-
Kronikë
U arrestua për korrupsion me tenderin e uniformave të policisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Naqellarit për t’i kthyer telefonin
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari për t’i kthyer telefonin celular, i cili i ishte vendosur sekuestro edhe me vendim të shkallës së parë të GJKKO.
5 Tetor 2021, 10:48 -
Kronikë
Korrupsion me punësimet në Arsim në Dibër, lihen në burg nga GJKKO zyrtari i Këshillit të Qarkut si dhe specialisti i pyjeve që donte të bëhej mësues
Fitim Farruku, shef i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, janë lënë në burg nga GJKKO pasi akuzohen se për korrupsion. Halit Shehu i ka dhënë 100. 000 lekë Farrukut që ky i fundit të ndërhynte në Drejtorinë Arsimore për ta punësuar si mësues.
2 Tetor 2021, 16:53 -
Kronikë
Auditimi financiar doli në përfundimin që 'Golden resort' në pronësi të Altin Hajrit justifikon të ardhurat, SPAK tërhiqet nga ankimimi! Apeli i GJKKO tërheq sekuestron
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen për konfiskimin e 'Golden resort', në pronësi të Altin Hajrit. SPAK hoqi dorë nga ankimimi dhe për këtë arsye Apeli i GJKKO pushoi çështjen.
1 Tetor 2021, 10:41 -
Kronikë
U kapën 6 ton kanabis me vlerë 55 mln euro, SPAK çon në gjykata dosjen për 9 persona, vijon hetimi për 28 të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për 9 të akuzuarit, pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafikun ndërkombëtare të drogës, grup i shkatërruar gjatë operacionit 'Kulmi' dhe 'Shefi' mes Shqipërisë dhe Italisë. SPAK ka çuar në GJKKO çështjen.
30 Shtator 2021, 14:53 - Kronikë
-
Kronikë
Kërkoi lirimin për të disatën herë, GJKKO lë pas hekurave ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe
Ish kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre do të vijojë të qëndrojë në burg. Edhe pse ka kërkuar 4 herë lirimin e tij nga qelia, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar këtë kërkesë duke e lënë në burg.
30 Shtator 2021, 14:15 -
Kronikë
Arsyet se pse Gjykata e Lartë rrëzoi Apelin për çështjen Tahiri, 4 variantet e trupit të ri gjykues për fatin e ish ministrit të Brendshëm
Trupa gjykuese e Apelit u formua në kundërshtim me ligjin për çështjen e ish ministrit të Brendshëm, tre gjyqtaret duhet të jepnin dorëheqjen. Në shkallën e parë u dënua për një vepër penale për të cilën nuk u akuzua kurrë.
29 Shtator 2021, 15:51 -
Kronikë
Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Saimir Tahirit, çështja rikthehet në apel me trupë të re gjykuese! Rrëzohet kërkesa e SPAK për kthim në shkallë të parë
Gjykata e Lartë ka marrë vendim për çështjen 'Tahiri'. Është pranuar kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm për të rikthyer çështjen në apelin e GJKKO me trupë të re gjykuese. Kështu që është rrëzuar kërkesa e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.
28 Shtator 2021, 10:33 -
Kronikë
Avokati i Tahirit, Maks Haxhia: Gjykata e lartë foli, ne kërkojmë me insistim pafajësinë
Avokati i Saimir Tahirit Maksim Haxhia në një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Gjykatës së Apelit, tha se për shkelje të rëndë procedurale që e cenonin rëndë vendimin. ‘Ishin më të gjera sesa vendimi i Gjykat&am
28 Shtator 2021, 13:24 -
Kronikë
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, GJKKO nuk pranon ndryshimin e masave të sigurisë, lë në qeli 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
Gjykata e Posaçme nuk liron nga burgu 8 ish zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë. 8 ish zyrtarët kërkuan lirimin nga burgu, por gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit më 30 korrik për t'i lënë në qeli. Gjatë javës së ardhshme GJKKO do të nis gjykimin për këtë çështje.
24 Shtator 2021, 20:58 -
Opinion
Mero Baze: Gërdeci vlen si gjyq për lidhjet politike që çuan tek masakra
Historia e Gërdecit vlen si një histori ku pushteti politik tenton të bëj miliona me pasuritë e shtetit, duke përdorur si maskë një kompani biznesi private. Djali I ish-kryeministrit qëndron pas gjithë këtij biznesi. Për këtë ka fakte pafund, të provueshme nga prokuroria në provat q ëka gjetur dhe të mundshme për t’u hetuar nga Gjykata nëse përdoren dhe dëshmi të personave që janë të lirë të flasin për këtë histori.
