-
I rrezikohej jeta/ Shtatzëna 41-vjeçare nga Burreli transportohet me helikopter në Tiranë, lind fëmijën e tetë (VIDEO-FOTO)
E mbërritur me urgjencë në maternitetin e Burrelit, gruaja shtatzënë, ka shfaqur komplikacione shëndetësore të cilat i rrezikonin jetën asaj dhe mjekët vendosën dërgimin e saj në Tiranë. Shtazëna është transportuar me një helikopter në maternitetin "Koço Gliozheni" në kryeqytet ku edhe ka lindur, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ajo dhe foshnja.
11 Janar 2019, 13:18 -
‘E paskeni bërë derën për Erjon Braçen’/ Rama batuta gjatë vizitës në qendrën shëndetësore në Allias
Kreu i qeverisë u shpreh se qendrat shëndetësore më parë kanë qenë copë copë, ndërsa tani situata është komplet ndryshe me investimet që janë bërë. Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore Rama ka takuar disa pacientë, ndërsa nuk kanë munguar batutat.
7 Janar 2019, 16:14 -
Investimet në maternitete, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj në spitale, bonusi i bebes me dy pjesë
Gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se bonusi i bebes ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet dhe se falë ndjekjes së politikave të reja sociale të qeverisë janë shtuar investimet në sektorin e shëndetësisë ku së fundi janë shtuar dhe 29 inkubatorë të rinj në spitalet rajonale të vendit.
4 Janar 2019, 15:52 -
-
-
Manastirliu me ekipin e urgjencës së Spitalit të Traumës: Shërbim i përforcuar mjekësor gjatë ditëve të festave
Takimi i ministres Manasirliu vjen në kuadër të masave shtesë të marra gjatë ditëve të festave për shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet, qendrat shëndetësore, pikat kufitare dhe personel “on call” në rast nevoje.
31 Dhjetor 2018, 13:50 -
Mjekët ankohen për kushtet në maternitetin e Burrelit, deputeti i PD: Janë pranë revoltës (Letra drejtuar ministres)
Mjekët shprehen se kushtet në maternitetin e Burrelit janë jashtë standardeve, mungojnë mjetet, nuk ka ngrohje, ka mungesë të rezervave të gjakut, por edhe probleme të tjera.
28 Dhjetor 2018, 23:08 -
Rama apel mjekëve që duan të ikin në Gjermani: Ju priftë e mbara, por këtu paguheni mbi 2500 dollarë në muaj dhe keni 5 herë më pak taksa
Nga inaugurimi i flotës së 32 autoambualancave të reja të cilat i shtohen shërbimit të Urgjencës, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje mjekëve që të mos largohen në drejtim të Gjermanisë, pasi këtu, përveç rrogës mjore, përfitojnë edhe bonuesin 2500 dollarë. Sipas Ramës, në Gjermani mjekët paguajnë 5 herë më shumë taksa sesa në Shqipëri.
27 Dhjetor 2018, 12:02 -
Maternitetet, Spahia: Kushte skandaloze, reagon Ministria: Kemi kryer investime në të gjithë vendin
Pas vizitës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në repartin e Pediatrisë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”, një reagim ka ardhur nga deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Ai ka hedhur akuza lidhur me gjendjen e institucioneve shtetërore dhe shërbimi që jepet në to. Akuzave të deputetit i është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë, duke numëruar investimet e bëra.
24 Dhjetor 2018, 15:55 -
QSUT/ Festë për fëmijët e shtruar në pediatri, Manastirliu: Investim me 28 inkubatorë në të gjithë vendin
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet, tha se qeveria ka investuar për inkubatoret në vend, si dhe janë marrë të gjitha masat që ky fundvit të mos ketë probleme me urgjencat në këtë repart.
