-
Zhduket kërcimtarja shqiptare, e bija në ’Pa Gjurmë’: Sollën SMS në emër të saj, nëna humbi në një lokal. Trondit dëshmia: U pa në 3 të natës, Xhenin e kanë …”
Zhduket kërcimtarja shqiptare Konxhe Ramazani, prej datës 19 maj familjarët janë në kërkim, ndërsa bëjnë denoncimin edhe në programin investigativ ‘Pa Gjurmë’ ne Report TV. Jepet dëshmia shokuese, flet nëna me të bijën për gazetaren Odeta Dume.
16 Qershor 2022, 18:22 -
Ekskluzive në ’Pa Gjurme’! ’Zbërthehet’ pas 20 vitesh zonja që bashkëpunoi me trafikantët: Mbajta të miturën kundrejt parave, nënën ia trafikuan fierakët
Pasditen e kësaj të marte emisioni investigativ ’Pa Gjurmë', në Report TV publikoi dëshminë e një zonje që hedh dritë mbi rrëmbimin e Klementina Çekiçit me vajzën e saj 2-vjeçare.
14 Qershor 2022, 18:57 -
'Pa Gjurmë’ gjen live 21-vjeçaren! Vjehrri e denoncoi të humbur, e reja: Jam në Vlorë nuk kthehem më tek djali yt
U zhduk nga banesa në Cërrik, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjen live pas dy javësh në qytetin e Vlorës, Sadina Shkëmbin. 21-vjeçarja ndodhej në Vlorë, ndërsa denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga vjehrri.
30 Maj 2022, 17:50 -
-
Zhduket nëna me vajzën 2-vjeçare, familja në ‘Pa Gjurmë': Dikush i dha para, taksisti e mori te shtëpia
Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report Tv është në kërkim të nënë e bij të zhdukura nga fshati Thanë i Lushnjes që prej 13 majit të 2022. Danjela Toska bëri gati dy valixhe duke lënë në banesë dy fëmijë të mitur 8 dhe 6-vjeçar dhe me vete mori vetëm vajzën e saj më të vogël. Tezja e 27-vjeçares dyshon se mbesa u largua me një person, që sipas saj e ka ndihmuar me para. Zarife Çili akuzon taksistin me të cilin Danjela u largua.
16 Maj 2022, 18:04 -
Pa Gjurmë/ Zhduket 21-vjeçari nga Kuçova, numri telefonit zbulon vendndodhjen e tij
Edison Bako është 21-vjeçari i cili rezuton i humbur që prej 5 shkurtit të 2022. I riu nga Kuçova ndodhej në shtetin gjerman që prej fillimit të muajit tetor të një viti më parë. Në një lidhje live e motra Mimoza Bako tha se kur foli për herë të fundit me vëllanë ai i kishte pohuar se po tentonte të kalonte ilegalisht drejt Anglisë, aty ku ndodheshin edhe shokët e tij.
10 Maj 2022, 18:31 -
’Pa Gjurmë’ i gjen vajzën gruas në Gjirokastër: Më la në jetimore, përfundova e trafikuar
Bën jetën e një endacakeje në qytetin e Gjirokastrës, ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjen vajzën 63-vjeçares Ferasete Dervishi. Dëshmitari Gazion Gorici kërkoi ndihmën e programit duke vënë në dispozicion fotot edhe një video të zonjës, e cila nuk mbante mend shumë të dhëna rreth të shkuarës. Pasi zbuloi certifikatën familjare të Ferasetes, stafi mësoi se ajo ishte nënë e tre fëmijëve. Pas investigimeve të bëra ’Pa Gjurmë’ arrin të vihet në kontakt me një nga vajzat Antoneta Mesiti, e cila foli për historinë e nënës së saj.
10 Maj 2022, 18:13 -
-
Zhduket 37-vjeçari, bashkëshortja italiane kërkon ndihmë në ‘Pa Gjurmë’! Futbollisti Mario Balotelli i bashkohen thirrjes për gjetjen e shqiptarit Eles Kolecit
Eles Koleci është 37-vjeçari shqiptar që rezulton i humbur që prej datës 3 prill të 2022. I riu me origjinë nga Bulqiza, prej 22 vitesh jetonte në Itali, ndërsa është i martuar me një shtetase italiane dhe ka një djalë 5-vjecar. Bashkëshortja e tij iu drejtua për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa rasti i zhdukjes së Eles është trajtuar edhe në emisionin analog Chi l'ha Visto.
4 Maj 2022, 19:16 -
Pas denoncimit në 'Pa Gjurmë', gjenden në Tiranë 2 të rinjtë që kishin ikur nga Elbasani! Publikohen live në emision fotot dhe video
Dy foto dhe një video, që mbërritën gjatë transmetimit live, puntatën e kësaj të mërkure në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV kanë ngjashmëri me dy adoleshentët, në Elbasan, që janë denoncuar të zhdukur nga prindërit.
4 Maj 2022, 18:57 -
I dëboi të birit të dashurën nga shtëpia dhe 22-vjeçari u ‘arratis’ nga Tirana, babai i penduar kërkon ndihmën e ’Pa Gjurmë’
Bëri sherr me babanë, pasi i përzuri të dashurën, 22-vjecari Arlind Sina zhduket nga banesa në shkurt të këtij viti. I ati Shkëlqim Sina kërkon ndihmë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv.
