-
Nuk mbanin maska në rrugë, policia ndëshkon 352 qytetarë në 24 orë! Gjobitet dhe një lokal për thyerjen e masave anti-COVID
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, policia ka ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
17 Dhjetor 2020, 15:32 -
Gjobiten me nga 5 milion lekë 2 organizatorët e një tubimi në Dibër! E 'pësojnë' edhe 690 qytetarë pa maska, 7 përfundojnë në komisariat
Ndonëse kemi rritje të rasteve me COVID dhe të shtrimeve të të infektuarve në spitale, numri i qytetarëve që nuk zbattojnë masat e vendosura nga Komiteti Teknik i ekspertëve vijon të jetë i lartë. Policia njofton se në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 persona, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anti-COVID. Në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3.000 lekë, 690 qytetarë të cilët janë kapur pa maskë në të gjithë vendin, ndërsa 7 prej tyre që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariat.
3 Dhjetor 2020, 15:46 -
Pa maska në rrugë, gjobiten 666 qytetarë! 8 shoqërohen në Komisariat, s'i dhanë policit ID (VIDEO)
666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit, e për pasojë janë gjobitur me 3 mijë lekë. Ndërkohë, është ndëshkuar edhe një biznes, i cili vijonte të qëndronte hapur pas orës 22:00, në kundërshtim me rregulla.
2 Dhjetor 2020, 14:36 -
Një shqiptare që revolton Londrën dhe një paralele me këta të Tiranës, që s’duan t’ia dinë as për ligj e as për mirësjellje (FOTO)
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka mbushur 30 vjeç. Për këtë, ajo ka menduar të organizojë një festë të vogël në Londër. Ajo ndërkohë është gjobitur me 10 mijë euro, për shkeljen e rregullave. Tani të vijmë në Tiranë. Pak ditë më parë, një festë të ngjashme organizoi edhe Bes Kallaku. Ai kishte ftuar mes të tjerëve, edhe vetë presidentin e vendit dhe bashkëshorten e tij.
1 Dhjetor 2020, 15:16 -
Mbante lokalin hapur pas 'orës policore', gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Kuçovë
Pronari i një lokali në Kuçovë është gjobitur me 1 milionë lekë pasi është konstatuar se e ka mbajtur biznesin e tij hapur edhe pas orës 22:00, duke shkelur kështu Aktin Normativ për masat anti -COVID.
1 Dhjetor 2020, 10:04 -
Çkodimi i mesazhit të fshehur të Ilir Metës ndaj policisë
Ilir Meta është rikthyer sërish fuqishëm në debatin publik, pas një mesazhi paqeje që dha në fundjavë, gjatë një vizite në Kishën e Prullit në Lezhë. Sipas gjasave, shkëndija që ka prodhuar xixat e një përplasjeje të re ndërmjet Ilir Metës dhe qeverisë, duket se ka qenë rasti “Kallaku”, ku policia ka gjobitur familjen presidenciale dhe të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.
24 Nëntor 2020, 20:57 -
Asnjë lokal dhe qytetar 's'ndihet' pas orës 22:00! Policia u vë gjoba 512 personave që lëvizën pa maskë, 5 shoqërohen në Komisariat
Asnjë lokal dhe asnjë qytetar nuk ka lëvizur mbrëmjen e kaluar pas orës 22:00, duke respektuar kështu një nga rregullat e vendosura së fundmi nga komiteti Teknik i Ekspertëve, për të frenuar përhapjen e COVID.
24 Nëntor 2020, 14:27 -
E bujshme/ Skandali i Presidentit Meta që shkeli çdo rregull anti COVID në ditëlindjen e Bes Kallakut, jehonë edhe në mediat greke
Shkelja e ligjeve dhe rregullave anti COVID në këto kohë të vështira nga çdokush prej qytetarëve është një veprim i dënueshëm por kur këtë e bën qytetari i parë i vendit kjo përbën një skandal të përmasave aq të mëdha, sa edhe mediat e huaja i kushtojnë rëndësinë që meriton.
24 Nëntor 2020, 11:55 -
Shkeli të gjitha rregullat anti-COVID në ditëlindjen e Bes Kallakut, Meta flet pas gjobës: Marrëzi, unë jam shembull i përgjegjshmërisë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për gjobën që vendosi policia në lidhje me organizmin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, duke i konsideruar si marrëzi dhe lojëra pasi ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
23 Nëntor 2020, 23:08 -
Bes Kallaku poston foto krah vëllait të Lefter Kokës dhe ironizon: Mos ma harroni këtë, ky do paguajë gjobën e Ijes
Aktori Bes Kallaku është përgjigjur gjobës së marrë me një foto në Instagram me Leonard Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka, ku me ironi shkruan: Flm që ishe dhe ti i pranishëm te ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë gjobën e Ijes”.
22 Nëntor 2020, 20:29 -
Gjoba të gjithëve që ishin pjesë e ditëlindjes së Bes Kallakut, përfshirë Metën e Kryemadhin/ Braçe: Normalitet
Normalitet! Ky ka qenë reagimi i zv. kryeministrit Erion Braçe, pasi lajmin për ndëshkimin e presidentit Ilir Meta, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe pjesëmarrësit e tjerë në ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku. Teksa ka publikuar foton e lajmit të Shqiptarja.com, Braçe ka reaguar vetë më një fjalë.
