-
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022! Asnjë nga deputetët nuk votoi kundër
Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, ndërsa kishte vetëm një abstenim. Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.
17 Dhjetor 2021, 20:54 -
Masat anti-COVID nga Italia, 100 qytetarë bllokohen në aeroportin e Prishtinës
Rreth 100 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar sot që të udhëtojnë drejt Italisë, ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara. Ajo tha se qytetarët janë ndaluar për shkak të masave të reja nga qeveria italiane, si masa mbrojtëse nga COVID-19.
17 Dhjetor 2021, 20:22 -
Pas operacionit në tru, deputetja Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend, duartrokitje nga kolegët dhe mesazhi emocionues nga kryeparlamentari
Ai ia doli në pak ditë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të vështirë që bëri para pak ditësh, deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mes duatrokitjeve të kolegëve.
17 Dhjetor 2021, 15:21 -
Kosovë/ 11 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 317 raste aktive me COVID
8 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157,941 që prej fillimit të pandemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 317 raste aktive me COVID.
17 Dhjetor 2021, 15:08 -
Kosova përballë një krize energjetike, Kurti: Konsumi shumë i madh! Ministrja e Ekonomisë: Termocentralet po prodhojnë 354 megavate më pak se kërkesa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriza energjetike, ashtu si në shtetet tjera, po troket edhe në Kosovë. Këtë çështje, Kurti tha se e kanë adresuar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
13 Dhjetor 2021, 17:18 -
Kosovë/ 89 për qind e viktimave nga COVID, të pavaksinuar plotësisht! 2,987 të vdekur që prej fillimit të pandemisë
Sipas ekspertëve shëndetësorë, që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të marrë dy doza të vaksinës dhe dy javë pas dozës së dytë ai konsiderohet i vaksinuar plotësisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në marsin e vitit 2020, deri më 12 dhjetor, në Kosovë kanë vdekur 2,987 persona.
13 Dhjetor 2021, 14:07 -
A mund ta ndalë Kosova rritjen e çmimeve?
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e publikuar më 7 dhjetor, ka bërë të ditur se çmimet e produkteve të konsumit janë rritur për 5.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021. Rritja më e lartë është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. Rritje ka pësuar edhe çmimi i energjisë elektrike.
12 Dhjetor 2021, 16:16 -
Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin, reagime të ashpra në Kosovë dhe nga të huajt
BE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi "gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm".
12 Dhjetor 2021, 10:18 -
Arrestimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Haradinaj: Askush nuk mund të fshihet pas krimit, drejtësia arrin këdo
Lajmin për arrestimin e tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e ka përshëndetur edhe Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Ai tha se askush nuk mund të fshihet pas krimit dhe drejtësia e gjendhe ndëshkon çdo person të përfshirë."
11 Dhjetor 2021, 22:27 -
U arrestuan për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ja kush janë dy vëllezërit e vrasjes së trefishtë
Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, janë dy nga të arrestuarit për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan. Persni i tretë i arrestua është babai i dy djemve, por ende nuk kanë qarkulluar fotografit&eum
11 Dhjetor 2021, 21:45 -
Ekzekutuan dy nxënës e shoferin në Gllogjan të Kosovës, në pranga tre personave! Shenjestra drejtuesi i autobusit, prej tij ishte vetëvrarë e afërmja e të arrestuarve
Arrestohen tre persona për vrasjen në Gllogjan të Kosovës. Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.
11 Dhjetor 2021, 20:19 -
Presidentja Osmani kujton miratimin e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut nga OKB: Si popull që kemi jetuar periudhë mohimi, të vendosur t’i respektojmë ato
Një periudhë 73- vjeçare që nga krijimi përmes OKB-së për miratimin e ‘Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut’ ka bërë që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ta sjellë në vëmëndje rëndësinë e këtij akti.
11 Dhjetor 2021, 00:20 -
Pas sanksioneve të SHBA-së kundër grupit Veselinoviç, Kurti paralajmëron goditjen e grupeve kriminale në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar mobilizim për luftë ndaj grupeve kriminale “pa dallim etnie”. Këtë deklaratë ai e bëri në hapje të mbledhjes së qeverisë duke e përmendur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së të 8 dhjetorit që ka futur në listë të sanksioneve 13 qytetarë serbë të Kosovës.
10 Dhjetor 2021, 16:53 -
Kosovë/ Regjistrohen 7 raste të reja infeksioni, humb jetën një qytetar nga COVID-19
Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar, ku në 24 orët e fundit si rezultat i 1.849 testimeve kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Ndërkohë, vetëm një person nuk arriti ta fitojë betejën me COVID-19.
