-
Sipas Gjonit, gjatë pasdites së sotme reshjet do të prekin gjithë territorin, por në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ato do të intensifikohen dhe do të jenë të një intensiteti mesatare në natën e së enjtes dhe përgjatë ditës së premte. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet priten të jenë më të dobëta, herë pas here me shtrëngata.
29 Janar, 14:23 -
Moti i keq në Lezhë, ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit (VIDEO)
29 Janar, 09:52Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës ka shkaktuar probleme në lundrimin detar. Autoritetet bëjnë me dije se pezullimi i lundrimit do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
-
-
'Në bulevard u vranë 4 njerëz për 700 mijë euro', Lapaj nga Lezha: Sot, me një mesazh vidhen 53 milionë, të çohemi kundër barbarisë
27 Janar, 18:57Adriatik Lapaj tha se dikur në bulevard u vranë 4 persona për 700 mijë euro, ndërsa sot vidhen 53 milionë euro me një mesazh. Lapaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që forca politike që ai drejton, do të organizojë më 31 janar përballë Kryeministrisë.
-
U aksidentua në Kurbin 8 ditë më parë, ndërron jetë shoferi i ri! Dy pasagjerët ende nën kujdesin e mjekëve
27 Janar, 15:58Automjeti tip “Audi”, me të cilin ata udhëtonin, devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore gjatë tentativës për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër, i cili drejtohej nga një person në gjendje të dehur, që është arrestuar nga policia.
-
-
-
Baste sportive të paligjshme në Lezhë! Një person përfundon në pranga, tjetri nën hetim!
25 Janar, 13:57Policia e Lezhës arrestoi një 32-vjeçar dhe vuri nën hetim një 31-vjeçar, pasi gjatë operacionit “Kontrolli” u gjetën duke zhvilluar baste sportive të paligjshme përmes celularëve në një lokal të qytetit.
-
Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro
25 Janar, 09:57Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme.
-
Emigranët në Shqipëri/ Qeveria italiane rinovon marrëveshjen me resortin me 5 yje në Shëngjin, për të akomoduar forcat e saj të rendit
24 Janar, 16:12Për një efektiv, që do të qëndrojë në këtë hotel, ‘Roma’ do të paguajë 83 euro në ditë për 2 vitet e ardhshme.
-
-
-
U përfshi në një konflikt në Lezhë, arrestohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka! Do hetohet në gjendje të lirë, në kërkim i biri
23 Janar, 14:29Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, është arrestuar nga Policia pasi pak ditë më parë u përfshi në një konflikt të dhunshëm mes disa personave në Lezhë. Ndërkohë djali i tij, i përfshirë në po të njëjtën ngjarje, vijon të jetë në kërkim.
-
Dyshohet se vodhën nën kërcënimin e një pistolete lodër 2 karburante, Policia e Lezhës identifikon dhe shpall në kërkim 2 persona
23 Janar, 12:56Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër vodhën para dhe naftë në dy karburante.
-
Pjesë e grupit që grabiste me armë spanjollët, pranga 45-vjeçarit në Lezhë! Pritet ekstradimi (VIDEO)
23 Janar, 09:55Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është arrestuar në Lezhë. Ai ishte në kërkim nga Spanja dhe se ndaj tij ishte caktuar masa arrest në burg për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
-
-
Lezhë/ Dy mjete përplasen në superstradën Lezhë–Milot, plagoset një person, dërgohet në spital (VIDEO)
21 Janar, 21:15Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.
-
Aksident në Lezhë, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit rrugor dhe përmbyset (VIDEO)
21 Janar, 19:41Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës.
-
-
Përndiqte ish-bashkëjetuesen, vihet në pranga 39-vjeçari në Lezhë
21 Janar, 10:50Personi me iniciale A.A., u arrestua në një lokal teksa ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të njëjtin krim dhe ndaj të njëjtit person. Ish-bashkëjetuesja e kishte denoncuar në një emision investigativ. Ajo ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.