-
Trupat e para amerikane arrijnë në Poloni, përforcime për aleatët e NATO-s në Evropën Lindore
Trupat e para amerikane, për përforcimin e aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore, arritën më 5 shkurt në një bazë ushtarake në juglindje të Polonisë. Këto trupa u dërguan në kohën kur grumbullimi ushtarak rus përgjatë kufirit me Ukrainën po vazhdon.
5 Shkurt 2022, 14:19 -
Një sinjal shprese? Vazhdojnë bisedimet për Ukrainën pavarësisht paralajmërimit rus
Pavarësisht se Presidenti Vladimir Putin tha një muaj më parë se dëshironte një përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave ruse dhe paralajmëroi se Moksa nuk do të pranonte “bisedime boshe”, në fillim të javës ai shfaqi një gatishmëri të dukshme për më shumë bisedime me Uashingtonin dhe NATO-n.
5 Shkurt 2022, 07:36 -
Tensionet me Ukrainë, Rusia dënon rritjen e numrit të trupave amerikane në Evropë: Hap shkatërrues që zvogëlon mundësinë për zgjidhje politike
Rusia ka dënuar vendimin e SHBA-së për të dërguar trupa shtesë në Evropë për të mbështetur aleatët e saj të NATO-s mes frikës së vazhdueshme për një pushtim rus të Ukrainës.
3 Shkurt 2022, 07:56 -
Biden urdhëron afro 3000 trupa amerikane në Evropën Lindore për t'iu kundërvënë Rusisë
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evropën Lindore nga një përhapje e mundshme nga kriza mbi grumbullimin e trupave ruse pranë Ukrainës,
3 Shkurt 2022, 00:55 -
SHBA dërgon afro 3 mijë trupa në Evropën Lindore
Presidenti Joe Biden miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme. 1700 trupa do të vendosen në Poloni dhe 300 të tjerë në Gjermani. Rreth 1,000 trupa që ndodhen në Gjermani do të dërgohen në Rumani.
2 Shkurt 2022, 18:37 -
Kriza e Ukrainës 'zhvendoset' në Mesdhe! NATO 'sfidon' anijet ruse në Kanalin e Siçilisë
Kriza e Ukrainës nuk është dhe aq larg. Nga kufiri ruso-ukrainas tashmë ajo po mbërrin në Mesdhe. Anije të flotës ruse kaluan në afërsi të kanalit të Sicilisë si pjesë e stërvitjeve detare të paralajmëruara dhe kjo ka ngjallur shqetësim. Edhe pse ministria italiane e mbrojtjes pohoi kalimin e 6 anijeve ruse, por nënvizoi se ato “nuk kanë cenuar sovranitetin dhe ujërat territoriale të Italisë”.
2 Shkurt 2022, 14:21 -
Putin: SHBA po përpiqet ta fusë Rusinë në luftë me Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij në një luftë në Ukrainë. Ai tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim, si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.
2 Shkurt 2022, 10:30 -
Çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NATO-s?
Disa vende anëtare të NATO-s po dërgojnë trupa dhe pajisje për aleatët në Evropën Lindore ndërsa përshkallëzohen tensionet me Rusinë. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri disa mijëra trupa. Moska ka mbi 100,000 trupa të grumbulluara në kufirin me Ukrainën dhe Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon. Por çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NATO-s.
1 Shkurt 2022, 18:23 -
Blinken-Lavrov në telefon, sekretari amerikan: Trupat rus të tërhiqen nga Ukraina, nëse jo do të ketë pasoja të rënda
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken , foli këtë të martë me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe kërkoi "përshkallëzimin e menjëhershëm rus dhe tërheqjen e trupave dhe pajisjeve nga kufijtë e Ukrainës", tha Departamenti i Shtetit .
1 Shkurt 2022, 16:17 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, NATO në gatishmëri të lartë, nis trupa dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore
Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën. Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.
1 Shkurt 2022, 13:27 -
Anijet ruse ‘zbarkojnë’ në kanalin e Sicilisë, kriza e Ukrainës ka një tjetër front! NATO ndjek lëvizjet e flotës, Biden: Gati për çdo gjë
Disa lundrime me anije nga pala ruse në kanalin e Sicilisë si pjesë e stërvitjeve të paralajmëruara detare në Mesdhe, duke shkaktuar shqetësime
31 Janar 2022, 23:58 -
Çfarë do të bëjë më pas Putini? Ja çfarë na mëson “Teoria e Lojës”
Ndërsa vazhdojnë të përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, po rritet edhe rëndësia e të kuptuarit të mendësisë së presidentit rus Vladimir Putin. Në këtë kuadër, me interes të veçantë janë dy pyetje:A është racional udhëheqësi rus? Dhe a mund të pengohet ai që të realizojë kërcënimet që artikulon?
