-
COVID-i i mbylli dyert turistëve, INSTAT: Rënie me 75.6%
Numri i vizitorëve në prag të sezonit veror ka rënë ndjeshëm, si pasojë e pandemisë. INSTAT raporton për një tkurrje me 75.6% të numrit të turistëve për periudhën prill-qershor. Nga ana tjetër edhe numri i netëve të qëndrimit në vendin tonë ka rënë ndjeshëm me 76% në prill maj qershor.
21 Gusht 2020, 16:23 -
Plazhet e boshatisura, Basha: Turizmi në ditën më të keqe, 100 mijë punonjës rrezikojnë punën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se shqiptarët dhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë.
8 Gusht 2020, 12:12 -
E ardhmja e turizmit, Denaj: Do të jetë e vështirë! Rritja e konsumit dhe investimet do nxisin ekonominë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka folur sot për programin e ripunësimit dhe rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19. Anila Denaj është shprehur se rimëkëmbja më e vështirë do të jetë për turizmin, por përpos kësaj ekonomia vitin që vjen do të rritet me 5.9%. Denaj shtoi se rritja e konsumit dhe investimet do nxisin ekonominë.
4 Gusht 2020, 17:02 -
A do ta shpëtojë turizmi ekonominë e Shqipërisë së prekur nga COVID-i? Klosi: Edhe brenda vështirësive ne do ia dalim
SPECIALE/ Pandemia COVID-19 gjunjëzoi turizmin vendas. Goditja e marrë në prag të sezonit, anulimi i rezervimeve për pushime apo edhe arsye të tjera, mbylli edhe një sërë biznese që ligjërisht ishin të hapura të vijonin aktivitetin, si agjencitë turistike, guidat apo hotelet. Kjo situatë e paparashikuar, lidhi duart e institucioneve dhe turoperatorëve e kyçi me qindra biznese, ku disa prej tyre fatkeqësisht ende nuk e kanë ngritur kokën.
1 Gusht 2020, 21:27 -
Koncert me muzikë baroke në ishullin e Maligradit! Inva Mula: Të promovojmë turizmin
MIK Festival i planifikuar për t'u zhvilluar për tre ditë në Korçë është shtyrë për në shtator për shkak të vendimit të qeverisë që ndalon muzikën LIVE. Por në mënyrë simbolike u organizua një koncert me pjesëmarrje të vogël në ishullin e Maligradit në Prespë. Sopranoja Inva Mula tha se qëllimi është promovimi i vendeve turistike me histori e natyrë magjepse siç është Maligradi.
26 Korrik 2020, 20:16 -
REPORTAZH/ Një ditë në Darëzezë! Pushuesit: Plazhi po merr vëmendje ka pastërti dhe rërë kurative
Plazhi i Darëzezës në Fier po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar. Me pisha, rërë kurative e ajër të pastër, Darëzeza mbledh kryesisht pushues të zonës së Fierit por jo vetëm. Rruga është e asfaltuar, ndërsa banorët e zonës të ofrojnë produkte të freskëta në këtë stinë. Report Tv ishte një ditë me pushuesit në Darazezë.
26 Korrik 2020, 17:11 -
Ndalimi i muzikës ‘venit’ mbrëmjet në Shëngjin! Lokalet me zgjidhje alternative, kthehen në kinema
Mbrëmjet në bregdetin e Shëngjinit kanë rënë në qetësi totale pas vendimit të qeverisë për të ndaluar muzikën në lokale pas orës 20:00. Kjo ka dhënë ndikim mjaft negativ në ekonominë e bizneseve. Për të mbijetuar, lokale të ndryshme kanë gjetur mënyra alternative.
26 Korrik 2020, 15:54 -
As kësaj here nuk na ka gënjyer Erion Braçe
Gjej pak kohë, eja vizito Divjakën, tako njerëzit e punës, ndihmo modestish biznesin lokal dhe falëndero deputetin e zonës Erion Braçen që me përkushtimin dhe punën e tij ia riktheu turizmin kësaj zone ku natyra është e paprekur ashtu si idealizmi i vetë Braçes!
25 Korrik 2020, 15:08 -
"Në Shqipëri Ka ekstreme pushimesh deri në 14 euro dita…"
Turizmi në Shqipëri, sipas statistikave ka pësuar rënie. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’, gazetarja e turizmit Flora Xhamani Baba, tregoi se si mund të pushojmë në Shqipëri me pak para, duke çmitizuar të gjitha teoritë se të pushosh në Shqipëri sidomos këtë verë është mjaft shtrenjtë.
22 Korrik 2020, 11:38 -
Pandemia godet në qytetin e gurtë! Për 3 muaj, kalanë Gjirokastër e vizituan 850 turistë nga 90 mijë vitin e kaluar
Shumë bujtina e hotele në Gjirokastër janë mbyllur për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e covid-19. Numri i vizitorëve është i papërfillshëm, ku për tre muaj në kala kanë qenë 850 persona. Ndërsa një vit më parë qyteti i gurtë numëronte 90 mijë turistë, kryesisht të huaj.
19 Korrik 2020, 20:53 -
Rikthehen netët turistike në Shëngjin, pushuesit 'pushtojnë' shëtitoren e plazhit
Janë rikthyer shëtitjet buzë detit në Shëngjin. Këtë fundjavë plazhi është populluar nga turistë vendas e të huaj. Pavarësisht atmosferes, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka thënë se do të bëjnë gjithcka edhe sikur Shëngjini të vizitohet nga një turist i vetëm.
