-
Të moshuarës në Elbasan i heqin pensionin e invaliditetit pas 15 vitesh! 62 vjeçarja shpërthen në lot: Më mirë të vdes!
Fluturije Osmani prej 15 vitesh nuk është ngritur nga karroca. Ajo është invalide pune dhe jeton e vetme në Elbasan, pasi fëmijët i ka në emigrim. 62-vjecarja tregon per Report TV se 6 muaj më parë, Shërbimi Social Shtetëror i ka hequr pensionin e invalidetit me vlere 35 mijë lekë në muaj.
27 Maj 2023, 14:54 -
Për herë të parë në shtet, transplant i mëlçisë dhe pankreasit brenda vitit në Tiranë! ‘Mjekësia’ marrëveshje me 2 universitete italiane
Universiteti i Mjekësisë në Tiranë lidh marrëveshje me dy universitete italiane për të rritur kapacitetet e mjekëve në Shqipëri në realizimin e transplantit të organeve në shtet. Transplanti i mëlçisë dhe pankreasit pritet të realizohet për herë të parë në vendin tonë, ndërsa transplanti i veshkës, pritet që brenda vitit të kryhet edhe në shtet.
25 Maj 2023, 17:07 -
Qeveria hedh për konsultim publik ndryshimin ligjor, emigrantët përjashtohen nga bonusi i bebes
Qytetarët shqiptarë që jetojnë në emigrancion pritet që të mos përfitojnë më nga programi i qeverisë për bonusin e bebes, i cili ka nisur që në vitin 2019. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në projektligjin e hedhur tashmë për konsultim publik e bën këtë propozim.
22 Maj 2023, 18:37 -
Asambleja e 76-të e OBSH, Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve për përballimin e emergjencave shëndetësore
Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, foli për përpjekjet e përbashkëta të vendeve të SEEHN për nxitjen e progresit në sistemet shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve farmaceutike dhe rëndësinë që kanë inisiativat e përbashkëta për arritjen e objektivave që lidhen me Agjendën 2030 për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës.
22 Maj 2023, 14:11 -
Në 3 vite ikën nga Shqipëria 16 mijë infermierë, kreu i shoqatës: S'vlerësohen, kanë ngarkesë! Mjekët punojnë edhe në privat, punën ua lenë atyre
Rreth 16 mijë infermierë janë larguar nga Shqipëria në 3 vitet e fundit duke u bërë shkak që të mbeturit në sistem të mbingarkohen. Në ditën ndërkombëtare të infermierit kreu I shoqatës Elson Jaçaj thotë se Shqipëria është ende në fazën që nuk i vlerëson siç duhet ata edhe pse ngarkesa në jo pak raste është më e madhe sesa e vetë mjekëve.
12 Maj 2023, 19:55 -
118 mjekë specializantë nënshkruajnë kontratën me ‘Shëndetësinë’! Pas shkollës do punojnë në Shqipëri, paga 1000 euro/ muaj
118 mjekë specializantë nënshkruan kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të shërbyer për 3 vite në përfundim të specializimit afatgjatë aty ku janë nevojat e vendit për mjekë të specializuar.
9 Maj 2023, 10:34 -
Shtrimet në spitale gjatë 2022 u shtuan me 8% pas pandemisë! Zemra dhe shëndeti mendor problemet kryesore
Viti 2022 ka shënuar rritje të qytetarëve të shtruar në spitali me 8% nga një vit më parë. Raporti i monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vë në dukje se të sëmurë nga zemra dhe shëndeti mendor ka mbushur shtretërit e spitaleve. Shifrat nuk tejkalojnë kohën e pandemisë, por trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit me 17.5%.