10 Dhjetor 2021, 16:32 -
BE për deklaratat e serbëve: Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet! Ajo që ndodhi në Kosovë gjatë luftës s'mund të modifikohet
Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999. Këto komente ai i bëri pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vullin e quajti “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm” vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak.
10 Dhjetor 2021, 14:28 -
Gjuha seksiste e gjyqtarëve nën 'lupën' e Gjykatës Supreme në Kosovë
Gjykata Supreme e Kosovës do të shqyrtojë pretendimet e ngritura për përdorimin e gjuhës paragjykuese, seksiste dhe ofenduese në një aktvendim dhe arsyetim të aktvendimit të dalë nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.
10 Dhjetor 2021, 11:32 -
Hekurudha Prishtinë – Durrës, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës prezanton projektin dhe jepen detaje
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, ka prezantuar projektin për të cilin u ra dakord në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Aliu njoftoi se projekti në fjalë është prezantuar edhe në Bruksel.
9 Dhjetor 2021, 23:08 -
Eduard Zaloshnja: 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën
Rreth 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën. Ndërkohë, vetëm 20% janë kundër bashkimit. Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.
9 Dhjetor 2021, 12:25 -
Sanksionet e SHBA ndaj grupit të Veselinoviç, Albin Kurti: Ky vendim legjitimon aksionet e policisë në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e grupit të organizuar kriminal në krye me Zvonko Veselinoviç që vepron në veri të Kosov&am
8 Dhjetor 2021, 22:45 -
Pas SHBA-së, edhe presidentja Vjosa Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës. Arsyeja e bojkotit të këtij organizimi nga Osmani është shkelja e të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze. Kjo është bërë e ditur nga kwshilltari pwr median në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina
8 Dhjetor 2021, 21:07 -
Sanksionet e SHBA, Vuçiç: Do hetojmë nëse ka akuza serioze ndaj Veselinoviç dhe nënkryetarit të Listës Serbe
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pasi SHBA vendosi sanksione ndaj grupit kriminal serb në veri të Kosovës. Vuçiç shprehet se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë &
8 Dhjetor 2021, 20:02 -
Sanksionet e SHBA ndaj grupit kriminal serb në veri të Kosovës, Yuri Kim: Ndalni korrupsionin, merrni parasysh pasojat (Mesazh edhe për Berishën?!)
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas sanksioneve të SHBA të vendosura ndaj një grupi serb që vepronte në veri të Kosovës. Kim teksa shpërndan deklaratën e DASH, thekson se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat p&e
8 Dhjetor 2021, 18:12 -
Financonin politikanët për të fituar zgjedhjet, SHBA sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviç! Godet krimin e organizuar serb në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokojnë pasuritë dhe llogaritë bankare të 16 personave të krimit të organizuar dhe 26 kompanive. Pjesë e listës janë 13 serbë që veprojnë në Veri të Kosovës. Koka e krimit dhe trafiqeve shpallet Zvonko Veselinoviç i lidhur me Listën Serbe.
8 Dhjetor 2021, 18:02 -
Kosovë/ 10 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit! Prej disa ditësh asnjë fatalitet! 319 raste aktive me COVID
Situata në Kosovë vijon të jetë e qendrueshme sa i përket rasteve dhe viktimave në krahasim me vende të tjera të Rajonit dhe Europës që po përballen me një valë të re nga COVID.
8 Dhjetor 2021, 15:14 -
'BE të tregohet e drejtë me Kosovën', Kurti në Bruksel: 3 vite pas rekomandimit dhe qytetarët vazhdojnë të përballen ende me regjimin e vizave! Përplaset me Borrel për Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me përfaqësesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerin Oliver Varhelyi ka theksuar sërish se destinacioni i Kosovës është Bashkimi Evropian dhe se BE-ja është kontinenti ynë. Kurti sërish përsëriti që BE-ja duhet të tregohet e drejtë me Kosovën dhe të heq vizat për qytetarët e saj.
7 Dhjetor 2021, 16:51 -
Vrau të birin, gjykata e Prishtinës merr vendimin për babanë e Albert Krasniqit: Dënohet me 3 vite dhe 5 muaj burgim për 'vrasje nga pakujdesia'
Skender Krasniqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi
7 Dhjetor 2021, 15:46 -
Kosovë/ 8 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 314 raste aktive me COVID
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,630,082 doza të vaksinës. Raportohet se 767,742 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat ndërsa në të gjithë vendin janë 314 raste aktive me COVID.
7 Dhjetor 2021, 15:04 -
Përparim Rama mori detyrën si Kryetar i Prishtinës, Veliaj: Suksese dhe të priftë e mbara
Përparim Rama është betouar sot si Kryetari i ri i Prishtinës, duke nisur zyrtarisht nga puna. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar kolegun e t
7 Dhjetor 2021, 13:56