prill 2023, 11:46