24 Dhjetor 2018, 12:42 -
Rehabilitohet ambulanca e Lusenit në Kukës, Manastirliu: 92 qendra shëndetësore do të furnizohen me barnat e urgjencës ( VIDEO )
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë këtë të hënë investimin që ka transformuar ambulancën e Lusenit në Kukës, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, 80 prej të cilave do të përfundojnë rehabilitimin brenda 2018-s. Manastirliu garantoi nga Luseni, furnizimin me barnat e urgjencës për të gjithë qendrat shëndetësore që rrezikojnë bllokimin gjatë dimrit.
17 Dhjetor 2018, 09:52 -
Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore Laprakë: Shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike
Ministria e Shëndetësisë ka shtuar numrin e mjekëve në Pediatrinë e QSUT për të përballuar fluksin e pritshëm. Mjekët pediatër do të menaxhojnë tre turnet e shërbimit mjekësor deri në fund të sezonit dimëror.
14 Dhjetor 2018, 20:48 -
Martesa e fëmijëve, Manastirliu: Politika të targetuara për të eleminuar fenomenin e martesave të hershme
Është prezantuar studimi mbi martesat e hershme “Martesa e fëmijëve, njohuritë, qëndrimet dhe perceptimet ndër komunitetet e prekura në Shqipëri”, me rastin e mbylljes së fushatës globale kundër dhunës me bazë gjinore. 11% e grave të moshës 20-49 vjeç, janë martuar para moshës 18 vjeç.
14 Dhjetor 2018, 15:48 -
-
Studimi i dytë Demografik dhe Shëndetësor, Manastirliu: Trende pozitive, por kemi ende shumë punë për të bërë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh rreth të dhënave të gjeneruara nga Studimi i dytë Demografik dhe Shëndetësor Shqiptar 2017-2018 se ndonëse konfirmojnë trendin pozitiv të rritjes së aksesit në shërbime shëndetësore, ka ende shumë për t'u bërë si, orientimi i buxhetit, rijetësimi i materniteteve në vend dhe rritja e pagave për stafin mjekësor.
12 Dhjetor 2018, 14:58 -
Dialogu politik me BE-në, Manastirliu: Gjithëpërfshirje për Romët dhe Egjiptianët
U zhvillua gjatë ditës së sotme seminari i katërt i dialogut politik për përfshirjen e Komuniteteve romë dhe egjiptiane, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Europian, shoqërisë civile, institucione lokale si dhe partnerë ndërkombëtare.
12 Dhjetor 2018, 14:20 -
‘Nëna e vetme me tre vajza’, Rama viziton familjen në nevojë, u premton një shtëpi të re (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Ages, një nënë e vetme e cila ka tre vajza. Tre vajzat tregojnë se janë nxënëse shumë të mira dhe se ëndërrojnë që të vazhdojnë shkollën e lartë, ndërsa nëna kërkon vetëm një punë me të cilën do të mund të ushqejë të bijat.
9 Dhjetor 2018, 09:33 -
Hapet qendra e parë për viktimat e dhunës seksuale, Manastirliu: Mbrojtje pa dallim
Në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi qendrën ‘Lilium’, e para e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri, e cila do të ofrojë shërbim multidisiplinar për të gjithë të mbijetuarit nga dhuna seksuale
4 Dhjetor 2018, 13:07 -
Akuzat për plagjiaturë, Manastirliu: Shpifje, doktoratura e miratuar nga MAS. Pedagogia udhëheqëse: Punimi origjinal
Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin sipas të cilëve bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis".
3 Dhjetor 2018, 16:42 -
Rehabilitohet qendra shëndetësore në zonën e ish-Bllokut, Manastirliu: Investojmë për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës (VIDEO)
Ka përfunduar puna për rikonstruksionin 45 konsultore në të gjithë vendin ndërsa në vitin 2019 pritet të rehabilitohen edhe 90 pika të tjera konsultoresh në qendrat shëndetësore. Lajmin e beri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu e cila ishte për të inspektur sot ambjentet e rikonstruktuara në konsultorin e nënës dhe fëmijës në zonën e ish-Bllokut.
27 Nëntor 2018, 14:20
