-
Kosova ndaloi dinarin, Brnabiç: Synojnë spastrimin etnik të serbëve! Të hënën kërkojmë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit
Pas presidentit, edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç ngriti shqetësimin për heqjen pa konsultim të dinarit në Kosovë. Të hënën tha ajo, do të kërkohet seancë në këshillin e sigurimit të OKB, edhe pse u shpreh e vetëdijshme se Serbia nuk do ta ketë të lehtë me Kosovën.
3 Shkurt, 12:55 -
Deputeti gjerman pro heqjes së dinarit në Kosovë: Disa mund të bezdisen, por edhe në Gjermani paguajmë me euro
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka dalë pro vendimit të qeverisë së Kosovës për heqjen e dinarit serb, ku tashmë çdo pagesë do bëhet vetëm me euro.
3 Shkurt, 08:41 -
Lirohen katër të dënuarit për vrasjen e një gazetari serb 25 vjet më parë
Slavko Çuruvija, u vra më 11 prill të vitit 1999, pak ditë fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, për t’u dhënë fund mizorive mbi shqiptarët e Kosovës. Ai ishte një kritik i ashpër i ish udhëheqësit serb dhe për vrasjen e tij prej kohësh ishin fajësuar pjesëtarët e rrethit të ngushtë të Sllobodan Millosheviçit, i cili vdiq më 2006 në Hagë, derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.
2 Shkurt, 20:02 -
Nga 1 shkurti Kosova ‘dëboi’ dinarin serb/ Franca: Të pezullohet për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni
Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e një sërë valutash në territorin e saj, përfshirë dinarin serb, ka shkaktuar një sërë reagimesh nga ndërkombëtarët, ku njëzëri kërkojnë anulimin e këtij vendimi.
2 Shkurt, 19:22 -
Dinari serb, zëdhënësi i KE-së: Kosova nuk është kritikuar për vendosjen e euros si valutë të vetme, por për vendimin pa konsultime paraprake
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer, ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi
2 Shkurt, 15:16 -
Vendimi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Manastirliu-Nagavci firmosin tekstin e unifikuar të gjuhës shqipe për diasporën
Është nënshkruar sot mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, vendimi i përbashkët për unifikimin e teksteve të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë
2 Shkurt, 15:15 -
KE-ja shton presionin ndaj Kosovës për shkak të vendimit të BQK-së
Komisioni Evropian u është bashkuar zërave kritikë ndaj Kosovës, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret nga serbët që jetojnë në Kosovë
2 Shkurt, 13:22 -
Shpallet fajtor për krime lufte në Kosovë, Dushko Arsiç dënohet me 13 vite burg
Dushko Arsiç është dënuar me 13 vite burgim për krime lufte në Kosovë. Sipas mediave në Kosovë, ai akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje të ndodhur në prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe plagosjen e një tjetri
2 Shkurt, 11:39 -
DASH: Kundërshtojmë planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin dinarit serb
Departamenti amerikan i Shtetit tha se është thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.
1 Shkurt, 20:34 -
Vrasja e Liridonës, Naim Murseli ndryshon dëshminë, mohon raportimet për tradhëti
Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, ka thënë për Gazetën Express se Murseli e ka mohuar versionin që e ka dhënë gjatë intervistimit në Polici. Sipas saj, Murseli ka mohuar edhe raportimet në media për raporte të tensionuara me bashkëshorten dhe aludimet për tradhti.