22 Nëntor 2020, 17:56 -
Festoi ditëlindjen në shkelje të çdo mase anti-COVID, gjobë pronarit të lokalit, ndëshkohen dhe Meta e Kryemadhi! Bes Kallaku foto me vëllanë e Lefter Kokës: Ky do paguajë gjobën e Ijes
Pas denoncimit të skandalit nga Shqiptarja.com të festës së organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku kundër masave anti-covid, policia gjobit pronarin e lokalit, pezullon nga detyra 6 efektivë policie dhe pritet të ndëshkojë 30 të ftuarit në ceremoni, mes tyre edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Ceremonia e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u zhvillua në shkelje të plotë të rregullave anti-covid për ndalimin e organizimeve festive.
22 Nëntor 2020, 13:54 -
Shkelën masat anti-COVID, gjobiten 9 lokale dhe 692 qytetarë pa maska! 27 prej tyre shkelën karantinën pas orës 22:00
Janë ndëshkuar me gjoba 629 qytetarë pa maska dhe 9 lokale të cilët kanë shkelur masat anti-COVID. 27 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer karantinën dhe ka dalë pas orës 22:00.
13 Nëntor 2020, 14:26 -
Shqiptarëve 'nuk iu trembet syri' nga virusi, dalin pa maska rrugëve, gjobiten 619 qytetarë (VIDEO)
Sipas raportimit të Policisë së Shtetit janë gjobitur me nga 3 mijë lekë 619 qytetarë që nuk mbanin maske, ku 6 prej tyre janë shoqëruar në komisariat për verifikim pasi nuk kanë paraqitur mjet identifikimi.
10 Nëntor 2020, 16:16 -
Del udhëzimi, si do të falen gjobat e pandemisë
Ministria e Financave ka miratuar udhëzimin që i hap rrugën faljes së gjobave të vendosura për shkelësit e rregullave të karantinës, dhe penalizimeve për familjet e dëmtuara nga tërmetet. Të gjithë përfituesit do të bëjnë një kërkesë pranë institucionit që iu ka vendosur gjobën, dhe më pas është institucioni që do të plotësojë listën e përfituesve dhe do kërkojë kthimin e saj.
26 Tetor 2020, 11:42 -
Qytetarët vijojnë të mos mbajnë maska, policia vendos 690 gjoba në 24 orë
Qytetarët të cilët vijojnë që të mos respektojnë vendimin për mbajtjen e detyrueshme të maskave vijon. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë gjobitur 690 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë apo në automjete.
24 Tetor 2020, 15:24 -
Maska me detyrim/341 gjoba në të gjithë vendin! 11 persona nuk tregojnë mjetin e identifikimit, shoqërohen në polici (VIDEO)
Gjatë ditës së sotme janë gjobitur 341 qytetarë pasi nuk kanë mbajtur maskën e cila është e detyrueshme dhe në rrugë dhe ambiente të hapura. Ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili, ndërsa 11 persona nuk i janë bindur policisë për të treguar mjetin e identifikimit dhe për këtë janë shoqëruar në komisariat.
16 Tetor 2020, 17:36 -
Gazetari Rusta në 'Repolitix': Sot, vetëm në Tiranë janë vënë 26 gjoba nga Policia e Shtetit dhe 18 nga ajo bashkiake për maskat
Gazetari Arsen Rusta i ftuar në emisionin "Repolitix" tha se gjatë ditës së sotme janë vendosur 171 gjoba në të gjithë shtetin vetëm nga Policia e Shtetit, por tagrin për të vënë gjoba e ka pasur edhe policia bashkiake, e cila ka vendosur gjithashtu gjoba gjatë monitorimit të saj.
15 Tetor 2020, 21:41 -
Maska me detyrim, 171 gjoba vetëm ditën e parë! Mes tyre deputetët Florenc Spaho, Alban Zeneli e Kujtim Gjuzi! Më të pabindurit në Dibër, qytetet 'shembull' Kukësi, Gjirokastra e Lezha
Deputetët Florenc Spaho i PS-së, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi nga opozita parlamentare kanë qenë të parët që janë gjobitur pasi ishin pa maskë, ndërsa të të gjithë vendin janë vënë 171 gjoba me vlerë 3 000 lekë secila.
15 Tetor 2020, 20:14 -
'Me shpejtësi 177 km/h'/ 21 patenta të pezulluara dhe 2 shoferë të arrestuar! Policia: Guxim i tepruar dhe papërgjshmëri (VIDEO)
21 patenta të pezulluara dhe 2 shoferë në pranga! Është ky bilanci i policisë së Shtetit gjatë 24 orëve të fundit pas monitorimeve të bëra në aksin rrugor Tiranë-Durrës-Tiranë.
11 Tetor 2020, 08:37 -
Arrestohen 18 shoferë, vihen mbi një mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore. 34 drejtuesve iu është hequr patenta sepse drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, gjithashtu 12 leje drejtimi në efektin e alkoolit, 12 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë.
7 Shtator 2020, 21:13 -
Kodi penal për pandeminë mbetet vetëm në letër! Ligji s'u zbatua as kur një 55 vjeçar me covid udhëtoi drejt Kakavijës
Kodi penal për parandalimin e përhapjes së covid 19 në fuqi prej 8 maj 2020 nuk ka gjetur zbatim në terren. Ligji nuk u zbatua as në rastin e fundit ku një 55 vjeçar u kthye pas nga policia kufitare në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Greqisë, me test pozitiv COVID.
1 Shtator 2020, 15:33