-
20 Shtator 2022, 16:39
-
Apeli i Durrësit e lë në burg, bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer i qetë në sallën e gjyqit (VIDEO)
20 Shtator 2022, 16:10I veshur me tuta sportive dhe shumë i qetë, bosi i kriptomonedhës turke, “Thodex”, Faruk Fatih Ozer ka mësuar masën e sigurisë, ku Gjykata e Apelit vendosi që ta lërë në burg.
-
Mbërrin në portin e Durrësit anija tregtare me 3,040 ton grurë nga Turqia
20 Shtator 2022, 11:15Një anije tregtare ka mbërritur në kalatën nr 4 të portit të Durrësit duke ngarkuar një sasi prej 3,040 ton grurë. Kjo sasi gruri u transportua nga anija tregtare ‘Okhotsk’ e cila vjen nga lundrimi 18 ditor nga Porti i Samsunit nga Turqia.
-
Mbështetje për misionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, mbërrin në Durrës anija ushtarake ‘Mv Eddystone’
19 Shtator 2022, 18:51Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është ankoruar anija ushtarake “MV EDDYSTONE” pjesë e kapaciteve logjistike ndihmuese të misionit të KFOR.
-
Durrës/ Vidhte me dhunë varëset dhe çantat e dorës, arrestohet 32-vjeçari (VIDEO)
18 Shtator 2022, 10:14Ka rënë në prangat e bluve të Durrësit një 32-vjeçar i identifikuar si Jurgen Doraci, autor i 2 raste vjedhjesh të varëseve dhe 1 rast vjedhjeje çante dore në qytet.
-
VIDEO/ Ikin dritat në stadiumin ‘Niko Dovana’, ndërpritet ndeshja Erzeni-Laçi
17 Shtator 2022, 19:34Ndeshja mes Erzenit dhe Laçit të luajtur në stadiumin e Durrësit në “Niko Dovana” ëhstë ndërprerë në minutën e 75. Kjo ka ardhur si pasojë e fikjes së dritave.
-
Tregtonte paketa me cigare pa pullë fiskale, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
17 Shtator 2022, 13:54Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të parandalimit të mallrave kontrabandë
-
-
Tregtonin veshje e aksesorë kontrabandë në 5 dyqane në Tiranë dhe Durrës, arrestohen 52-vjeçari e 64-vjeçari! 6 punonjësit hetohen në gjendje të lirë
16 Shtator 2022, 13:28Dy persona u arrestuan dhe 6 po hetohen në gjendje të lirë pasi tregtonin mallra të kontrabanduara, në 5 dyqane në Tiranë dhe Durrës.
-
Naftë kontrabandë në Durrës/ Seanca me dyer të mbyllura, burg për 3 libianët dhe sirianin! Kapiteni: Anija kishte më shumë naftë nga sa u gjet, kompania shqiptare s'pranon çmimin
16 Shtator 2022, 09:08Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 3 libanezë dhe 1 sirian të arrestuar për tentativë kontrabande të 2275 ton nafte në Shqipëri. Anija çisternë ‘Queen Majeda’ që vinte nga Libia u kap në Durrës nga antikontrabanda detare dhe policia kufitare në port.
-
Financimi me 500 mijë $ nga Rusia në 2017, Berisha sulmon Bashën: PD ishte në një labirint, si në filmat e mafies! Rama rrëzohet me lëvizje të fuqishme popullore
14 Shtator 2022, 18:44Me daljen e shkrimit të bërë nga Zëri i Amerikës, në të cilën përmendej se në 2017, PD-së i janë dhënë 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha e ka përdorur për të sulmuar Lulzim Bashën. Në një takim në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafias, duke treguar se me ardhjen e tij, ka ardhur edhe shpëtimi i demokratëve.
-
-
Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet 44-vjeçari në Shijak
13 Shtator 2022, 13:24Një 44-vjeçar, i identifikuar si Flamur Dani është arrestuar nga policia e Shijakut pasi u kap duke transportuar 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatorë.
-
-
-
Durrës/ Transportuan 2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri, 4 në pranga, 3 libian dhe 1 sirian
13 Shtator 2022, 11:114 persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë. Në hetim janë vënë 6 bashkëpunëtorët e tyre.
-
Misteri i atentatit në Durrës! Qëllohet në drejtim të makinës së maqedonasit, pranë kaloi një person me precedent penal, i shoqëruar nga nipi i ish-ministrit të LSI
13 Shtator 2022, 10:27Policia e Durrësit njoftoi pas 24 orësh një antentat të ndodhur në qytetin bregdetar, por që nuk la asnjë të lënduar. Sipas bluve të Durrësit, rreth orës 12:00 të 12 shtatori në lagjen numër 13 në rrugën 'Pavarësia' u qëllua një herë me armë zjarri në drejtim të një automjeti në pronësi të një 52-vjeçari me banim në Maqedoninë e Veriut.
-
527 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës me kroçierën 'Nautica', do vizitojnë qendrat muzeale dhe arkeologjike (VIDEO)
13 Shtator 2022, 10:08527 turistë amerikanë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.
-
Merr flakë në ecje makina në Durrës, Report Tv sjell videon
12 Shtator 2022, 20:33Një mjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ndërsa makina ka qenë në ecje.
-
U dyshua se ishte mbushur me naftë kontrabandë nga rebelet në Bengazi i Libisë, ndalohet për kontroll anija në Portin e Durrësit! Rezulton e rregullt
12 Shtator 2022, 19:03Një anije që vinte nga Benghazi i Libisë drejt Portit të Porto Romanos është ndaluar nga anti-kontrabanda dhe Policia Kufitare, pasi dyshohej se po sillte naftë kontrabantë.