12 Korrik 2020, 17:56 -
Velipoja pa roje, bashkia: T'i kontrolloje Agjencia e Bregdetit
Numri i pushuesve po shtohet në Velipojë, sidomos gjatë fundjavës por shqetësim mbetet mungesa e rojeve bregdetare. Në të gjithë gjatësinë e plazhit prej 11 km, kullat e vrojtimit pavarësisht se janë të vendosura nuk kanë roje.
11 Korrik 2020, 17:43 -
80% e hoteleve në Shëngjin të boshatisur, kreu i Dhomës së Tregtisë: Strukturat akomoduese punojnë me 20% të kapacitetit
Kjo është kriza më e thellë që ka pësuar ndonjëherë turizmi në Lezhë. Edhe pse është mes-korriku, 80% e hoteleve të Shëngjinit janë të boshatisur. Për shkak të kësaj situate, një numër i madh punonjësish kanë mbetur pa punë, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë.
10 Korrik 2020, 16:37 -
Klosi: Gjatë Covid u ngritën kioska pa leje! Përdorimi i pishinave? Duhet ndërgjegjësim qytetar, jo çdo rregull vendoset me policë
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha për Report TV se procesi i aplikimit për stacione plazhi është transparet. Sipas tij, deri tani kanë aplikuar 2300 subjekte, ndërsa u shpreh se ka ende vende bosh, për të cilat bizneset mund të aplikojnë.
10 Korrik 2020, 13:13 -
Koronavirusi s'i tremb shqiptarët e Kosovës, më të shumtë në numër se vitin e kaluar për pushime në Shqipëri
Edhe pse pritej të kishte një ndikim, koronavirusi si ka penguar aspak shqiptarët e Kosovës të vijnë në bregdet. Madje në krahasim me vitin e kaluar janë edhe më të shumtë.
9 Korrik 2020, 14:59 -
Turizmi në 'koma', Vathi: Kemi realizuar vetëm 3% të aktivitetit, humbjet i kalojnë mbi 1.5 mld euro
Pandemia vijon të godasë turizmin pasi ende nuk janë hapur plotësisht kufijtë. Eksperti i turizmit Bensik Vathi thotë se humbjet po thellohen më tej, ndërsa gjendjen aktuale të këtij sektori e quan në “Koma”. Për Report TV ai tha se ndihmat e deritanishme nga shteti janë të pamjaftueshme, ndërsa propozoi bonus për vendasit që të pushojnë në Shqipëri.
4 Korrik 2020, 14:19 -
Turizmi me biçikletë/Aventura e 5 kosovarëve në veri, çiklistët: Të promovohet më shumë Shqipëria që të ndërkombëtarizohet ky lloj sporti
5 shqiptarë nga Kosova kanë eksploruar bukuritë e veriut të Shqipërisë me biçikletë. Ata tregojnë për Report TV se gjatë rrugës ata kanë ndeshur jo vetëm surpriza të këndshme por janë njohur edhe me mangësitë e zonave të veriut për turizmin e dyrrotakëve.
3 Korrik 2020, 20:57 -
Nisma e Bashkisë Tiranë/ Artistët më të njohur promovojnë pikat turistike të kryeqytetit, Veliaj: Ndihmon ekonominë lokale
Bashkia e Tiranës ka bashkuar 8 nga artistët më të njohur për publikun për të promovuar 8 pika turistike të kryeqytetit. Kjo nismë e veçantë synon të ndihmojë turizmin vendas dhe ekonominë lokal.
28 Qershor 2020, 18:48 -
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për jahtet! Klosi: Synojmë të ndërtojmë ekonominë e detit, rritet punësimi
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Metës, për rishikimin e ligjit për përjashtimin nga TVSH-ja në import i jahteve jo më të vjetra se 10 vjet.
16 Qershor 2020, 21:03 -
Reportazh/ Mirë se vjen në Belshin e 85 liqeneve (VIDEO-FOTO)
Urbanizimi i Zonës ka kthyer Belshin nga një qytezë të përhumbur nën 'hijen' e Elbasanit, sot në pikën e referimit për turizmin, agro-turizmin, fundjavave në natyre, historinë me parkun e memories ku rilindasi Sami Frashëri dhe heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit.
10 Qershor 2020, 15:10 -
Klosi në Report Tv: S'ka prenotime të anuluara! Në 12 qershor vijnë charterat e parë! Hotelet në fundjava plot, jemi optimist
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur optimist për sezonin turistik pas COVID-19. Optimizmin e gjen te prenotimet që nuk janë anuluar, por shtyrë si hotelet që janë pothuajse plot gjatë fundjavës në bregdet. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Klosi u shprehet se turizmi këtë vit do të jetë i përqendruar nga turistët e rajonit, emigrantët e rikthyer dhe ai i brendshëm, patriotik, por duhet përgatitur që nuk do jetë i njëjti me atë të një viti më parë kurrsesi.
8 Qershor 2020, 21:38 -
Garancia sovrane 1, aprovohen 419 aplikime, Denaj: Turizmi sektori më i goditur nga pandemia (VIDEO)
Deri më tani janë aprovuar 419 aplikime nga bizneset për garancinë e parë sovrane, nga 700 në total. Sipas Ministres Anila Denaj deri më tani janë dhënë 7.2 miliardë lekë kredi për pagat e punonjësve.
6 Qershor 2020, 19:44