4 Maj 2023, 20:23 -
Infektimi i foshnjës me HIV/AIDS, Report Tv zbardh vendimin e Apelit: Prokuroria të nisë hetimet, s’analizoi në mënyrë të plotë kallëzimin
Prokuroria e Tiranës do të nis hetimet për rastin e infektimit me virusin HIV/AIDS të një foshnje më pak se një vjeç, prindërit e të cilit bëjnë përgjegjëse strukturat spitalore për infektimin e djalit të tyre.
4 Maj 2023, 15:34 -
Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet
Muajt që pasuan do të ishin një betejë e fortë e prindërve, mes tronditjes së madhe nga sëmundja e djalit të tyre të vogël, gjendjes së tij shëndetësore dhe paqartësive mbi burimin e infektimit. Ata vetë iu nënshtruan testit disa herë dhe rezultuan negativë, duke përjashtuar pistën që të ishin ata shkaku. Po ashtu ra dhe pista e transmetimit përmes gjakut, pasi fëmija nuk i kishte kryer transfuzion
2 Maj 2023, 11:03 -
Java Evropiane e Imunizimit, Ministrja e Shëndetësisë: Mbi 4500 vajza janë vaksinuar kundër HPV
Gjatë takimit me nxënës, prindër, mësues, mjekë, Ministrja Manastirliu së bashku me ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë folur për rëndësinë që ka vaksina HPV për shëndetin e vajzave në të ardhmen
28 Prill 2023, 14:30 -
Qendra shëndetësore Paskuqan 2, me lagështi, suva të rënë e dysheme të dëmtuar! Qytetarët: Kushte të rënda! 60 objekte në rikonstruksion
60 qendrat shëndetësore në Shqipëri do t’i nënshtrohen rikonstrusionit të plotë, pasi nuk kanë as kushtet minimale për të funksionuar normalisht. Report Tv ishte në njërën prej tyre që ndodhen në Paskuqan për të parë më gjendjen e saj.
23 Prill 2023, 18:33 -
Plani për të ndalur ikjen e mjekëve/ Dollenberg: Nisma për tu përgëzuar, por duhen kushtet! Mjeku Trepça: Rritja e rrogës do frenojë largimin
Për të frenuar largimin e mjekëve, qeveria po përgatit një paketë masash për të stimuluar mjekët e rinj të qëndrojnë në Shqipëri. Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë një tarifë që mund të shkojë deri në 3000 euro
12 Prill 2023, 13:53 -
Spitali pediatrik në QSUT pajiset me aparatura të reja, Ministrja: Do rrisë cilësinë e shërbimeve
Spitali i ri Pediatrik në QSUT është pajisur me aparatura të reja, skaner, grafia digjitale dhe eko. Ministrja e Shëndetësis, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër investimin ku tha se këto aparatura do rrisin cilësinë e shërbimit për pacientët e vegjël.
12 Prill 2023, 11:23 -
Përzgjidhen degët, 325 kuota specializimi në Mjekësi, Ministrja e Shëndetësisë: Rritje historike e pagave për mjekët specializantë
Në Fakultetin e Mjekësisë u zhvillua sot procesi i përzgjedhjes së degëve në ciklin e ri të specializimeve afatgjatë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes së specialiteteve, ku foli për rritjen e kuotave dhe transparencë e meritokraci të këtij procesi
11 Prill 2023, 15:02 -
Qendra shëndetësore e fshatit në Devoll depo për dru! Banorët: I bëjmë vetë gjilpërat! Ministria: Ka vetëm 30 banorë, s'mund të çojmë infermierë
Prej vitesh qendra shëndetësore e fshatit Shuec në Devoll nuk njeh asnjë investim dhe banoërt e kanë kthyer në depo drush. Shërbimi nuk ofrohet ndërsa banorët kërkojnë vetëm një infermier për tu bërë injeksionet. Por autoritetet përgjigjen me refuzim, duke thënë se nuk justifikohet të dërgojnë infermier në një fshat që nuk ka as 30 banorë.
