-
Kina zgjedh kryeministër aleatin e ngushtë të Xi Jinping, njihet për zbatimin e 'bllokimit brutal'
Kina ka emëruar Li Qiang, një të besuar të ngushtë të Presidentit Xi Jinping, si kryeministrin e ardhshëm të vendit, duke e vendosur atë nominalisht në krye të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, e cila tani po përballet me disa nga perspektivat e saj më të këqija në vite.
11 Mars 2023, 16:10 -
Xi Jinping fiton mandatin e tretë si president i Kinës
Udhëheqësit kinez Xi Jinping iu dha një mandat i tretë pesëvjeçar si president i Kinës të premten. Miratimi i emërimit të Xi në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.
10 Mars 2023, 10:58 -
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, do t’u japin fund të premten testimit të detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina, duke iu bashkuar vendeve të tjera që e kanë hequr këtë detyrim, i tha agjencisë Reuters një burim i informuar për këtë çështje
8 Mars 2023, 14:09 -
Kina: SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “shtrembëruar” karshi Kinës ose do të pasojë “konflikti dhe konfrontimi”, tha ministri i Jashtëm i Kinës të martën, teksa mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë.
7 Mars 2023, 16:28 -
Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin për dezinformim dhe propagandë
Pas një vit luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e informacionit, shpesh duke përsëritur deklaratat e njëra-tjetrës nëpër mediat shtetërore, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar Perëndimin, thuhet në një raport të ri
7 Mars 2023, 08:08 -
Kina miraton buxhetin vjetor ushtarak, 224 miliardë dollarë për mbrojtjen
Kina ka vendosur një objektiv zyrtar të rritjes ekonomike prej "rreth 5%" për vitin 2023, pasi kërkon të ringjallë ekonominë e dytë më të madhe në botë pas një viti rritjeje të vakët për shkak të masave pandemike.
5 Mars 2023, 09:14 -
Pekini kritikon planet për shitjen e raketave amerikane Tajvanit
Ndërkohë që Uashingtoni është i shqetësuar se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, Pekini po kritikon një vendim të administratës së Presidentit Biden për t’i shitur Tajvanit armë me vlerë prej 619 milionë dollarësh, ku përfshihen qindra raketa për avionët luftarakë F-16
3 Mars 2023, 17:24 -
Marina amerikane kryen fluturime në ngushticën e Tajvanit, reagon Kina: Rrezikojnë paqen, tentojnë të nxisin tensione
Një avion zbulues i marinës amerikane fluturoi mbi ngushticën e Tajvanit të hënën, në një manovër që synonte të ushtronte të drejtën për të operuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga ushtria kineze.
28 Shkurt 2023, 07:29 -
Trupi i saj u gjet i copëtuar i masakruar me sharrë elektrike, arrestohet ish bashkëshorti i modeles nga Kina! Në pranga edhe vëllai, babai e nëna
Katër anëtarë të së njëjtës familje akuzohen për vrasjen e modeles nga Hong Kongu, Abby Choi. Ish burri i saj Alex Kwong, 28 vjeç, vëllai i tij Anthony, 31 vjeç dhe babai i tyre, Kwong Kau, 65 vjeç, akuzohen për vrasjen e saj. Nëna e Alex Kwong, Jenny Li, 63 vjeçe, akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.
27 Shkurt 2023, 09:22 -
Kina paraqet planin e paqes me 12 pika për të ndalur luftën: Dilni nga mentaliteti i konfliktit dhe ndaloni sanksionet e njëanshme
Qeveria e Kinës ka prezantuar dokumentin një vit pas sulmit rus në Ukrainë. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm kinez, u takua me homologun e tij rus Lavrovin dhe Putin.
24 Shkurt 2023, 09:04 -
Misteret e balonave spiune
Marrëdhënia midis kombeve është gjithnjë komplekse dhe nganjëherë e vështirë për t’u kuptuar. Ndonjëherë ajo hyn në fushën e të çuditshmes. Dhe më pas në nivelin më ekstrem, hyn në botën e balonave, objekteve të paidentifikuara dhe avionëve luftarakë F-22.
