-
Kampionati Europian/ Erkand Qerimaj dominon në shkëputje, mbyll garën në vendin e tretë në Baterinë B
Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur po zhvillohet në Yerevan të Armenisë, event ku përfaqësohet Shqipëria. I pari që u ngjit në pedanë këtë të martë ishte shtangisti Erkand Qerimaj
18 Prill 2023, 15:12 -
Fillon Kampionati Europian i Peshëngritjes, Shqipëria kërkon trofetë me 7 sportistë
Nga 15-23 prill në Armeni do zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes. Në pedanë do zbresin peshëngritësit më të vlefshëm, duke synuar një rezultat të mirë, çka do vlente për pikët e Lojërave Olimpike, Paris 2024.
15 Prill 2023, 10:04 -
-
-
'Calja mori 300 milionë lekë për garat e 2021', Gjoza flet për shpërblimet në peshëngritje: Në 2024 Shqipëria kandidate për Botërorin e të rriturve
Në muajt mars dhe prill Shqipëria do të organizojë Kampionatin Botëror për të rinjtë në peshëngritje. Për Report TV presidenti i federatës Elez Gjoza zbulon detaje të organizimit dhe thotë se ligji për shpërblimin po motivon të rinjtë të merren me peshëngritjen.
24 Janar 2023, 11:58 -
Shpërblimi që prishi 15 vite miqësi/ Kovaçi-Qerimaj përfundon në prokurori! Trajneri i peshëngritjes akuza edhe presidentit të federatës, reagon Gjoza (DOKUMENTI)
Përplasja për shpërblimin e munguar mes trajnerit të peshëngrtjes Zef Kovaçit dhe sportistit Erkand Qerimaj ka përfunduar në prokurori. Për ‘Report TV’ Kovaçi thotë se sportisti në bashkupunim me federatën i kanë kaluar dikuj tjetër lekët që i takonin, ndërsa në federatë sqarojnë se është ekskluziviteti i sportistit për të zgjedhur trajnerin, të cilit i kalon shpërblimi.
18 Janar 2023, 14:08 -
‘Shkëlqimi dhe rënia’ e një kampioni, Ilir Suli rrëfehet në ‘Esencë’: U largova nga peshëngritja se s’pata mbështetjen e duhur! Mesazhi për të rinjtë
Ëndrra e tij nisi nga një trashëgimi familjare për shtangën. Edhe ai u bë pjesë e këtij zinxhiri duke u bërë kampion. Por rruga nuk qe e lehtë dhe shtigjet ishin të vështira. Ilir Suli erdhi në “Esencë” për të rrëfyer jetën personale dhe profesionale, fillesat dhe rrugëtimin me peshëngritjen.
11 Janar 2023, 19:27 -
-
-
Peshëngritësja Veli me doping, kreu i Federatës: Dyshojmë se e stisi me trajnerin grek, vëllanë e Piro Dhimës! Nëse del sërish pozitive përjashtohet përjetë nga sporti
Peshëngritësja Evangjeli Veli vijon të mbetet e pezulluar nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare pasi testi rezultoi pozitiv me doping. Kreu i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza thotë për Report Tv se dyshojnë se është sitisur në Durrës me trajnerin grek Odise Dhima, vëllain e Piro Dhimës.
24 Gusht 2022, 12:12 -
Kampion Europe me 3 medalje ari, peshëngritësi Kofsha: Jam shumë i lumtur, dua t'ia dal edhe në Olimpiadë
17-vjeçari shqiptar Ertjan Kofsha bëri një paraqitje brilante në kampionatin europian duke rrëmbyer 3 medalje ari. Në intervistë për Report Tv ai thotë se kam punuar 6 vite për të ardhur në këtë pikë dhe pretendon se në të ardhmen do fitojë edhe medalje olimpike.
19 Gusht 2022, 12:15 -
'Fenomeni' Ertjan Kofsha rrëmben tri medalje ari në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U-17
Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë. Kofsha ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.
15 Gusht 2022, 22:29 -
-
Nuk donin ti quanin provën, Qerimaj tërbohet me arbitrat! Shkodrani merr me ‘dhunë’ medaljen (VIDEO)
Erkand Qerimaj, fituesi i medaljes së katërt për Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri, është tërbuar me arbitrat në provën e tretë në shkëputje. Peshëngritësi që garon në kategorinë 73 kilogramë humbi dy provat e para me 148 kilogramë,
2 Korrik 2022, 19:38 -
'Luftë' me arbitrat, tërbimi i Qerimajt sjell medaljen e katërt për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare
Një tjetër medalje për Shqipërinë në ‘Lojërat Mesdhetare’. Këtë herë ka qenë radhë e peshëngritësit Erkand Qerimaj, i cili ka fituar medaljen e argjendtë në Algjeri, në provën e 3 të shkëputjes 149 kg.
2 Korrik 2022, 19:13 -
Për herë të parë në Shqipëri, mbahen zgjedhjet e federatës botërore të peshëngritjes! Fiton Jalood, kandidat edhe Piro Dhima
Shqipëria ka mbajtur këtë të shtunë për herë të parë zgjedhjet në federatën botërore të peshëngritjes ku fitues për mandatin e radhës u shpall Hasan Jallod nga Katari. në garrë ishin gjithsesj 11 kandidatë, mes tyre edhe piro dhima, ish peshëngritësi shqiptar, që u shpall edhe kampion olimpik me Greqinë.
25 Qershor 2022, 16:51 -
Kampionët e Europës në peshëngritje priten në bashkinë e Tiranës, sportistët: Nëse vijohet me mbështetjen vijnë të tjera medalje
Kampionët e saposhpallur të Europës në peshëngritje Evangjeli Veli dhe erland Qerimaj janë pritur sot në bashkinë e Tiranës në shenjë mirënjohje dhe për t’iu garantuar se mbështetja do vijojë. Sportistët thanë se janë optimist që shumë shpejt do ti sjellin medalje të tjera Shqipërisë.
21 Qershor 2022, 14:25 -
-
'Federata botërore e mahnitur me organizimin në Tiranë', presidenti i peshëngritjes: Prisja 9 medalje, fatkeqësi dëmtimi i Caljas
Organizimi i kampionatit europian të peshëngritjes në Shqipëri i ka lënë përshtypje tepër pozitive federatës botërore të këtij sporti. I ftuar në Report TV, presidenti i federatës shqiptare të këtij sporti, Elez Gjozaj, thotë se priste më shumë medalje nga peshëngritësit, por dëmtimet na penalizuan. Gjithsesi ai shumë optimist se e ardhmja e Shqipërisë në këtë sport është e ndritur.
3 Qershor 2022, 14:16 -
U shpall kampion europe, Qerimaj: I lumtur që medaljen ia dërgoi djalit në shtëpi! Calja s'mban dot lotët: S'ishte e shkruar të shkonte mirë
Erkand Qerimaj, kampioni i saposhpallur i Europës në peshëngritje në stilin e shkëputjes thotë se ndihet shumë i lumtur që i dërgoi medaljen e arit djalit në shtëpi. Ndërkohë në intervistë pas garës Briken Calja nuk i mbajto dot lotët për shkak të provave të dështuara si pasojë e një dëmtimi në shpatull.
1 Qershor 2022, 11:02