10 Prill 2023, 20:00 -
Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT drejt përfundimit, Rama publikon fotot: Standardet më të mira, qendër konsultash të dedikuar
Spitali i ri Intern në korpusin spitalor të Traumës është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka ka publikuar pamjet dhe thekson se është rindërtuar me standardet më të mira që do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme
10 Prill 2023, 08:42 -
Përfundon faza e parë e investimit në Qendrën e Gjakut, Ministrja e Shëndetësisë: Më shumë cilësi dhe siguri për qytetarët
Përfundon faza e parë e investimit në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar investimin e ri, që është ndërhyrja e parë e plotë në këtë qendër kombëtare, pas më shumë se katër dekadash
4 Prill 2023, 12:58 -
Në korrik del në pension, infeksionisti i njohur Tritan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka zbuluar se pas pensionimit të tij në korrik të këtij viti do largohet përfundimisht nga Shqipëria për të jetuar larg vendit.
1 Prill 2023, 12:43 -
‘Krizë’ për punonjësit social në institucionet shtetërore! Vataj për Report Tv: Pozicion që lihet bosh, fatkeqësisht u duhemi vetëm për ngjarjet e rënda në shoqëri
Disa prej institucioneve shtetërore më të rëndësishme u mungon punonjësi social. Në shëndetësi, drejtësi, shkolla apo bashki ky pozicion lihet bosh pa ditur rëndësinë e punës që ky punonjës ka për shoqërinë dhe shtresa të ndryshme të saj. Kryetari i urdhrit të punonjësit social Mirgit Vataj thotë se pasojat e mungesës së këtij shërbimi fatkeqësisht evidentohen vetëm kur ndodhin ngjarje të rënda
10 Mars 2023, 15:56 -
Mbylli sot punimet Kongresi i parë i Shëndetësisë! Përfundimet: Ulim pababrazitë, shtohen shërbimet e digjitalizuara
Një shëndetësi cilësore, nuk mund të bëhet pa punuar të gjithë bashkë. Në ditët e tretë të Kongresit Shëndetësorë për herë të parë në Shqipëri, 2000 ekspertë nga e gjithë bota, pikëtuan sfidat më të cilat duhet të përballen në të ardhmen.
7 Mars 2023, 21:21 -
Kongresi i Shëndetësisë, drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë digjitalizimit dhe e-Albanias! Sot shërbim shëndetësor më cilësor
Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimeve online në e-albania, vetëm për shërbimet shëndetësore, qytetarët po marrim sot frytet e një sistemi shëndetësor më cilësor dhe më të shpejtë.
6 Mars 2023, 17:31 -
Kongresi/ Tomini për Report Tv: Ditë e shënuar për shëndetësinë shqiptare! Kemi bërë hapa galopant
Kongresin e parë të shëndetësisë, drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini e cilësoi si një ditë të shënuar për shëndetësinë shqiptare.“Ditë e shënuar, jo vetëm për shëndetësinë shqiptare, por është nj&a
6 Mars 2023, 14:03 -
Kongresi i Shëndetësisë, zv.ministrja: Do diskutohet mbi sfidat e sistemit shëndetësor
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Denda Seferi tha për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj se fokusi i Kongresit të Shëndetësisë është të diskutohet mbi sfidat e këtij sektori dhe se çfarë mund të bëhet më mirë.“Sot ju dëgjuar nga kryeministri q&am
6 Mars 2023, 11:46 -
Kongresi i Parë i Shëndetësisë, Ministrja: Pas pak ditësh vihet në funksion Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, këtë vit nis puna për tre shërbime të reja
Në Kongresin e Parë të Shëndetësisë që ka bërë bashkë politikëbërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndet&e
6 Mars 2023, 11:29 -
Kongresi i Shëndetësisë, Ministrja: Kemi rritur me 63% pagat e bluzave të bardha, do vazhdojmë me mbështetjen financiare
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Kongresin e Shëndetësisë se deri më tani i kanë rritur pagat e stafeve mjekësore me 63%, ndërsa theksoi se do të vijojnë me mbështetjen financiare për ta. Në fjalën e saj, Manastirliu u ndal edhe në autonominë spitalore, për t&
6 Mars 2023, 10:41 -
Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani
Në muajin prill, të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor në vendin tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Shëndetësisë. Rama tha se do të ketë rritje me 7% për pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierët.