19 Prill 2022, 17:22 -
Kërkon të bijën shokon nëna në studion e ‘Pa Gjurme’: Tentoi të abuzonte mbi mua, njerku më martoi me shokun e tij 70-vjeçar
Historia tragjike e një gruaje nga Kuçova erdhi puntantën e kësaj të enjte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Dituri Rrokaj rrëfeu një jetë si nëpër filma, që nga tentativa e njerkut për ta abuzuar seksualisht e deri tek humbja e vajzës, të cilën e kërkon prej 35 vitesh.
7 Prill 2022, 18:40 -
Dëshmia bombë për vogëlushen e rrëmbyer në 1992! Nëna takon dëshmitaren live në ‘Pa Gjurmë’ shfaqen imazhet e vajzës, që dyshohet se është Juliana Hoxha
Një dëshmi tronditëse, që mbërriti në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV hedh dritë mbi fatin e Juliana Hoxhës, vogëlushes që u rrëmbye nga një benz me ngjyrë të kuqe në Tiranë, pak metra larg banesës më 12 mars të vitit 1992, në moshën 6-vjeçare.
29 Mars 2022, 17:08 -
Gjenden tre të humbur/’Pa Gjurmë’ surprizon dy nëna, ua kthen djemtë në shtëpi! Lot hidhërimi për familjen Palla, djali iu gjet i mbytur
’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pasditen e kësaj të enjte tre të humbur. Emocione dhe lot gëzimi për dy nëna që fëmijët iu kthyen në shtëpi, por lot hidhërimi për një tjetër që e gjeti të birin të pajetë.
17 Mars 2022, 19:08 -
As nuk flet dhe as nuk dëgjon zhduket 23-vjeçari Llazar Palla! Vëllai në ’Pa Gjurmë’: Jemi të shqetësuar, ai ka frikë dhe nga errësira
Një i ri nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Llazar Palla doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshtatit. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve.
15 Mars 2022, 18:56 -
La bashkëshortin me dy fëmijët e mitur për të dashurin, 'Pa Gjurmë' gjen në Tiranë 23-vjeçaren: Mora atë që desha! Nëna: Kthehu për fëmijët, të kemi falur
Lë bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur për të jetuar me të dashurin në Tiranë. Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti në zonën e Laprakës Esmeralda Pura. 23-vjeçarja u zhduk nga dogana e Qafë Thanës më 13 korrik të vitit 2021.
15 Mars 2022, 18:48 -
Kërkon nusen e humbur në ‘Pa Gjurmë’, 26-vjeçarja reagon live nga Belgjika: Më prostituove, sot më kërkon për paratë
Landi Shehu, 44-vjeçari nga Tepelena ishte pak ditë më parë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nga ku akuzoi bashkëshorten se është e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Belgjikë. Ai kërkon të dijë ku ndodhet pasi ka humbur kontaktet në dhjetor të 2021. Puntatën e kësaj të marte, 26-vjeçarja pranoi të fliste live për programin e indinjuar dhe e prekur nga akuzat e burrit, me të cilin i ka dhënë fund martesës 5-vjeçare. Gjatë një komunikimi me moderatoren Odeta Dume, ajo pranoi se punon si punonjëse seksi, ndërsa i ftuar në studio i irrituar ish-burri i kërkoi llogari edhe për paratë që kishte fituar nga ushtrimi i prostitucionit.
9 Mars 2022, 18:05 -
U gjet një vit më parë në ’Pa Gjurmë’ zhduket për herë të dytë 48-vjeçari nga Dimali, familjarët: Dyshojmë se ’mbahet peng’
U gjet gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, më 30 prill të vitit 2021, por Bledar Salinja ka humbur gjurmët për herë të dytë. Njëjtë si një vit më parë, ai është larguar nga shtëpia më 28 janar nga Bistrovica e Dimalit, ku jetonte i vetëm. Pasi fqinjët nuk e kanë parë më 48-vjeçarin në fshat, ata kanë njoftuar ish-bashkëshorten e tij.
9 Mars 2022, 17:56 -
Shokon 25-vjeçari nga veriu në ‘Pa Gjurmë’: ’Babai akuzoi nënën se linda nga tradhtia, mësova se ishte xhaxhai im’
Historia e 25-vjeçarit nga Veriu i Shqipërisë tronditi mesditën e kësaj të premte në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. I rritur mes skenave të dhunës dhe se nuk ishte fëmija i tij, A.G merr guximin të flasi për herë të parë publikisht për babanë.
4 Mars 2022, 17:53 -
Rrëfimi i pazakontë i një nëne nga Kavaja, 27 vite në kërkim të djalit: ‘Linda binjakët, por njërin ma rrëmbeu një grua nga Vlora’
Duket e pabesueshme historia e rrëfyer pasditen e kësaj të enjte, ajo e një nëne nga Kavaja e cila prej 27 vitesh është në kërkim të djalit të saj. Vëllezërit binjakë Altin dhe Algin erdhën në jetë më 28 nëntor të vitit 1994.Nëna e tyre Lume Spaneshi vjen të rrëfejë këtë histori të pazakontë, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV.
24 Shkurt 2022, 17:35