31 Janar 2022, 10:22 -
Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Nuk do dërgojmë trupa në Ukrainë nëse pushtohet nga Rusia
NATO nuk ka plane për të dërguar trupa luftarake në Ukrainën, në rast të një pushtimi nga Rusia. Kështu bëri me dije Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për BBC.
30 Janar 2022, 14:32 -
Ekspertja e politikave të sigurisë në Uashington: Putin si Millosheviç, i fiksuar pas armiqve historikë, inateve dhe nevojës për hakmarrje
Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë - gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër saj.
30 Janar 2022, 10:46 -
Dallime mes Ukrainës dhe NATO-s mbi kërcënimin rus
Udhëheqësi i Ukrainës dhe ndihmësit e tij të mbrojtjes e sigurisë po i vlerësojnë qëllimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin ndryshe nga shumë prej homologëve të tyre perëndimorë. A janë thjesht ata duke u treguar stoikë pas tetë vitesh provokime të vazhdueshme ruse dhe një lufte të gjatë në Ukrainën lindore, apo thjesht po e keqkuptojnë kundërshtarin e tyre rus?
29 Janar 2022, 22:31 -
Berisha-Meta, aleatët kryesorë të Putinit në Shqipëri?! Fakte dhe rrethana
Ditët e fundit, jo rastësisht, Sali Berisha dhe Ilir Meta, po nxitojnë të ekspozohen si anti-rusë, duke kritikuar qeverinë shqiptare, për qëndrim pasiv në raport me situatën e tensionuar në Ukrainë, e cila është para një rreziku serioz për t’u pushtuar nga Rusia e Vladimir Putinit. Shqipëria është pjesë e NATO-s. Dhe NATO është sot fuqia më e madhe ushtarake mbi tokë, rrjedhimisht edhe pengesa kryesore e planeve okupuese të Vladimir Putinit, i cili ka mbështetjen e Kinës, disa shteteve satelite dhe segmenteve në Ballkan, kryesisht në Beograd, por edhe në Athinë.
28 Janar 2022, 13:15 -
Përgjigja e SHBA-ve ndaj Rusisë, asnjë ndryshim për NATO-n apo Ukrainën
Uashingtoni i ka propozuar dialog Moskës për çështje si stërvitjet ushtarake, transparenca, dhe vendosja e raketave. Sekretari Blinken e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj.
27 Janar 2022, 19:56 -
Analiza/ Çfarë do të thotë për sigurinë rajonale, ndërtimi i një bazë e re amerikane ushtarake në Shqipëri?
Shqipëria dërgoi trupat e saj në mbështetje të luftës së udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan dhe Irak, duke i konsoliduar kështu kredencialet e saj pro-amerikane. Vendimi i SHBA-së pasqyron rëndësinë strategjike të Shqipërisë por edhe destabilitetin në rritje në Ballkan. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka pasur në territorin e saj bazën e një fuqie të madhe. Gjatë Luftës së Ftohtë, në vitet 1950, baza detare e Pasha Limanit në Shqipëri ishte e vetmja bazë sovjetike në Adriatik, që i siguronte Bashkimit Sovjetik qasje në Detin Mesdhe.
27 Janar 2022, 09:29 -
Tensionet në Ukrainë, NATO: Situatën ta zgjidhim me dialog! Nëse forcat ruse nuk largohen nga kufiri, 5000 trupat tanë janë në gatishmëri
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbajtur një konference urgjente në lidhje me krizën në Ukrainë. Kundërpërgjigja ndaj 100 mijë trupave të Rusisë në kufi me Ukrainën ka qene e drejtpërdrejte kur Stoltenberg u shpreh se rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Megjithatë shefi i NATO-s i bëri thirrje Moskës për dialog dhe zgjidhje diplomatike.
26 Janar 2022, 20:57 -
Tensionet në Ukrainë, Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen
Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.
26 Janar 2022, 15:24 -
Presidenti Biden takime me udhëheqësit evropianë për rrezikun e pushtimit të Ukrainës nga Rusia! Aleatët bashkë kundër agresionit rus
Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi virtualisht të hënën me udhëheqësit kryesorë evropianë në lidhje me rrezikun e vazhdueshëm të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, ndërsa po shqyrton dërgimin e disa mijëra forcave amerikane në vendet balltike dhe në Evropën Lindore. Presidenti Biden nuk ka vendosur ende nëse do të dislokojë paisje dhe personel ushtarak amerikan më pranë territorit të Rusisë.
