-
SHBA ripërsërit: Nuk hezitojmë, dënojmë politikanët e korruptuar në Ballkan! Lërini mënjanë nacionalizmat, rajoni të bëhet motori ekonomik i Evropës
Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksionet për të dërguar një mesazh të fortë për aktorët e korruptuar dhe destabilizues në rajon. Deklarata është bërë nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve MINA.
6 Janar 2022, 10:50 -
Kapen 300 kg drogë në pikën kufitare të Malit të Zi! Lënda narkotike e fshehur në kamionin frigoriferik! Do shkonte drejt Bosnjës
Në pjesën e sipërme frigoriferike të kamionit, u gjet një vend i posaçëm ku ishin fshehur 295 pako me drogë. Mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se pas kalimit të doganës, do të shkonte në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës.
4 Janar 2022, 20:28 -
COVID-19/ Nga sot futen në fuqi masat e reja në Mal të Zi, hyrja në kufi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ
Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e djeshme nga autoritetet shëndetësore njoftuan se nga sot në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.
2 Janar 2022, 07:59 -
COVID-19/Mali i Zi ashpërson masat, nga nesër hyrja në kufi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ
Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Në një konferencë të jashtëzakonshme autoritetet shëndetësore njoftuan se nga data 2 janar në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.
1 Janar 2022, 23:07 -
Masa të reja anti-COVID, nga 2 janari shqiptarët mund të shkojnë në Malin e Zi vetëm me certifikatë vaksinimi dhe test negativ
Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri drejt Malit të Zi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj. Gjithashtu kërkohet vërtetim se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
29 Dhjetor 2021, 16:04 -
Policia ngrihet në këmbë në Tivar, një person kërcënon se do të shpërthejë sasi të madhe eksplozivi afër një banke: Ktheni paratë që i vodhët punëtorëve
Në Tivar në Mal të Zi policia është ngritur në këmbë pasi një person kërcënon se do të shpërthejë një sasi të madhe eksplozivi pasi e ka vendosur në një mjet. Zëdhënësi i Prokurorisë së Tivarit tha se vendi i ngjarjes është zbrazur dhe nuk ka rrezik për qytetarët.
28 Dhjetor 2021, 12:22 -
Rriten infektimet në Malin e Zi! 545 raste dhe 5 viktima në 24 orë, mes tyre një 32-vjeçar! Ministrja: 'Omicron' po dominon
Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi njoftuan sot për një rritje të theksuar të rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 545 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se personi më i ri ishte 32 vjeç. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Mal të Zi është 2,911.
26 Dhjetor 2021, 20:40 -
Dështuan për një votë, opozita heq dorë nga rrëzimi i qeverisë malazeze
Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë.
13 Dhjetor 2021, 14:56 -
Kronikë
Tre shqiptarë me 37 kg kokainë në makinë, arrestohet njëri prej tyre në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë
37 kg kokainë është kapur ditën e sotme në pikën kufitare Debeli Brijeg, mes Malit të Zi dhe Kroacisë.Kokaina u sekuestrua në një automjet me targa shqiptare, ndërsa mësohet se në të udhëtonin tre shqiptarë, ku njëri prej tyre ka pranuar se droga i përkiste atij dhe për këtë arsye u arrestua.
29 Nëntor 2021, 12:56 - Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
I dërguari i Biden takon kryeministrin e Malit të Zi: Vijoni me zbatimin e reformave për integrimin në BE
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Podgoricë dha mesazhin e mbështetjes së SHBA-së për Malin e Zi sovran dhe gjithpërfshirës. Esobar takoi kryeministrin, Zdravko Krivokapiç dhe kryeparlamentarin Aleksa Beçiç.
11 Nëntor 2021, 19:20 - Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Qeveria e Malit të Zi prezanton projektligjin për pasurinë, kush nuk e justifikon, i kalon shtetit
Qeveria në Mal të Zi prezantoi projektligjin për prejardhjen e pasurisë. Nëse ligji kalon në parlament do të mundësojë edhe zbardhjen e rasteve të pasurive të paligjshme dhe korrupsionit nga e kaluara.
