-
DSIK raport kundër gruas së hekurt të SPAK-ut, prokurorja: Jam e shokuar, nuk mund të njolloset puna ime 15-vjeçare me dy rreshta
Kandidatja për SPAK Doloreza Musabelliu pa asnjë pasuri distancohet nga lëvizjet në pasurinë e bashkëjetuesit. Gjyqtarja Iliriana Olldashi rrezikohet për 1 milion lekë, nesër vendimi.
3 Dhjetor 2019, 11:07 -
-
Prokuroria mbyll hetimet për grupin që tjetërsuan dhe përvetësuan 235 mijë m2 tokë shtetërore tek Rana Hadhun e në Shëngjin
Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë Arben Ndoka dhe disa prej familjareve te tij,qe kane shërbyer si zyrtare në Lezhë. Veprat penale që akuzohen janë 'Falsifikimi i dokumenteve”, 'Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.
25 Nëntor 2019, 11:56 -
Shuhen masat 'arrest me burg' për 4 anëtarë të grupit 'Bajri', por mbeten sërish në qeli
Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë, ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi duke shuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
22 Nëntor 2019, 16:08 -
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja
Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja apeloi vendimin e shkallës së Parë që më parë kishte caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkoi në Apel lirimin nga qelia, pasi pretendonte se nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit.
20 Nëntor 2019, 11:00 -
-
-
Sulmi ndaj Policisë së Elbasanit në 2017, bie akuza e vrasjes në tentativë ndaj policëve/ “Krimet e Rënda” kërkojnë 7 vite burg për Suel Çelën
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 7 vite burg për Suel Çelën, i cili do të gjykohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës, lidhur me incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2017 në Elbasan.
4 Nëntor 2019, 12:29 -
-
-
170 dosjet në duart e SPAK/ Nga kokaina, tek '41 Bis'! Në 'lupë' edhe biznesmeni në kërkim i 'Shpresa-Al'
Tetë prokurorët e parë që do të emërohen brenda muajit Nëntor për ngritjen e SPAK do të hetojnë të paktën 170 dosjet më të bujshme që ka aktualisht organi i akuzës. Të cilësuara si dosjet më të nxehta janë ato të trafikimit të kokainës, të 613 dhe 137 kg kokainë të bllokuara në Portin e Durrësit, ajo e grupit Avdylajt e të Bajrave në Shkodër, si dhe dosjet për arrestimin e personave që merren me falsifikim letërnjoftimesh për kalim klandestinësh, si dhe për arrestimin e 18 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Kadastrës në Durrës.
26 Tetor 2019, 15:17 -
-
Helmoi vjehrrën me 'lëngun magjik'/ Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, prokuroria kërkon 35 vjet burg
Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00.
21 Tetor 2019, 10:37 -
-
Besim Hajdarmataj del të hënën para Vettingut, ja superpasuria që duhet të justifikojë
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, identifikohet si “flamur i kuq” shtimin e likujditeteve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqëruara me dokumentacion. Deri në vitin 2009 ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkëta me vëllanë, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit.
13 Tetor 2019, 17:42 -
Përkthimi i letër porosive mban peng dosjen e Avdylajve - Report Tv siguron dokumentin: Trafiku i drogës nga Kolumbia, Europa, Turqia e Shqipëria
Të arrestuarit në procesin e dosjes 339/1 sipas Krimeve të Rënda kanë trafikuar drogë nga Kolumbia, Europë, Turqi e Shqipëri. Ndërsa hetimet janë zgjatur me tre muaj pasi nuk është arritur të përkthehen në kohë letër porositë e mbërritura nga Bari e Firence. Ndërkohë avokatët e të ndaluarve shprehen se Prokuroria edhe pse i mban për mbi 12 muaj në qeli nuk i ka pyetur një herë të vetme, mes tyre edhe vëllezërit Avdylaj.
13 Tetor 2019, 11:23 -
-
-
-