6 Mars 2023, 10:06 -
U ri-operua pas 20 vitesh në zemër te ‘Shefqet Ndroqi’, kryhet me sukses ndërhyrja delikate tek 45-vjeçari
Një ndërhyrje delikate në zemër është realizuar nga ekipi i kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet nga operacioni dhe ka përgëzuar stafin e mjekëve, të cilët kanë rioperuar një paciente 45-vjeçare, pas 20 vitesh
20 Shkurt 2023, 10:37 -
Ministrja e Shëndetësisë: Për herë të parë dy njësi të lëvizshme për kujdesin dentar të fëmijëve
Pas 19 njësive dentare në shkolla, dy njësi të lëvizshme të këtij shërbimit dentar do të jenë në dispozicion të fëmijëve të shkollave në zona rurale. Ministrja e Shëndetësisë tha se këto njësi do të jenë në të gjithë vendin sipas një kalendari të caktuar.
17 Shkurt 2023, 17:27 -
Vijnë dozat e tjera të vaksinës ndaj kancerit të qafës së mitrës, ministrja: Deri më tani janë vaksinuar 2400 vajza
Dy mijë doza të tjera vaksinas ndaj kancerit të qafës së mitrës kanë mbërritur në vendin tonë. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bashkë me bashkë me drejtues dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, panë nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare në Qendrën Shëndetësore nr.6 në Kombinat.
15 Shkurt 2023, 12:03 -
Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrjen e rrallë në zemër te i riu, operacioni realizohet për herë të parë në Shqipëri
Mjekët e QSUT ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë. Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës kanë bërë një operacion në zemër te një 27-vjeçar që ka zgjatur rreth 5 orë.
12 Shkurt 2023, 13:38 -
Foshnja 1 vjeçe u infektua me HIV në QSUT, pas investigimit të Report Tv, Gjykata e Apelit urdhëron prokurorinë të nisë hetimet
Gjykata e Apelit ka urdhëruar Prokurorinë që të regjistrojë procedimin penal dhe të hapë çështjen për fëmijën e infektuar me HIV në Spital. Vendimi ka ardhur pas apelit të prindërve.
10 Shkurt 2023, 16:08 -
Goditja e mjekes në QSUT, kreu i Urdhrit të Mjekëve: Të ndërmerren masa urgjente për të luftuar dhunën ndaj bluza të bardha
Pas goditjes së mjekes në QSUT nga dy persona, të cilët e dhunuan duke e akuzuar për neglizhencë për mos mjekim e të afërmit të tyre, i cili ndërroi jetë në Infektiv, kreu i Urdhrit të Mjekëve ka ngritur alarmin për mbrojtjen e bluzave të bardha
9 Shkurt 2023, 12:55 -
Miratohen kriteret për autonominë spitalore, ministrja e Shëndetësisë: Pagesë për performancë dhe praktika dyfishe për mjekët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Qeverisë, ka bërë me dije se është miratuar akti nënligjor i cili përcakton kriterët që do të duhet të përmbushin spitalet për aplikimin e modelit të ri të autonomisë spitalore
8 Shkurt 2023, 15:47 -
Politika të qëndrueshme për mjekët, ministrja e shëndetësisë: Rritje page dhe praktika të dyfishta përmes autonomisë spitalore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha gjatë një takimi me mjekët që përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë, se po ndërmerren disa politika të qëndrueshme për ta bërë sa më atraktiv punësimin e mjekëve në Shqipëri.
23 Janar 2023, 17:06