-
‘Territorialja’, eksperti i MB: U rritën investimet, u ul borxhi! Të 61 bashkitë përthithin projektet e BE-së! PD: 3000 punësime elektorale, u shtuan patronazhistët
Në Komisionin për Reformën Territoriale, Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), tha se në tërësi është ulur borxhi në bashki dhe se është rritur numri i të punësuarve për shërbimin ndaj qytetarëve
18 Korrik 2022, 08:50 -
Protesta e Berishës/ Mziu: Nuk ka bashkuar qëndrimet brenda PD-së, qëllimi ishte hakmarrja ndaj qeverisë! Bejko: E përdori si ‘truk’ që të ftonte deputetët që i kanë dalë kundër
Protesta e zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha, nuk ka bashkuar qëndrimet brenda në Partinë Demokratike. I këtij mendimi është deputeti Xhelal Mziu, i cili tha se nuk do ta etikotojë protestën si një instrument për të treguar nëse PD ishte e bashkuar apo jo
8 Korrik 2022, 17:56 -
‘Territorialja’, minoriteti grek kërkon më shumë autonomi! Shoqëria Civile: Problem menaxhimi i mbetjeve nga bashkitë
Në ditën e dytë të diskutimeve me shoqërinë civile në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale u vu në dukje problematika e menaxhimit të mbetjeve nga njësitë vendore. Përfaqësuesit e minoritetit grek kërkuan më shumë autonomi në qeverisjen lokale.
6 Korrik 2022, 07:44 -
-
Reforma Territoriale, caktohen ekspertët teknik! Mziu: Të mos shkojmë te shpikja e rrotës, të marrim eksperiencë nga vendet e rajonit
Opozita dhe mazhoranca janë mbledhur në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ku janë caktuar emrat e ekspertëve teknik. Ndër të tjera, Xhelal Mziu ka dhënë propozimin e tij që të merret eksperiencë nga vendet e rajonit.
29 Qershor 2022, 10:28 -
Presidenti/ Mziu në Report Tv: Do e sfidonim PS me 2-3 emra potencialë në raundet e para, por kandidatët na refuzuan! Ka negociata informale për bashkimin e PD
Opozita e kishte në plan për të sfiduar maxhorancën që të dilte me një emër për presidentin e ri në 3 raundet e para, por kanë qenë vetë personazhet e përzgjedhura që i kanë refuzuar për shkak se i druheshin një refuzimi të mundshëm nga socialistët. Mziu zbuloi në studion e Report Tv se po bëhen negocuiata informale, teksa ka paraqitur edhe disa pika se si mund të vijë bashkimi i PD.
6 Qershor 2022, 13:50 -
Çmimi i naftës shkon 248 lekë, reagon deputeti i PD-së: Kjo është qeveria që s’duam, të reagojmë me revolta popullore
Çmimi i naftës është shtrenjtuar sërish, duke shkuar në 248 lekë litri. Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili thotë se kjo është një shifër historike dhe se as në krizën e botërore të naftës në vitin 2008, çmimi nuk është rritur e ishte 40% më i ulët. Mziu shkruan se kjo nuk është qeveria që duam dhe se duhet të reagojmë me revolta qytetare, çdo qytetar shqiptar.
2 Qershor 2022, 09:12 -
Basha ‘pakt sekret’ me Ramën në Dhërmi? Deputetët e PD për Report Tv: Gënjeshtra me bisht! Ligjvënësi i Vlorës Leskaj: S’kam dijeni, s'jam polic
Deputetët e PD në bllok i cilësojnë shpifje, akuzat e deputetëve të Berishës se ka një marrëveshje mes Ramës e Bashës për reformën territoriale e zgjedhore, të nënshkruar sipas tyre disa më parë në Dhërmi.
3 Maj 2022, 15:15 -
Xhelal Mziu te ‘5 pyetjet’: Berisha të mos jetë më i përjashtuar dhe të heqim dorë nga ankimimi në Apel, kjo do sjellë bashkimin e PD
Xhelal Mziu tha se 3 janë pikat që do të sjellin bashkimin e demokratëve dhe se përkrahën nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar, ku në thelb kanë pranimin e Berishës në grupin parlamentar dhe heqjen dorë nga Apeli i vendimit të shkallës së parë për regjistrimin e statutit të Berishës.
