-
U gjet një vit më parë në ’Pa Gjurmë’ zhduket për herë të dytë 48-vjeçari nga Dimali, familjarët: Dyshojmë se ’mbahet peng’
U gjet gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, më 30 prill të vitit 2021, por Bledar Salinja ka humbur gjurmët për herë të dytë. Njëjtë si një vit më parë, ai është larguar nga shtëpia më 28 janar nga Bistrovica e Dimalit, ku jetonte i vetëm. Pasi fqinjët nuk e kanë parë më 48-vjeçarin në fshat, ata kanë njoftuar ish-bashkëshorten e tij.
9 Mars 2022, 17:56 -
Shokon 25-vjeçari nga veriu në ‘Pa Gjurmë’: ’Babai akuzoi nënën se linda nga tradhtia, mësova se ishte xhaxhai im’
Historia e 25-vjeçarit nga Veriu i Shqipërisë tronditi mesditën e kësaj të premte në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. I rritur mes skenave të dhunës dhe se nuk ishte fëmija i tij, A.G merr guximin të flasi për herë të parë publikisht për babanë.
4 Mars 2022, 17:53 -
Rrëfimi i pazakontë i një nëne nga Kavaja, 27 vite në kërkim të djalit: ‘Linda binjakët, por njërin ma rrëmbeu një grua nga Vlora’
Duket e pabesueshme historia e rrëfyer pasditen e kësaj të enjte, ajo e një nëne nga Kavaja e cila prej 27 vitesh është në kërkim të djalit të saj. Vëllezërit binjakë Altin dhe Algin erdhën në jetë më 28 nëntor të vitit 1994.Nëna e tyre Lume Spaneshi vjen të rrëfejë këtë histori të pazakontë, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV.
24 Shkurt 2022, 17:35 -
E rëndë në ’Pa Gjurmë’! Babai shfaq videon ku nëna dhunon tre vajzat e mitura flet dhunuesja: I rraha vajzat se burri më tradhtoi me tjetër
Ishte shokuese shfaqja e një video ku nëna dhunon tre fëmijët e mitur. Valmir Barmeta dhe Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, ndërsa pasditen e kësaj të hëne në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV 33-vjeçari e denoncon për dhunë. Babai kërkon të marr kujdesatrinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës. Pas akuzave në studio erdhi edhe reagimi i nënës së tri vajzave. Antoneta pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua.
21 Shkurt 2022, 18:24 -
Debaton me nusen e djalit zhduket nga banesa e moshuara nga Lushnja! E bija në ‘Pa Gjurmë’: Ma mbajtën të fshehur 6 ditë humbjen e nënës
Debaton me nusen e djalit zhduket nga banesa në Lushnje 67-vjeçarja. Rabushe Daja rezulton e humbur që prej 30 janarit të këtij viti. Ajo jetonte së bashku me mbesën dhe nusen pasi djali kishte ndërruar jetë 20 vite më parë nga një aksident. Në një lidhje me viber nga Italia për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv e bija Merita Daja pohoi se kunata e saj ia kishte mbajtur të fshehur për 6 ditë me radhë humbjen e nënës.
16 Shkurt 2022, 17:52 -
Në ditën e të dashuruarve puthen live duke ‘thyer’ paragjykimet! Vajza nga Lezha rrëfen në ‘Pa Gjurmë’ dashurinë për djalin në karrige me rrota
Në ditën e të dashuruarve, një çift që jeton në Itali ndajnë historinë e dashurisë së tyre për publikun në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv për të përcjellë dhe një mesazh të fortë. I riu italian, i cili prej vitit 2008 pas një aksidenti jeton në një karrocë me rrota, u martua në vitin 2021 me vajzën shqiptarë nga Lezha, Lusi Përndreka e cila është për të dashuria më e madhe.
14 Shkurt 2022, 18:26 -
Flet live në ‘Pa Gjurmë’ 24-vjeçari Fatjon Kaloti, u zhduk vetëm një ditë pasi la qelinë! Babai ngriti alarmin në Report Tv
Humbi gjurmët më 10 shkurt të këtij viti gjendet 24-vjeçari nga Cërriku. Fatjon Kaloti foli live për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pak orë pasi ishte kthyer në banesë, mëngjesin e kësaj të hëne.
14 Shkurt 2022, 18:03 -
Gjendet i riu Selim Lloçja në Vlorë! Hyn befas në transmetim live në ‘Pa Gjurmë’: Më fal vëlla e bëra nga e keqja (VIDEO)
Pas 10 ditëve i humbur gjendet 33-vjeçari Selim Lloçja në Vlorë. Hyrja befas live në studion e ‘Pa Gjurme’ në Report TV përloti të vëllain Agimin, i cili nuk përmbajti dot emocionet. Lotët dhe përqafimet mes dy vëllezerve përmbyllën me sukses misionin këtë të premte.
11 Shkurt 2022, 18:10 -
Zhduket 33-vjeçari nga Elbasani flet i vëllai në ’Pa Gjurmë’: Dy persona me makinë e rrëmbyen para shtëpisë
Rasti i zhdukjes së Selim Lloçja, nga fshati Labinot-Fushë i Qarkut të Elbasanit u denoncua pasditen e kësaj të mërkure në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV nga i vëllai i tij Agim Lloçja. 33-vjeçari u largua nga banesa e tij më datë 1 shkurt, ndërsa pista e rrëmbimit është një nga pistat për të cilën dyshojnë familjarët.
