-
-
Mirditë/ Prej 3 ditësh Shëngjergji ende në flakë, digjen mbi 10 hektar pyje, dëme të shumta në ekonominë pyjore të zonës (VIDEO)
Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej pasdites të së enjtes, në masivin pyjor të fshatit Shëngjergj të Njësisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë.
26 Mars 2022, 09:36 -
Vijon që të digjet pylli në Shëngjergj, përfshihet nga flakët një magazinë, rrezikohen disa edhe banesa! Mbi 10 ha të djegura
Zjarri i rëne prej pasdites të së enjtes në masivin pyjor të fshatit Shëngjergj të Njësisë Administrative vijon të jetë aktiv. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe aktualisht rrezikohen dhe disa banesa
25 Mars 2022, 10:39 -
-
Zjarr i madh në Gramsh pranë kalasë së Tunjës, flakët favorizohen nga era! Forcat Zjarrfikëse u bëjnë thirrje banorëve të zonës për ndihmë
Dy zjarre të fuqishme, të favorizuara edhe nga era po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc. Alarmin e kanë ngritur forcat zjarrfikëse të Gramshit, të cilët u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë për ta shuar me mjete rrethanore. Zjarri siç duket edhe nga pamjet ka gllabëruar sipërfaqe të mëdha pyjore
24 Mars 2022, 07:51 -
Zjarr në Elbasan, digjet prej tre ditësh zona turistike e Gjinarit! Flakë edhe në afërsi të Qafë-Krrabës
Një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të Qafë-Krrabës në Elbasan. Mësohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pylli dhe po digjen shkurre e pemë. Flakët kanë nisur rreth orës 18:00 ndërsa vijojnë ende.
23 Mars 2022, 20:49 -
Vlorë, 30 vatra zjarri për 5 ditë, drejtori i zjarrfikëses: I vendosin blegtorët për të pastruar kullotat, policia nuk i arreston
Brenda 5 ditësh janë djegur me dhjetëra parcela me ullinj si dhe kullota në Vlorë. Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës, Kastriot Begaj tha se policia nuk i arreston autorët, të cilët janë lehtësisht të identifikueshëm.
23 Mars 2022, 18:00 -
Zjarr në pyllin e Levanit në Berat, digjen 7 ha dëllinja e dru lisi, dyshohet se është vënë qëllimisht nga barinjtë (VIDEO)
Një vatër zjarri në pyllin e Levanit në Berat ka shkaktuar djegien e 7 hektarë dëllinja dhe dru lisi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa dyshohet të jetë vënë nga barinjtë për të hapur kullota.
23 Mars 2022, 15:35 -
-
Krujë, digjet pylli në Dollakë, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të thyer! Zjarri vijon prej disa orësh
Hektarë të tërë janë përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Dollakë në Krujë. Flakët vijojnë të djegin prej disa orësh çfarë gjejnë përpara, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer.
22 Mars 2022, 17:55 -
-
I vihet qëllimisht zjarri pyllit, prej dy ditësh flakët djegin sipërfaqe të tëra me dëllinjë në Malzi të Kukësit
Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, forcat e angazhuara me pompa uji shpine ecin në këmbë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era.
22 Mars 2022, 15:26 -
Zjarr i madh në fshatin Kam në Tropojë, rrezikohen disa banesa! Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e specializuar (VIDEO)
Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Kam të Tropojës. Nga informacione e siguruara nga Report Tv është mësuar se zjarri ka rrezikuar disa banesa.
22 Mars 2022, 14:01 -
-
Vlorë, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Radhimë
Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Radhimë në Vlorë. Policia njofton se ekipet e zjarrfikëses të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
22 Mars 2022, 09:43 -
-
Zjarr në një sipërfaqe me shkurre në Derven të Fushë Krujës, rrezikohet linja e tensionit të lartë dhe 1 banesë
Një zjarr ka përfshire një sipërfaqe me ferra e shkurre në fshatin Derven të Fushë Krujës, ku si pasojë e flakëve të përmasave të mëdha rrezikohet linja e tensionit të lartë dhe një banese në afërsi të vatrës.
20 Mars 2022, 21:34 -
Ndezin zjarr në dhomë duke luajtur, fëmijët i vënë aksidentalisht flakën shtëpisë, shpëton mrekullisht familja në Berat
Një banesë është përfshirë nga flakët në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë teksa po luanin. Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobiljeve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shpësisë.
20 Mars 2022, 21:16 -
Zjarr në pyllin me pisha në Krastë të Krujës, flakët favorizohen nga era, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëses
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në pyllin me pisha në Krasten e Krujës në afërsi të vendit të quajtur Zidoll. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur edhe më tej.
20 Mars 2022, 11:17 -
Riaktivizohet zjarri në Panaja në Vlorë, digjen dhjetëra rrënjë ullinj shekullorë! Zjarrfikësit në vendngjarje! Nuk lejohet kalimi i mjeteve në aksin Vlorë-Fier
Është riaktivizuar zjarri në Panaja të Vlorës. Flakët kanë përfshirë ullishte në zonë dhe disa hektarë të djegur, Tre automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për të shuar flakët. Ndërkohë nuk lejohet kalimi i automjeteve në aksin e vjetër Vlorë-Fier. Rreth 100 rrënjë ullinj janë të djegura
19 Mars 2022, 12:07