30 Tetor 2021, 22:14 -
Politikë
'Ballkani i Hapur', Yuri Kim ftesë Kosovës, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës për t'ju bashkuar: SHBA mbështet nismën
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shprehur sot hapur se SHBA mbështet nismën rajonale 'Ballkani i Hapur'. Me një postim në Twitter, Yuri Kim i ka bërë ftesë që kësaj nisme t'i bashkohen edhe vendet që deri më tani kanë hezituar, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, teksa thotë se 'Ballkani i Hapur', duhet të jetë i hapur të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
29 Tetor 2021, 13:52 -
Kosova & Rajoni
‘Bota serbe’, një koncept që po e nervozon rajonin
“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.
21 Tetor 2021, 22:48 -
Kosova & Rajoni
Ndizen tensionet sërish në Mal të Zi: Protestë në Podgoricë në mbrojtje të kishës malazeze nga Serbia
Qindra veta protestuan në Podgoricë para qeverisë së Malit të Zi, kundër siç u tha, dhunës policore dhe vendimit të autoriteteve për të regjistruar Manastirin e Cetinës si pronë të Kishës Ortodokse Serbe.
19 Tetor 2021, 02:32 -
Sociale
Shqipëria në Samitin Digjital të Ballkanit, shkolla kodimi për të rinjtë, Karçani: E-Albania revolucionarizoi shërbimet në Shqipëri
Samiti i 4-të Digjital në Ballkanin Perëndimor në Mal të Zi hap disa mundësi të reja për Shqipërinë. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj foli në Samit mbi përvojën shqiptare të shërbimeve online të vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare
13 Tetor 2021, 16:00 - Kronikë
-
Kosova & Rajoni
Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë
Organizatat dhe veprimtarët nga këto komunitete shprehin alarmin për atë që ata e quajnë rritje të “militantizmit të qeverisë së Serbisë” ndaj Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj Bosnje -Hercegovinës dhe Malit të Zi.
12 Tetor 2021, 07:50 - Kosova & Rajoni
-
Kosova & Rajoni
Skandali 'Pandora Papers'/ Shfaqet emri i presidentit të Malit të Zi në kompanitë offshore, pritet të nisin hetimet
Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.
6 Tetor 2021, 18:40 -
Tirana
Veliaj i jep ‘Çelësin e qytetit’ Zv Kryeministrit të Malit të Zi: Etalon i politikës së mirë! Abazoviç: Tirana, shembull për zhvillimin e jashtëzakonshëm
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”, simbolikë e mikpritjes në kryeqytetin e shqiptarëve. Veliaj e cilësoi Abazoviç, një etalon të politikës së mirë.
6 Tetor 2021, 12:21 -
Kronikë
Skaneri zbulon 300 kg marijuanë në doganën e Podgoricës, ishte fshehur në një kamion cisternë! Mediat malazeze: Erdhi nga Shqipëria, destinacioni përfundimtar Bosnje-Hercegovina
300 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia doganore e Podgoricës në Malin e Zi, gjatë mbrëmjes së sotme. Droga po transportohej me një kamion cisternë, ndërsa sipas raportimeve nga mediat malazeze kamioni cisternë hyri nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe destinacion përfundimtar kishte Bosnje-Hercegovinën.
5 Tetor 2021, 22:12 -
Kosova & Rajoni
Vrasja e 18-vjeçares shqiptare në Tuz nga partneri, qytetarët e Malit të Zi thirrje për protestë: Ta kapim përbindëshin, nuk kemi bija me na u vra
Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12 pas vrasjes së një 18-vjeçare nga partneri i saj me breshëri armësh në Tuz. Autori shkoi në shtëpinë e 18-vjeçares dhe qëlloi me breshëri armësh këdo që i doli para duke vrarë edhe gjyshen dhe plagosur babanë e 18-vjeçares
3 Tetor 2021, 08:10 -
Kosova & Rajoni
Tronditëse në Mal të Zi! 18-vjeçarja shqiptare ekzekutohet nga partneri, i cili i vret edhe gjyshen, plagoset babai
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mal të Zi, ku një 18 vjeçare është ekzekutuar nga partneri i saj. Plumbat nuk kanë kursyer as gjyshen e saj, e cila vdiq për shkak të plagëve të marrë, ndërsa babi i saj mbeti i plagosur.
