-
Masakroi gjyshen duke e qëlluar 13 herë me thikë/ Redmond Gruda merret i pandehur, rrezikon burgim të përjetshëm
Floresha Gruda, është marrë i pandehur nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe çështja penale kundër tij tashmë ka përfunduar në gjykatë. Ai ka qëlluar mbi 13 herë me thikë gjyshen, duke e lënë të vdekur në vend.
2 Shtator 2019, 19:18 -
Ekstradohen nga SHBA e Gjermania dy persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vjedhje e kanabis
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, me qëllim përballjen e tyre me drejtësinë e vendeve të cilat i kanë shpallur në kërkim.
23 Gusht 2019, 13:21 -
-
Dosja 184/ Krimet e Rënda shpallin mos kompetencë, hetimi kalon në Prokurorinë e Dibrës
Prokurori i SPAK, Klodian Braho vendos të rikthej në Dibër dosjen 184 e cila trazoi politikën dhe opinion publik. Në këtë dosje me 100 cd përgjimesh një pjesë e tyre të bëra publike, kishte biseda për zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër, për të cilat krimet nisën një hetim por pa rezultat. Ndërsa tashmë Dibra pritet të zbardh nëse pati apo jo blerje votash nga PS, teksa Muharrem Rama u zgjodh qytetari parë i Peshkopisë.
21 Gusht 2019, 12:33 -
-
Rrezik censure, Arta Marku shtrëngon informacionet, zbulohet udhëzimi i plotë
Kryeprokurorja Arta Marku përmes një udhëzimi të përgjithshëm kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni nga organi i akuzës për cdo cështje deri në përfundim të hetimeve paraprake. Udhëzimi i Kryeprokurores Arta Marku vjen pas kritikave të herëpashershme ndaj prokurorëve pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore.
12 Gusht 2019, 17:23 -
-
-
Përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 janë nxjerrë nga ''Krimet te Renda'', hetimi për sekretin hetimor kalon në Elbasan
Nxjerrja e bisedave është bërë në mënyrë të qëllimshme nga një ose dy persona nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vendimi për dërgimi i çështjes penale në Elbasan është marrë nga prokurorja Donika Prela, e cila ka argumentuar në vendim se hetimi i kësaj dosje nga Krimet e Rënda ka konflikt interesi.
19 Korrik 2019, 16:51 -
-
-
-
Hetimi për pastrim parash ndaj Llallës/ Krimet e Rënda zgjatin afatin me 3 muaj, në pritje të letër-porosive
Ish numri një i akuzës Adriatik Llalla do të hetohet edhe për tre muaj të tjerë deri sa nga Gjermania dhe Amerika të mbërrin letër-porositë. Me këtë vendim gjyqtari Ardit Mustafa rrëzoi kërkesën e Llallës për mos zgjatje afatesh.
3 Korrik 2019, 13:09 -
Shtyhet sërish seanca, Tahiri: Shqipëria po ecën para, vetëm gjyqi im ka ngecur (VIDEO)
Shtyhet sërish gjyqi kundër ish-ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri nuk bëri asnjë deklaratë gjatë seancës gjyqësore, që u shty për shkak se nuk ishte njoftuar njëri nga të pandehurit në mungesë, Gjergji Kohila, ndërsa edhe prokura e tij për avokatin ishte me probleme.
3 Korrik 2019, 09:10 -
Ngritja e SPAK/ Ambasadori i OSBE-së te Krimet e Rënda, nënshkruhet 'memorandumi i mirëkuptimit'
Ambasadori i OSBE-së, Benrd Borchart ka zhvilluar një takim me Prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Report Tv mëson se axhenda e takimit është asistenca që OSBE do të japë për Krimet e Rënda dhe ngritjen e SPAK.
28 Qershor 2019, 10:19 -
-
Gjyqi për Tahirin pas zgjedhjeve! Ish-ministri i Brendshëm kërkon gjykim të shkurtuar: Procesi po zvarritet
Senca është e shtyrë për shkak se kanë se munguar tre ish-oficerë policie të Vlorës të cilët hetohen së bashku me Saimir Tahirin. Gjyqi i radhës do të mbahet më 3 korrik.
19 Qershor 2019, 11:10 -
Dosja e 3.4 milion eurove, belgët kërkojnë dëshminë e Lulzim Bashës
Pritet që në ditët në vijim kryedemokrati të japë shpjegime për 3.4 milion eurot që u gjetën në makinën “Toyota Yaris” para disa muajve në Portin e Durrësit çështje, për të cilën kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar një ditë para se ngarkesa të kapej, kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje.
11 Qershor 2019, 15:56 -
-
Banda e drogës nga Shqipëria në Greqi/ Shkon në 14 numri i të arrestuarve
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar me inicialet A.L. banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”. Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.
8 Qershor 2019, 09:50
