-
LISTA/ 78 gjyqtarët dhe prokurorët që Gjermania kërkon të ndiqen penalisht
Bundestagu gjerman ka miratuar disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin.
6 Tetor 2019, 08:04 -
-
Ekskluzive/ 4 gjykata i kërkojnë Kushtetueses shfuqizimin e rishikimit të dënimeve
Bllokohet pa afat rishikimi i dënimeve nga gjykatat, shkak papajtueshmëria e Kodit të Procedurës Penale me Kushtetutën. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Gjykata Apelit Shkodër dhe Gjykata Apelit Gjirokastër kanë vënë në lëvizje Gjykatës Kushtetuese, e cila vijon të mos funksionojë për shkak të veprimit të Vetingut, për të shfuqizuar nenin 453 të Kodit të Procedurës Penale.
3 Tetor 2019, 07:47 -
Bollino: Shah mat i Gjermanisë për të gjitha truket alla shqiptarçe për bojkot
Duhet pritur vendimi përfundimtar i 15 tetorit dhe ratifikimi i 17 tetorit nga ana e Këshillit Evropian për të patur sigurinë se gjërat do të shkojnë ashtu siç ka vendosur Gjermania, por gjithçka të le të mendosh se propozimi gjerman, në fakt, do të jetë ajo “road map”, që do të ndjekin edhe vendet e tjera anëtare.
27 Shtator 2019, 21:29 -
-
Juristi: SPAK mund të ngrihet me më pak se 10 prokurorë! Kushtetuesja do të paktën 6 gjyqtarë
Në një intervistë për ReportTv avokati dhe juristi Ferdinand Doja shprehet se SPAK mund të ndez motorët për të luftuar krimin e korrupsionin edhe më me pak se 10 prokuror. Ndërsa ndalur tek Kushtetuesja ai thotë se duhen minimum 6 gjyqtarë për të marrë vendim në seancë publike.
18 Shtator 2019, 13:33 -
'Nuk tolerojmë më...shpallet me 22 nëntor', Meta pa përgjigje për Komisionin e Venecias por paralajmëron një nismë të re
Vetë Kreu i Shtetit ka thënë nuk e ka një përgjigje se çfarë vendimesh do të marrë nëse Venecia e gjen me shkelje kushtetuese, por njoftoi se me 22 nëntor do të bëjë publike nismën e tij mbrojtje të Kushtetutës.
17 Shtator 2019, 22:34 -
Vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi publikon listën e 6 kandidatëve
Kuvendi publikon listën e kandidatëve që kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është Gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos se çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare.
17 Shtator 2019, 17:14 -
Kriza në Gjykatën Kushtetuese, duhen ende disa muaj për të funksionuar
Përzgjedhja e 4 gjyqtarëve kushtetues nga lista prej 6 kandidatëve të renditur nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi nuk do të zgjidh ngërçin e krijuar në gjykatën kushtetuese ku ky institucion pritet të shqyrtojë mes të tjera dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve dhe nxjerrjen e një dekreti të ri, dhe vendimin e komisionit hetimorë për të shkarkuar presidentin apo ligjin e teatrit.
17 Shtator 2019, 14:55 -
Sekretari Parlamentar i Gjermanisë: I bindur se shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet
Lange është shprehur se është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në fund Lange është shprehur se është plotësisht i bindur që shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet në mënyrë afatgjatë nëpërmjet reformës në drejtësi – me gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe të pavarur.
16 Shtator 2019, 12:45 -
-
-
Misteri, 5 ditë pas udhëtimit të Bashës në Greqi, Athina kërkoi rikthimin e paktit të detit që u bë me PD
Basha udhëtoi drejt Athinës pesë ditë para se Bakojanis të zbulonte se qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit me qëllim që të rikthejë marrëveshjen e detit të 2009
14 Shtator 2019, 11:20 -
Ekskluzive/ Greqia: Negociata me BE në 'këmbim' të rikthimit të marrëveshjes së detit me Berishën e Bashën në 2009
Motra e kryeministrit Micotaqis zbulon se qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha. Dora Bakojanis ish-ministrja e Jashtme e Greqisë aktualisht deputete shprehet se tani Greqia ka një shans të mirë. Marrëveshja që i dhuronte detin Greqisë dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
13 Shtator 2019, 15:06 -
-
Shqyrtohen 6 kandidaturat për Kushtetuese/ KED publikon renditjen sipas pikëve
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procesin renditjes në bazë të pikëve, për 6 kandidatët e 4 vendeve të lira në Gjykatën Kushtetuese. Sipas renditjes së publikuar nga KED Arta Vorpsi, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, renditet e para në listë.
10 Shtator 2019, 18:33 -
-
-
-
E riktheu Gjykata Administrative, kandidatja Zhaklina Peto bllokon listën për Kushtetuesen, KED pret ta vendosë sërish në 'sitë'
KED më parë e skualifikoi Peton me argumentin se kishte probleme me pasurinë, ndërsa Gjykata Administrative e riktheu në garë. Tani KED do të presë vendimin e zbardhur nga apeli për rastin Peto ku do ta vendosë sërish në 'sitë' dhe më pas të dërgojë listën për gjykatën Kushtetuese në Parlament.
26 Gusht 2019, 11:30