9 Shkurt 2022, 16:46 -
Përballet në ‘Pa Gjurmë ’me dy nëna, babai birësues zbulon të vërtetën live! Surprizohet 36-vjeçari, një zonjë i dërgoi letër, një tjetër hyn në studio
Emocione të forta këtë të hënë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, kur Gentjan Shahini nga Shijaku, i cili është në kërkim të nënës biologjike, u përball me dy zonja ku secila dyshon se bëhet fjalë për djalin e tyre. U desh publikimi i këtij rasti në program, që të zbulohej emri i vërtetë i nënës biologjike, e cila quhet Evehe dhe nuk ka lidhje me asnjë nga zonjat e dyshuara. Këtë të vërtetë e zbuloi babai birësues i 36-vjeçarit.
31 Janar 2022, 19:12 -
Vdekja e foshnjës në Elbasan, babai flet në 'Pa Gjurmë': Do bëj denoncim, mjekët ia matën vetëm një herë temperaturën! Do ta çoj deri në fund të drejtën e vajzës
Agimi, sjell edhe foton e fundit të vajzës, që është shkrepur mbrëmjen e datës 13 janar, 5 ditë përpara se e bija të ndërronte jetë. Sipas tij, e bija gëzonte shëndet të plotë. Ai akuzon mjekët për mjekim të gabuar dhe pakujdesi në trajtimin që i është bërë duke thënë se dy orët e qëndrimit të vajzës në spital, mjekët ia matën vetëm një herë temperaturën.
28 Janar 2022, 16:29 -
Gruaja dhunon dhe dëbon burrin nga shtëpia, motra në ‘Pa Gjurmë’: Nusja na gënjeu, vëllai kishte humbur
Luan Mançe, 50-vjeçari rezulton i humbur prej 6 muajsh. Babai i dy djemve doli nga shtëpia në fshatin Mazhan të Përmetit gushtin e vitit 2021 dhe nuk u kthye më. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, Refide Paja, motra e të humburit bën apel për ndihmë duke folur për dyshimet që ka për humbjen e të vëllait. Ajo rrëfen se Luani është keqtrajtuar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur.
25 Janar 2022, 18:18 -
Del nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, humbet Sadik Xheka nga Bulqiza! Vajza: Kemi frikë nga moti i keq dhe egërsirat në mal
Një 80-vjeçar nga Bulqiza rezulton i humbur që prej datës 15 janar të këtij viti. Njoftimi për zhdukjen e Sadik Xhekës u bë nga vajza e tij mesditën e së hënës në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv.
24 Janar 2022, 17:38 -
Zhduket 22-vjeçari nga Ksamili flet babai në ‘Pa Gjurmë’: La dënimin përgjysëm dhe u arratis, dyshoj më të keqen për tim bir
Misioni i emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv vijoi pasditen e kësaj të enjte me kërkimet për një tjetër të ri, që ka humbur gjurmët 14 dhjetorin e vitit të kaluar.
20 Janar 2022, 18:27 -
Tri orë pas publikimit në ‘Pa Gjurmë’ gjendet adoleshentja e zhdukur para 6 ditëve në Vlorë! Gjyshja: Ishte e izoluar në një banesë
Gjendet 16-vjeçarja që humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ gjyshja e adoleshtenes, Mjaftime Kapaj. Në një lidhje telefonike, pas interesimit të moderatores Odeta Dume nëse kishte mbërritur ndonjë informacion për vajzën, e moshuara surprizon live duke thënë se mbesa ishte kthyer në shtëpi.
19 Janar 2022, 16:20 -
Dy adoleshente zhduken pa gjurmë, njëra nga Vlora tjetra nga Tirana! Largimi ka ndodhur pas konflikteve në familje, policia nis kërkimet
Dy vajza të mitura rezultojnë të humbura. Njëra 16 vjeçe nga qyteti i Vlorës, ndërsa tjetra 15-vjeçe nga Tirana. Mësohet nga ‘ Pa Gjurmë” se pas konflikteve me prindërit, adoleshentet janë larguar pa lënë asnjë adresë.
18 Janar 2022, 17:52 -
Nëna e 14-vjeçares së humbur denoncoi në ’Pa Gjurmë’, e mitura ndiqte live Report TV: Hiqni fotot, se do kthehem në shtëpi
Fal Report Tv, dy adoleshente nga Prrenjasi u gjetën, pasditen e po kësaj të premte, gjatë transmetimit live. Dy vajzat 14 dhe 17-vjeçare ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi.
14 Janar 2022, 18:17 -
Humbi kontaktet prej 15 vitesh, Sokol Mali nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’ të lidhet më familjen e tij në Vlorë
Sokol Mali është një shqiptar i dënuar me 15 vite në një burg të Sigurisë së Lartë në Itali, i cili kërkon ndihmë për t’u lidhur me familjen e tij në Vlorë.
11 Janar 2022, 17:42 -
’U përpi’ nga flakët kur ishte në djep, drama e vogëlushes Çiko nga Gramshi! Shfaqet imazhi i dhimbshëm, prindërit apel për ndihmë
Një zjarr i madh, si pasojë e një shkëndije elektrike ra në shtëpinë e familjes Zhupani në vitin 2015, në fshatin Bletëz të Gramshit. Banesa u shkrumbua dhe prej vitesh ata jetuan në qiell të hapur.
11 Janar 2022, 17:39 -
Zhdukja e 19-vjeçarit Ardian Pali, babai ngre dyshime për lidhje me grupin terrorist ISIS! Policia maqedonase gjeti kufomën e një shtetasi sirian, në vendin ku humbi i riu
Në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV puntatën e kësaj të enjte erdhi në fokus historia e zhdukjes së një riu dibran.Ardian Pali rezulton i humbur që prej datës 19 maj të vitit 2020.
6 Janar 2022, 17:19