21 Shkurt 2023, 19:56 -
I dërguari kinez takohet me kreun e Këshillit të Sigurimit rus në Moskë, propozim për planin e paqes me Ukrainën
Shefi i diplomacisë së Partisë Komuniste të Kinës, Wang Yi , i cili mbërriti sot në Moskë me një propozim për një zgjidhje të negociuar të konfliktit në Ukrainë, u takua me sekretarin
21 Shkurt 2023, 16:42 -
Blinken homologut kinez: Shkelja e hapësirës ajrore amerikane e papranueshme
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me kryediplomatin e Kinës në kontaktin e parë të nivelit të lartë midis dy vendeve që kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë spiune kineze dy javë më parë.
19 Shkurt 2023, 22:35 -
Kina furnizon Rusinë me dronë të vegjël për të goditur Ukrainën! SHBA: Po i përdorin për të mbledhur informacion mbi 2 vendet
Kina vazhdon të furnizojë Rusinë me dronë të vegjël komercialë që po ndihmojnë forcat e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës. Burime të inteligjencës perëndimore e kanë zbuluar kët&
18 Shkurt 2023, 22:28 -
Kina shpall fitoren ndaj koronavirusit, ekspertët vënë në dyshim shifrat e dhëna nga Pekini
Kina ka shpallur një fitore të madhe dhe vendimtare në trajtimin e saj të shpërthimit të koronavirusit që përfshiu vendin muajt e fundit pas një lehtësimi të papritur të politikës së saj "zero-Covid" në fund të vitit të kaluar.
17 Shkurt 2023, 15:30 -
Biden bisedë me Xi Jinping për balonën kineze: T’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund, s’jemi pranë një lufte të ftohtë
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se pret që të flasë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, lidhur me atë që Uashingtoni thotë se ishte balonë kineze e spiunazhit që avionët amerikanë e rrëzuan më herët gjatë këtij muaji teksa po kalonte mbi SHBA.
17 Shkurt 2023, 07:28 -
Kina shpreh mbështetje për Iranin mes presionit perëndimor
Udhëheqësi kinez Xi Jinping shprehu mbështetjen e vendit për Iranin gjatë një vizite të presidentit iranian Ebrahim Raisi në Pekin të martën, në një kohë kur Teherani po përpiqet të zgjerojë marrëdhëniet me Pekinin dhe Moskën, për të kompensuar sanksionet perëndimore për aktivitetet e tij bërthamore
15 Shkurt 2023, 08:25 -
Tensionet SHBA-Kinë në epiqendër të takimit të sigurisë në Mynih
Udhëheqësit botërorë do të ndjekin këtë javë Konferencën e Sigurisë në Mynih ndërsa po afron përvjetori i fillimit të sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe po rriten tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara me akuza për spiunazh.
14 Shkurt 2023, 22:12 -
SHBA: Kemi gjetur sensorët e balonës kineze që rrëzuam
Ushtria Amerikane ka arritur që të gjejë në Oqeanin Atlantik sensorët e balonës së parë kineze që u rrëzua mbi SHBA, e cila dyshohej se përdorej për spiunazh. SHBA ka nisur prej një jave kërkimet për pjesët e balonës spiune kineze.
14 Shkurt 2023, 18:36 -
Këshilltari i Kinës turne ndërkombëtar, pritet të vizitojë Rusinë
Kryediplomati kinez do të vizitojë Rusinë këtë muaj, sipas Ministrisë së Jashtme të saj, në vizitën e parë në vend nga një zyrtar kinez në atë rol që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska . Wang Yi, i cili u emërua këshilltari kryesor i politikës së jashtme të liderit kinez Xi Jinping muajin e kaluar, do të vizitojë Rusinë gjatë një turneu ndërkombëtar tetë-ditor që fillon të martën.