18 Prill 2022, 22:12 -
Debati në mbledhjen e kryesisë së PD, Basha: S'jemi të përçarë, por të sulmuar! Nxehet Mziu për kandidatin e Dibrës: Duhet të ishim pyetur edhe ne
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje propozimet e degëve të PD-së për 6 kandidaturat për zgjedhjet e 6 marsit. Në Kryesinë e PD-së nuk kanë munguar as debatet. Shkak është bërë Bashkia e Dibrës, ku kandidatura doli e fundit. Drejtuesi politik i Dibrës, Xhelal Mziu, u shpreh i pakënaqur, pasi nuk ishte pyetur për përcaktimin e kandidaturës. Sipas tij, deputetët e dinë se kush ka punuar e kush i ka dëmtuar në zgjedhjet e kaluara.
4 Shkurt 2022, 15:16 -
-
Politikë
Ekskluzive/ Deputeti që bleu për 100 mijë lekë apartament në Tiranë, Xhelal Mziu vilë me ‘punë krahu në Greqi’, ligjvënësja që i financoi babai shtëpinë 210 mijë euro
Report Tv sjell ekskluzivisht të dhëna të reja nga pasuria e deputetëve të rinj. Pasuritë e paluajtshme i justifikojnë me punën në emigracion, aktivitet bujqësor dhe para dhuratë nga familjarë.
1 Dhjetor 2021, 15:52 -
Politikë
-
Politikë
Harrojeni deputeten e 'kërpëratave', videoja epike e Xhelal Mziut që nuk di të lexojë, deputeti i ri i PD-së me titullin 'Doktor' dhe krahu i djathtë i Bashës
Harrojeni Majlinda Halilajn, e njohur ndryshe si deputetja e 'kërpëratave', simbol i mediokritetit dhe analfabetizmit të një pjese ligjvënësish të Parlamentit aktual, 'cilësi' këto të demostruara gjatë një fjalimi plot gafa për ligjin e korporatave. Halilaj, e cila zëvëndësoi Lulzim Bashën në Kuvend, duke se do të ketë një pasues të denjë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator. Dhe jo një pasues dosido, por me titullin 'Doktor'. Ai është Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulzim Bashës, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës.
24 Korrik 2021, 14:07 -
Kronikë
Shoferi po i shtyp kokën me derën e kamionit efektivit, Xhelal Mziu publikon videon dhe shkruan: Sjellje kriminale e policisë në Qafë Thanë
Ish-kryebashkiaku i Kamzëz, Xhelal Mxiu ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku akuzon efektivin e Policisë për sjellje kriminale.
26 Qershor 2021, 20:03 -
Politikë
Kërcënimet shokuese gjatë fushatës, Mziu në Report Tv: Ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve! E bëra për t’u dhënë zemër demokratëve
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit shënoi edhe disa ngjarje që njollosën klimën politike në vend. Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën, kulmuan edhe me disa deklarata shokuesë të kandidatit për deputet në qarkune Dibrës, Xhelal Mziut
21 Qershor 2021, 22:12 -
Politikë
Kërcënimi i Mziut në fushatë, Çollaku: Na surprizoi të gjithëve, ishte e panevojshme! PD s'është humbëse, vjedhja e votës do shkojë në Strasburg me databazë të paprecedentë
Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku deklaroi në studion e “Pa Protokoll” në Report Tv se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, megjithatë ai mendon se duhet të futen në parlament për t’u përballur me mazhorancën.
18 Qershor 2021, 22:52 -
Politikë
-
Politikë
Kërcënoi me vrasje para 25 prillit, Xhelal Mziu nxjerr 'mllefin' e humbjes: Kush do verësi të shkojë te Rama! Pelqen komentin e demokratit, 'ishalla vdesin'
Sikur të mos mjaftonin kërcënimet me vrasje para 25 prillit, kur garantonte militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit (Pjerin Xhuvani), Xhelal Mziu iu rikthehet sulmeve ndaj votuesve pas humbjes së PD në zgjedhje.
10 Qershor 2021, 19:05 -
Kronikë
'Kabina elektrike mbin mes hashashit', Xhelal Mziu ngatërron kanabisin me bimën e egër në Bulqizë (VIDEO)
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku thotë se në fshatin Zall-Striçkan, në Bulqizë ka mbirë kabina elektrike në mes të arës me hashash
3 Qershor 2021, 19:18