-
Gruaja dhunon dhe dëbon burrin nga shtëpia, motra në ‘Pa Gjurmë’: Nusja na gënjeu, vëllai kishte humbur
Luan Mançe, 50-vjeçari rezulton i humbur prej 6 muajsh. Babai i dy djemve doli nga shtëpia në fshatin Mazhan të Përmetit gushtin e vitit 2021 dhe nuk u kthye më. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, Refide Paja, motra e të humburit bën apel për ndihmë duke folur për dyshimet që ka për humbjen e të vëllait. Ajo rrëfen se Luani është keqtrajtuar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur.
25 Janar 2022, 18:18 -
Del nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, humbet Sadik Xheka nga Bulqiza! Vajza: Kemi frikë nga moti i keq dhe egërsirat në mal
Një 80-vjeçar nga Bulqiza rezulton i humbur që prej datës 15 janar të këtij viti. Njoftimi për zhdukjen e Sadik Xhekës u bë nga vajza e tij mesditën e së hënës në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv.
24 Janar 2022, 17:38 -
Zhduket 22-vjeçari nga Ksamili flet babai në ‘Pa Gjurmë’: La dënimin përgjysëm dhe u arratis, dyshoj më të keqen për tim bir
Misioni i emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv vijoi pasditen e kësaj të enjte me kërkimet për një tjetër të ri, që ka humbur gjurmët 14 dhjetorin e vitit të kaluar.
20 Janar 2022, 18:27 -
Tri orë pas publikimit në ‘Pa Gjurmë’ gjendet adoleshentja e zhdukur para 6 ditëve në Vlorë! Gjyshja: Ishte e izoluar në një banesë
Gjendet 16-vjeçarja që humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ gjyshja e adoleshtenes, Mjaftime Kapaj. Në një lidhje telefonike, pas interesimit të moderatores Odeta Dume nëse kishte mbërritur ndonjë informacion për vajzën, e moshuara surprizon live duke thënë se mbesa ishte kthyer në shtëpi.
19 Janar 2022, 16:20 -
Dy adoleshente zhduken pa gjurmë, njëra nga Vlora tjetra nga Tirana! Largimi ka ndodhur pas konflikteve në familje, policia nis kërkimet
Dy vajza të mitura rezultojnë të humbura. Njëra 16 vjeçe nga qyteti i Vlorës, ndërsa tjetra 15-vjeçe nga Tirana. Mësohet nga ‘ Pa Gjurmë” se pas konflikteve me prindërit, adoleshentet janë larguar pa lënë asnjë adresë.
18 Janar 2022, 17:52 -
Nëna e 14-vjeçares së humbur denoncoi në ’Pa Gjurmë’, e mitura ndiqte live Report TV: Hiqni fotot, se do kthehem në shtëpi
Fal Report Tv, dy adoleshente nga Prrenjasi u gjetën, pasditen e po kësaj të premte, gjatë transmetimit live. Dy vajzat 14 dhe 17-vjeçare ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi.
14 Janar 2022, 18:17 -
Humbi kontaktet prej 15 vitesh, Sokol Mali nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’ të lidhet më familjen e tij në Vlorë
Sokol Mali është një shqiptar i dënuar me 15 vite në një burg të Sigurisë së Lartë në Itali, i cili kërkon ndihmë për t’u lidhur me familjen e tij në Vlorë.
11 Janar 2022, 17:42 -
’U përpi’ nga flakët kur ishte në djep, drama e vogëlushes Çiko nga Gramshi! Shfaqet imazhi i dhimbshëm, prindërit apel për ndihmë
Një zjarr i madh, si pasojë e një shkëndije elektrike ra në shtëpinë e familjes Zhupani në vitin 2015, në fshatin Bletëz të Gramshit. Banesa u shkrumbua dhe prej vitesh ata jetuan në qiell të hapur.
11 Janar 2022, 17:39 -
Zhdukja e 19-vjeçarit Ardian Pali, babai ngre dyshime për lidhje me grupin terrorist ISIS! Policia maqedonase gjeti kufomën e një shtetasi sirian, në vendin ku humbi i riu
Në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV puntatën e kësaj të enjte erdhi në fokus historia e zhdukjes së një riu dibran.Ardian Pali rezulton i humbur që prej datës 19 maj të vitit 2020.
6 Janar 2022, 17:19 -
Surprizohet në prag të festës, gjen pas 28 vitesh shokun e kurbetit, 65-vjeçari: S’e besoja që do më mbante mend! Gëzim Pepa: Vitin e Ri do ta festojmë bashkë
Surprizë në vigjilje të Vitit të Ri, “Pa Gjurmë’’ në Report TV bashkon dy shokët pas 28 vitesh. Pak ditë më parë Rexhep Alliu u drejtua me një letër në adresë të programit, ku kërkonte ndihmë për gjetjen e Gëzim Pepës nga Elbasani, me të cilin ishte njohur në Greqi, por kishte humbur kontaktet në vitin 1994.
30 Dhjetor 2021, 16:46 -
Ekskluzive/ Flet për 'Pa Gjurmë' e mitura e abuzuar nga mësuesi në Memaliaj: Nuk e dija çfarë bënte me trupin tim, sot jam zëri që mbështes çdo fëmijë si unë
Më 1 dhjetor 2021, Gjykata mori vendimin e formës së prerë duke e dënuar me katër vite burg mësuesin pedofil të Tepelenës. Pak ditë më pare,prindërit e të miturës që u abuzua seksualisht nga 62-vjeçari Mysret Dida rrëfyen detaje tronditëse.