25 Janar 2022, 09:36 -
Takimi virtual mes liderëve evropian dhe NATO-s për Ukrainën, SHBA vendos në gatishmëri 8500 trupa
Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar në SHBA në rast se NATO aktivizon Forcën e saj të Reagimit ose nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet më tej, ka thënë Pentagoni
25 Janar 2022, 02:24 -
Ukrainë, NATO shton forcat dhe mjetet luftarake! Pushtim rus? Stoltenberg: Mbrojmë aleatët e rrezikuar! SHBA dhe Britani tërheqin një pjesë të stafit diplomatik
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka nisur instalimin e trupave ushtarake në Ukrainë, nga frika e pushtimit të vendit nga Rusia. Jens Stoltenberg u shpreh i gatshëm për të ndihmuar çdo aleat në nevojë, ndërsa SHBA e Britania kanë nisur tërheqjen e stafit në ambasadat e Kievit
24 Janar 2022, 14:50 -
NATO hedh poshtë kërkesën e Rusisë për të tërhequr forcat nga Rumania dhe Bullgaria
NATO-ja hodhi poshtë të premten kërkesat ruse për të tërhequr forcat e saj nga Rumania dhe Bullgaria ndërsa vazhdonin përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë në kushtet kur Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës.
22 Janar 2022, 01:24 -
Nga ndërtimi i pistës së avionëve deri tek ndërtimi i depove të armatimit, ja si do të duket baza ajrore e NATO-s në Kuçovë (FOTO)
Sot kanë nisur punimet për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamjet sesi do të duket pista e re e uljes së avionëve ushtarakë.Pista moderne do të jetë e përshtatshme për mundësinë e uljes së avionëve ushtarake nga më mo
20 Janar 2022, 12:50 -
Baza ajrore në Kuçovë, Rama: Po diskutojmë me ambasdoren Yuri Kim për krijimin e një qendre ekselence për mbrojtjen kibernetike
Kryeministri Edi Rama tha nga Kuçova, ku sot nis modernizimi i bazës ajrore, u shpreh se po diskuton me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në lidhje me një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.&
20 Janar 2022, 11:46 -
Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Ky investim tregon që vendi ynë është vlerë e shtuar në NATO! Rrit rolin tonë politik dhe ushtarak
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për bazën e re ajrore të Kuçovës, tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore takti
20 Janar 2022, 11:40 -
Baza e NATO-s në Kuçovë, ministri i mbrojtjes: Mesazh për aktorë me qëllime rivale në Ballkanin Perëndimor! Forcon qëndrimin tonë drejt SHBA-BE
Baza e NATO-s në Kuçovë, për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi është një tregues i forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera aleate, por edhe një mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor."D&am
20 Janar 2022, 11:33 -
Nis puna për modernizimit e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Gjenerali: Dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon
I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate.&l
20 Janar 2022, 11:42 -
Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Rrit rolin tonë politik dhe ushtarak! Gjeneral Begaj: Dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon (VIDEO)
Sot ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. I pranishëm në ceremoninë e mbajtur për nisjen e punimeve ishte edhe kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj.
20 Janar 2022, 11:31 -
Estonia, Lituania, Letonia në pritje të miratimit të SHBA për të dërguar armë në Ukrainë
Estonia, Lituania dhe Letonia janë duke pritur për miratimin e SHBA për të dërguar armë vdekjeprurëse të prodhuara nga Amerika në Ukrainë, në mënyrë që të pengojnë një pushtim të supozuar rus
20 Janar 2022, 01:16 -
Analizë: SHBA po grumbullon frontin evropian, strategjia e Biden për të përballuar presionet ruse
Një javë diplomaci nga presidenti amerikan Joe Biden nuk arriti të qetësojë tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, por ka ruajtur unitetin me aleatët evropianë kundër Moskës, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin kërkon të ekspozojë çarjet, thonë analistët e politikës së jashtme.
15 Janar 2022, 00:10 -
Mes pretendimeve nga Rusia se bisedimet për Ukrainën janë 'rrugë pa krye', Polonia paralajmëron riskun e luftës
Ministri i Jashtëm i Polonisë tha të enjten se Evropa ishte në rrezik për t'u zhytur në luftë pasi Rusia tha se nuk po heq dorë ende nga diplomacia, por se ekspertët ushtarakë po përgatisnin opsione në rast se tensionet rreth Ukrainës nuk mund të të çaktivizohet.
14 Janar 2022, 00:58 -
Asnjë përparim mbi Ukrainën, NATO dhe Rusia bien dakord për bisedime të tjera
Kreu i aleancës atlantike tha sot në Bruksel se dallimet mes Rusisë dhe NATO-s lidhur me Ukrainën do të jenë të vështira për t'u kapërcyer. Ai i bëri komentet pas rreth katër orë bisedimesh në kuadër të këshillit NATO-Rusi, ku Moska këmbënguli në ato që i quan garanci sigurie nga Perëndimi.
12 Janar 2022, 20:06