2 Tetor 2021, 22:57 -
Kosova & Rajoni
Ursula von der Leyen në Mal të Zi: Keni përparuar, mbështes rrugëtimin tuaj drejt Bashkimit Evropian
Pas vizitës në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja e KE-së, mbështeti rrugëtimin e qeverisë malazeze drejt Bashkimit Evropian, teksa tha se Mali i Zi ka bërë përparim të dukshëm në reformat e marra.
29 Shtator 2021, 20:22 - Kosova & Rajoni
-
Kronikë
Hyjnë sot në fuqi masat anti-COVID në Malin e Zi, tension mes policisë malazeze dhe punëtorëve shqiptarë në Hanin e Hotit! Nuk u lejohet kalimi pa certifikatë vaksinimi dhe pa tampon
Dhjetëra punonjës shqiptarë nuk janë lejuar të futen në Malin e Zi për shkak se vendi fqinj ka vendosur masa të reja anti-COVID, duke krijuar tensione mes tyre dhe policisë policisë malazeze. Për të futur në Malin e Zi qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, tampon ose të vërtetojnë që kanë kaluar COVID-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.
14 Shtator 2021, 11:24 -
Kronikë
COVID-19, Ministria e Jashtme lajmëron udhëtarët shqiptarë: Mali i Zi shtrëngon masat në kufi nga 14 shtatori
Si pasojë e zhvillimeve të fundit të pandemisë dhe në një kohë kur varianti delta po përhapet me shpejtësi, duke filluar nga 14 shtatori Mali i Zi shtrëngon masat në kufi.
10 Shtator 2021, 13:21 -
Kosova & Rajoni
Deklaratat e priftërinjve ortodoksë për Kosovën, intelektualët malazez kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit
Ngjarjet që pasuan inaugurimin e Metropolit të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi dhe thirrjeve të priftërinjve për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë kanë reaguar 107 intelektualë malazezë.
8 Shtator 2021, 11:23 -
Opinion
Pirueta e çuditshme “gjeopolitike”: Ata që një vit më parë Abazoviçin e cilësuan hero, tani e quajnë mik të Ramës
Kushdo besoj e mban mend një vit më parë, kur Edi Rama e Zoran Zaev, hapur, madje shumë hapur përkrahën Milo Gjukanoviçin në zgjedhjet parlamentare të fundgushtit në Mal të Zi
7 Shtator 2021, 17:36 -
Kosova & Rajoni
Raporti: Rreth 12 mijë viktima nga TEC-et e Ballkanit Perëndimor
3 vjet, 250 ditë 13 orë kanë kaluar që nga vendosja e afatit të fundit që vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë kufijtë e ndotjes. Këto kanë për qëllim të zvogëlojnë ndikimet vdekjeprurëse të termocentraleve të qymyrit në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.
7 Shtator 2021, 15:55 -
Kosova & Rajoni
Bashkimi Evropian, i shqetësuar për trazirat në Mal të Zi pas shugurimit të mitropolitit serb: Situatë tejet shqetësuese, të hetohen rastet e dhunës
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për situatën në Mal të Zi, pas trazirave që shpërthyen atje me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
6 Shtator 2021, 10:32 -
Kosova & Rajoni
Përplasjet për kishën Serbe në Malin të Zi, reagime në Kosovë: Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi
Pak orë pas përplasjes të tensionuar së protestuesve dhe policëve në Kishën ortodokse Serbe në Malin e Zi kanë reaguar politikanët e Kosovës.
5 Shtator 2021, 14:32 -
Kosova & Rajoni
Tension në ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, përplasje mes protestuesve dhe policëve
Ceremonia shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Manastirin e Cetinës u mbajt mes tensionesh dhe u zhvillua në praninë e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Kjo gjë u prit plot tension nga kundërshtarët e Kishës Serbe në Malin e Zi të cilët ditën e djeshme organizuan një protestë.
5 Shtator 2021, 13:45 - Kosova & Rajoni