21 Dhjetor 2021, 16:45 -
‘Gafa’ e policisë/Komisariati i Krujës identifikoi kufomën e aksidentit më 5 dhjetor, policia e Tiranës e shpalli të humbur më 9 dhjetor! Prania e familjarëve në 'Pa Gjurmë' zbulon vdekjen e Edmond Markaj
Policia e deklaroi të humbur më datë 9 dhjetor, por i riu nga Shkodra me banim në Tiranë kishte ndërruar jetë katër ditë më parë. Falë emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV mësohet fati i 37-vjeçarit Edmond Markaj, trupi i pajetë i të cilit prej 12 ditësh mbahej në morgun e spitalit rajonal të Krujës.
17 Dhjetor 2021, 19:01 -
E pazakontë/ Nëna e dhunoi për ta prostituuar! 14-vjeçarja dëbohet nga shtëpia, merr burrë një 53-vjeçar
Një histori e pazakontë erdhi e rrëfyer këtë pasdite në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. E dhunuar nga nëna e cila i kërkonte të dilte në rrugë dhe të prostituonte, Brisilda u dëbua nga banesa në moshën 14-vjeçare. E braktisur, adoleshentja nis bashkëjetesën në Tiranë me një burrë 53-vjeçar. Ata janë prindër të tre fëmijëve, që prej tre vitesh strehohen në një jetimore. Kunati e dëboi nga shtëpia, pasi bashkëshorti ndërroi jetë dhe sot 36-vjeçarja ka mbetur mes katër rrugëve.
8 Dhjetor 2021, 17:43 -
’Pa Gjurmë’ gjen adoleshentin e zhdukur Saimir Pashaj, kamerat e sigurisë e kapin ‘mat’ në Sarandë
Një foto ekskluzive që mbërriti në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi vendndodhjen e të riut Saimir Pashaj në qytetin e Sarandës. Imazhi i shfaqur në ekran u konfirmua edhe nga babai i 17-vjeçarit.
8 Dhjetor 2021, 17:34 -
Mësuesi i dënuar për pedofili në Berat në 'Pa Gjurmë': Bëra burg se përqafova nxënësen në ekskursion, s'ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht! Dyshoj te ish-vjehrra e ish-gruaja
Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan.
6 Dhjetor 2021, 16:49 -
Mësuesi pedofil në Tepelenë abuzoi për 3 vite me 8-vjeçaren! Tronditin në ’Pa Gjurmë’ prindërit e të miturës: E kyçte në klasë dhe e zhvishte me biçak në dorë
Më 1 dhjetor 2021, Gjykata mori vendimin e formës së prerë duke e dënuar me katër vite burg mësuesin pedofil të Tepelenës, prindërit e të miturës që u abuzua seksualisht nga 62-vjeçari Mysret Dida rrëfejnë detaje tronditëse.Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv puntatën e kësaj të premte risolli në fokus ngjarjen e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj.
3 Dhjetor 2021, 18:15 -
Sociale
Rrëfehet në ‘Pa Gjurmë’ i infektuari me HIV/AIDS: Infektova dhe tre ish-të dashurat e mia, tashmë jam izoluar nga bota e jashtme
Kur bota sot përballet me COVID-19, një tjetër epidemi kujtohet çdo 1 Dhjetor. Në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS Andi (emër i vendosur nga redaksia) mori guximin të rrëfejë për herë të parë historinë e jetës në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, 2 vite pasi u infektua.
1 Dhjetor 2021, 18:33 -
Sociale
U zhduk nga Vlora 3 ditë më parë, nëna e 17-vjeçarit nuk tregon që është njerka e tij/ Dëshmitarja: Gënjen, djali ka ikur tek nëna e tij në Konispol
Një mesazh urgjent mbërriti këtë të mërkurë në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV. Familjarët e një 17-vjeçari nga Vlora denoncojnë zhdukjen e të birit, kontaktin e fundit me të cilin e kanë patur në 28 nëntor 2021.
1 Dhjetor 2021, 18:12 -
Sociale
‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 35-vitesh, jetimi 'mbytet' në lot kur ia dëgjon zërin! Nëna: Ke qenë sekreti im, të kam pasur gjithmonë në zemër
Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV nën moderimin e Odeta Dumes solli sërish emocione mesditën e kësaj marte, duke lidhur pas 35-vitesh djalin me nënën e tij. Aleksander Çoka i lënë në jetimoren e Shkodrës,sot për herë të parë pa imazhin e nënës dhe iu drejtua me fjalë zemre. Momente prekëse edhe për qindra shikues të ekranin të Report Tv, që shprehën emocionet e tyre nga një numër i madh telefonatash.
30 Nëntor 2021, 18:25 -
Sociale
'La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri', 26-vjeçarja tregon historinë e trishtë: Ai më la sapo mësoi që isha nënë! Burri i parë më vdiq, i dyti më dhunonte! Merr lajmin e mirë në 'Pa Gjurmë'
"La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri", ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend...të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete.
29 Nëntor 2021, 16:57