1 Shkurt, 17:32 -
Stoltenberg: Kujdes mbrojtjen kolektive, NATO ndaloi luftra etnike në Kosovë dhe Bosnje
Gjatë një takimi në Fondacionin Heritage, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kujtoi se në këtë vit që shënon 75-vjetorin e krijimit të organizatës së Traktatit Veri-Atlantik, edhe më shumë dalin në pah nevojat për një shtim të shpenzimeve dhe një qëndrueshmerie të mbrojtjes në të gjithë aleancën
1 Shkurt, 15:30 -
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër Qeverinë për ndryshimet në projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë menjëherë prej ndryshimeve në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online
1 Shkurt, 15:25 -
Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë! Serbia insiston që rregullorja e BQK-së të diskutohet në dialogun politik
Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) - e cila e përcakton euron si valutë të vetme për pagesat në Kosovë - dhe kërkoi që çështja të zgjidhet me dialog politik
1 Shkurt, 15:17 -
Shtëpitë e shqiptarëve në veri target i vandalizmit, reagojnë Krasniqi dhe Sveçla: Kërcënimet e Serbisë nuk na trembin
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën sot kanë vizituar lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, pas raportimeve se në muret e një shtëpie në ndërtim janë vizatuar shkrime kundër shqiptarëve. Ata thanë se kërcënimet e Serbisë nuk i trembin dhe do të vazhdojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në katër komunat veriore
1 Shkurt, 14:12 -
Ministri serb i Mbrojtjes: Na pret luftë diplomatike për dinarin
Duke komentuar vendimin e Kosovës për largimin nga përdorimi të dinarit serb, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se Serbia nuk ka zgjidhje tjetër përpos që të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike për, siç u shpreh ai, mbijetesën e serbëve në Kosovë
1 Shkurt, 13:44 -
Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë, Kurti i përgjigjet BE: Tranzicionin e nisëm që në dhjetor
Nga kjo e enjte, euro do të jetë valuta e vetme me të cilën do të kryhen pagesa në territorin e Kosovës. Në këtë mënyrë, shfuqizohet edhe dinari serb, duke sjellë reagime të forta jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Bashkimi Europian
1 Shkurt, 13:22 -
Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë! BE e shqetësuar kërkon periudhë të gjatë tranzicioni, reagon Kurti: Ne e nisëm që në dhjetor
Nga sot, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore që parashikon kryerjen e pagesave vetëm me valutën e huaj euro, duke përjashtuar në këtë mënyrë dinarin serb
1 Shkurt, 08:46 -
SHBA për planin e ri evropian, O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit, me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me planin e rritjes, O’Brien tha se pritet që të ulen kostot e lëvizjes së parave me rreth 3 deri në 5% për çdo transaksion
31 Janar, 18:28 -
Bislimi: Rregullorja e BQK-së do të hyjë në fuqi nesër, me tranzicion të lehtësuar
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar të mërkurën se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme, do të hyjë në fuqi të enjten më 1 shkurt, ashtu siç parashihej
31 Janar, 16:03 -
Haradinaj në Pentagon: Kosova dhe ushtria e saj është gati të jetë anëtare e NATO-s në krah me Amerikën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në ShBA, ka takuar sot Drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton V. Buland
31 Janar, 15:39 -
'Çështja e dinarit e panegociueshme' Kurti: Euroja është valuta e BE-së, s'po marrim lekun e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura, dhe i tillë është edhe ai për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë. Kurti shtoi se rregulloret dhe vendimet e BQK-së janë plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës
31 Janar, 13:08 -
Nga Kosova në Tiranë, ndalohen furgonat me ilaçe kozmetikë e bizhuteri floriri! Ishin mallra kontrabandë
Dy persona janë arrestuar pasi po transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50 000 euro, pa fatura tatimore, , të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova. Arrestimi i tyre u krye në aksin “Milot-Tiranë”
31 Janar, 13:33 -
Ndalimi i dinarit serb, reagon Osmani: Po diskutohen disa opsione, do të ketë një dakordim këto dy ditë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi së fundmi se po diskutohen një sërë opsionesh në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që nga nesër ndalon përdorimin e dinarit serb në vend. Osmani tha se do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të ketë edhe deklarata publike
31 Janar, 11:31 -
Kosova hoqi dinarin, Vuçiç mbledh në takim urgjent kabinetin qeveritar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë serbe mbrëmjen e së martës, lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm valuta euro të përdoret në Kosovë për operacione me para të gatshme, raportoi Tanjug
31 Janar, 11:21