14 Shkurt 2023, 08:45 -
‘Misteri’ rrethon objektet e rrëzuara nga SHBA gjatë ditëve të fundit! Zyrtari i lartë ushtarak: Nuk përjashtohet mundësia që të jenë jashtëtokësore
Ushtria amerikane nuk është e sigurt se cilat ishin tre objektet fluturuese që rrëzoi nga qielli mbi Amerikën e Veriut dhe si ishin në gjendje të qëndronin lart. Presidenti Joe Biden urdhëroi që një tjetër objekt, i katërti në total për këtë muaj, të rrëzohej të dielën.
13 Shkurt 2023, 20:21 -
Balona spiune apo 'UFO'? Misteri i objekteve të rrëzuara në Amerikë
4 janë tashmë episode mes SHBA-së dhe Kanadasë. Dhe tani Pekini po akuzon gjithashtu Uashingtonin për një objekt të paidentifikuar mbi Detin e Verdhë. Ndërkohë që zyrtarët e administratës së Bidenpranojnë gjithashtu se sa më gjatë të mos jenë në gjendje të japin një shpjegim publik të origjinës së objekteve, aq më shumë do të rriten spekulimet rreth "aktivitetit jashtëtokësor".
13 Shkurt 2023, 12:20 -
Balona kineze errësoi qiejt diplomatikë
Qytetarët amerikanë, për herë të parë, panë një gjë të prekshme nga Kina, që e sfidon sigurinë e tyre kombëtare: një balonë gjigante të bardhë. Për disa ditë, ajo fluturoi mbi qiejt e Shteteve të Bashkuara duke u bërë objekt i një kurioziteti të pafundmë nga publiku: Çfarë është? Çfarë po bën? Dhe e kujt është
12 Shkurt 2023, 19:53 -
Tensione në ‘ajër’, pas SHBA-së, raportime për një mjet fluturues të paidentifikuar edhe nga Kina, forcat e armatosura përgatiten ta rrëzojnë
Pak ditë pasi SHBA rrëzoi një balonë të madhe kineze të cilën e etiketuan si spiune, edhe në Kinë është shfaqur një objekt i pa identifikuar për të cilin Pekini është i gatshëm ta rrëzojë.
12 Shkurt 2023, 17:59 -
Ekspertët: Heshtja e Kinës për balonën spiune mund të rrisë më tej tensionet
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajrore të dhjetëra vendeve, duke mbledhur informacione përmes një flote balonash vëzhgimi ka rritur shqetësimet në Uashington në lidhje me sjelljet e Pekinit. Këto veprime të Kinës mund të nxisin reagime më të forta në incidentet e ardhshme.
10 Shkurt 2023, 19:42 -
Çfarë dihet dhe çfarë jo për balonën kineze?
Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë kursit. Kjo ngjarje ka nxitur shumë pyetje, përfshirë edhe për vetë balonën.
9 Shkurt 2023, 13:52 -
Shtëpia e Bardhë: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente
Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin "me interes për kinezët", tha Pentagoni të mërkurën, por pa dhënë hollësi se çfarë trajktoresh kishin përshkuar ato, apo nëse kishin kaluar mbi ndonjë objekt ushtarak.
9 Shkurt 2023, 07:37 -
Pas rrëzimit të balonës, Kina refuzon një telefonatë me Sekretarit amerikan të Mbrojtjes
Kina ka refuzuar një telefonatë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin pasi SHBA rrëzoi balonën kineze për të cilën pretendon se përdorej për spiunazh. Pentagoni bëri kërkesën p&e
8 Shkurt 2023, 09:36 -
Inteligjenca amerikane insiston: Balona e rrëzuar përdorej nga Kina për spiunazh
Inteligjenca amerikane ka insistuar se balona që rrëzuan të shtunën ishte përdorur nga ushtria kineze për spiunim. Zyrtarë të paidentifikuar i thanë Washington Post se besojnë se balona të tillë janë përdorur për të mbledhur informacione të inteligjencës dhe strategjike në territoret e rëndësishme.
8 Shkurt 2023, 09:26