-
Refuzimi i Cakajt/ Rama: E sulmojnë se është i pastër, s’mund të akuzohet për asgjë. S’ka predikuar ndryshim kufijsh në Ballkan
Kryeministri Edi Rama u ndal tek cështja e modekretimit të Gent Cakës. Kryeministri tha se Gent Cakaj nuk ka folur asnjëherë për ndryshim kufijsh në Ballkan
10 Janar 2019, 18:46 -
-
-
Bushati dhe Rama takojnë trupën diplomatike, Kryeministri: Gent Cakaj nuk ka predikuar për ndryshim kufijsh
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një takim me trupën diplomatik në Shqipëri. Në këtë takim është i pranishëm dhe kandidati i refuzuar nga presidenti Ilir Meta, Gent Cakaj. Rama i doli në mbrojtje Cakajt dhe tha se ky i fundit nuk ka dalë kurrë kundër interesit shqiptar. Rama foli edhe për Kosovën. Kryeministri tha se në pranverë do të hapen kufijtë mes dy vendeve.
10 Janar 2019, 18:26 -
Refuzimi i Cakajt/ Meta: Integriteti i Kosovës, i padiskutueshëm. Rama: Presidenti mbron Kosovën nga një shqiptar
Presidenti Ilir Meta thotë se deri në sekondën e fundit që do të jetë president, pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme. Meta i përgjigjet kështu kryeministrit Rama, që në një reagim të mëparshëm e quajti vendimin e Metës të turpshëm dhe anti-kushtetues.
10 Janar 2019, 15:50 -
Refuzimi i Cakajt/ Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: Vendim kombëtar. Rama: U bashkove me qyqarët që përshëndesin Metën
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës , Edita Tahiri përshëndet vendimin dhe thekson se Cakaj ishte pro prekjes së kufijve të Kosovës. I menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama. Rama thotë se Tahiri u bashkua me qyqarët që përshëndesin vendimin e Metës.
10 Janar 2019, 15:19 -
Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues.
10 Janar 2019, 13:38 -
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
10 Janar 2019, 12:45 -
Kaosi në fakultete, Rama: Studentët po pengohen dhunshëm, nisim sot shpërndarjen e fondeve në universitete
Kryeministri Edi Rama thekson se ka marrë mijëra mesazhe nga prindërit dhe studentët që duan vijimin e mësimit normalisht. Kreu i qeverisë thotë gjithashtu se Ministria e Financave ka nisur punën për lëvrimin e fondeve për çdo student pranë universiteteve.
10 Janar 2019, 12:29 -
Meta dekreton 4 ministra, pezull Gent Cakaj, nuk shkarkon Bushatin
Presidenti Ilir Meta sot ka dekretuar në krye të 4 ministreve të vendit emrin e Anila Denajt, Besa Shahinit, Elva Margaritit dhe Belinda Ballukut. Ndërkohë me emërimin e këtyre figurave, Meta vazhdon të mbajë pezull Gent Cakajn, i cili është propozuar nga Rama si kreu i ri i Ministrisë së Jashtme, që deri më tani është drejtuar nga Ditmir Bushati. Për pasojë, ky i fundit ende nuk është shkarkuar.
9 Janar 2019, 20:00 -
Vlera e shtëpisë në Surrel 400 milionë lekë, PD nxjerr dokumentet: Rama të justifikojë pasurinë, të mos fshihet pas fustanit të gruas
Partia Demokratike vijon me akuzat e saj karshi kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit nuk ka justifikuar paratë e deklaruara për shtëpinë në Surrel.
9 Janar 2019, 15:41 -
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur, ja fotot e tyre (FOTO)
Në pritje të dekreteve të Presidentit, Edi Rama i mblodhi sot të dy qeveritë në kryeministri. Ministrat e rinj ishin më seriozë në hyrje e dalje nga mbledhja, ndërsa të larguarit u shfaqën të çliruar nga mbledhja e fundit ku po merrnin pjesë dhe në përfundim të saj u ndanë në disa grupe për të konsumuar kafen së bashku. Ilir Meta ka kohë deri të premten të firmosë edhe 5 dekretet e fundit.
9 Janar 2019, 13:33 -
Dalin mesazhet e Ramës me studentët deri në 3 të mëngjesit: Mos po lexon ndonjë libër? Për kë mendon? (E PLOTË)
Shqiptarja.com sjell disa prej mesazheve të Ramës, ku studentët pyesin kryeministri pse ka qenë zgjuar deri në orët e vona të mesnatës. Për të mos u humbur janë edhe përgjigjiet e kryeministrit Rama që nuk ka hezituar të komunikojë me studentët.
9 Janar 2019, 11:13 -
Rama: Drejtohuni tek platforma, ndëshkime për vonesat
Në takimin e zhvilluar me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen platformës. Rama paralajmëroi se në rast se do të shihet se ka vonesa të qëllimshme për zgjidhjen e ankesave atëherë do të merren masat. “ Drejtojuni platformës, brenda 10 ditësh do
9 Janar 2019, 10:52 -
-
-
Platforma për Bashkëqeverisjen/ Rama me koordinatorët: Ndëshkime nëse vonesat janë të qëllimshme
Kryeministri tha se qytetarët duhet të vazhdojnë t'i drejtohen platformës për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Mirëpo më shumë se për bashkëqeverisjen, kreu i qeverisë e vuri theksin te studentët të cilët në vend të protestës po bojkotojnë mësimin. Kritika kreu i qeverisë kishte edhe për pedagogët kur u shpreh se nuk duan të bëjnë mësim dhe po dezinfirmojnë studentët.
9 Janar 2019, 10:32 -
Studentët/ Rama: Brenda janarit do publikohet Pakti për Universitetin, shkojmë përtej kërkesave
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me kërkesat e studentëve. Kryeministri thotë se brenda muajit janar do të publikohet i plotë Pakti për Universitetin. Rama shton se ka komunikuar deri në orët e para të mëngjesit me studentët për këto kërkesa.
9 Janar 2019, 10:15 -
Disa nga banorët e Unazës së Re protestë pranë shtëpisë së Ramës në Surrel, polici-Balliut: Largojini urgjent (Debati)
Pas 66 ditëve protestë te Unaza e Re, një pjesë e banorëve mbrëmjen e sotme janë drejtuar te shtëpia e kryeministrit Edi Rama në Surrel duke protestuar për rreth 20 minuta. Ata kërkojnë anulimin e projektit.
8 Janar 2019, 21:02 -
Kryeministri Rama vizitë tek bizneset: Kemi taksimin më të ulët në rajon
Kryeministri Rama dhe ministri në largim i Financave, Arben Ahmetaj vizituan një biznes të vogël që përfiton nga ulja e tatimit të fitimit që nga 1 janari. Rama tha se ky nivel tatimi është më i vogli në rajon, ndërsa Ahmetaj shtoi se kjo i ndihmon kompanitë e vogla të kalojnë në fashën e biznesit të madh.
8 Janar 2019, 19:25