24 Shtator 2021, 19:40 -
Kronikë
Rihapet 'Gërdeci', avokati Beqiri për Report Tv: Kjo është dosja e parë që po hapet për Berishën, përfituesin kryesor të demontimit të armëve
Në një intervistë për Report Tv, avokati Idajet Beqiri tha se rihapja e çështjes 'Gërdeci' është edhe dosja e parë që po hapet ndaj Sali Berishës, duke konsideruar atë dhe familjarët e tij si përfituesit kryesorë të aktivitetit të demontimit të armëve
24 Shtator 2021, 18:19 -
Kronikë
Rihapet gjykimi për 'Gërdecin'/ Zamira Durda: Deri tani është bërë ping-pong me çështjen! SPAK ka në dorë të hetojë Shkëlzen Berishën! Mediu s’ka moral, na ka bërë karshillëk
Për 13 vite rrjesht është bërë ping-pong me çështjen e tragjedisë së Gërdecit nga institucionet e vjetra të drejtësisë. Kështu deklaron për Report Tv Zamira Durda. Nëse për këtë çështje duhet të rihetohet edhe Shkëlzen Berisha ajo tha se është në dorën e SPAK.
24 Shtator 2021, 18:11 - Kronikë
-
Opinion
Ndoshta pas kësaj, viktimat e Gërdecit do të gjejnë qetësi…
Thonë se “Zoti (drejtësia) vonon, por nuk harron”. Kjo ndoshta për ti lënë të qeta jo vetëm familjarët, por edhe viktimat e Gërdecit, të cilët humbën jetën nga babëzia e klasës më të korruptuar të ish-qeveritarëve të djeshëm.
24 Shtator 2021, 15:07 -
Kronikë
Rihapja e 'Gërdecit', avokatët e Fatmir Mediut: Akt jo kushtetues, një gjykatë më e ulët rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë
Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për të rihapur çështjen 'Gërdeci' ka ardhur edhe reagimi i palës mbrojtëse të ish-ministrit t&
24 Shtator 2021, 14:15 -
Kronikë
Rihapja e dosjes “Gërdeci”, flet avokati i familjarëve: Tashmë nuk ka asnjë pengesë për gjykimin, lëvizja e radhës e SPAK
Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlija, thotë se tashmë nuk ka më asnjë pengesë që SPAK të kërkojë gjykimin e çështjes në GJKKO. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Matlija thot
24 Shtator 2021, 11:47 -
Kronikë
Iu vra vëllai 7-vjeçar në Gërdec, Gerardo Durdaj: Në gjyq nuk duhet vetëm Fatmir Mediu, mund të thirret edhe ‘sypeshkaqeni’ (Nënkupton Shkëlzen Berishën)
Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, thotë se në gjyq nuk duhet të jetë vetëm Fatmir Mediu, por të thirren edhe të tjerë. Në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta, ai tha se mund të dalin prova të reja dhe mund të thërriten dëshmitare.
24 Shtator 2021, 11:41 -
Kronikë
Qytetarët hipën majë kangjellave dhe tenton të futet në Kadastrën e Vlorës: S’kemi lekë t’i korruptojmë, vetëm lëkura na ka mbetur
Qytetarët jashtë ambienteve të zyrës së Kadastrës së Vlorës, thonë se nuk gjejnë dot zgjidhje për problemet që ato kanë e prej kohësh orvaten dyerve të hipotekës për pronat e tyre. I gjetur pa një përgjigje për problemin e tij, një qytetar ka hipur mbi kangjellat rrethuese t&
24 Shtator 2021, 11:28 -
Kronikë
Hapet hetimi për 'Gërdecin', nëna e Edisonit 7-vjeçar, Zamira Durdaj: E vetmja gjë që dua është drejtësi, të më thonë pse ma vranë fëmijën
Për familjen Durdaj vendimi për rihapjen e hetimeve të dosjes Gërdeci është një hap i rëndësishëm për të vendosur drejtësi për atë tragjedi të marsit 2008. "Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kërkojm&
24 Shtator 2021, 11:27 -
Kronikë
Rihapet 'Gërdeci', Fatmir Mediu tashmë në 'duart' e SPAK! Apeli i GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda! Ish-ministri: Akt jo kushtetues
Kur kanë kaluar më shumë 13 vite, familja e Edisonit të vogël që humbi jetën në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec në 15 marsin e 2008-s, tashmë kanë një dritë shprese për të gjetur drejtësinë e munguar. GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit
24 Shtator 2021, 10:41 -
Kronikë
Oficerët e BKH-së 'zbarkojnë' në zyrat e kadastrës në Vlorë, po verifikojnë nëse prokurori i arrestuar Sali Hasa ka prona të regjistruara në hipotekë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka sekuestruar disa dosje në Kadastrën e Vlorës, cilësuar si Kadastra më problematike në vend, ku brenda dy vitesh janë larguar 14 drejtorë. I fundit, Reinard Meta mori detyrën sot në një ditë me aksionin e SPAK.
24 Shtator 2021, 09:56 -
Kronikë
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë në burg Selim Çekajn
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka refuzuar për herë të dyë kërkesën për lirimin e Selim Çekaj, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.
24 Shtator 2021, 09:32 -
Kronikë
Fundi i palavdishëm i Adriatik Llallës, rrugëtimi nga emigrant, ‘roje’ i pasurive, kryeprokuror, në 'listën e zezë' dhe i dënuar! A e morën në qafë Berisha-Meta?
Karriera e pazakontë e Adriatik Llallës, nga kryerja e ushtrisë, dyshimet për mungesën e shkollës së mesme, emigrimi në Greqi, emërimi prokuror në ’98, drejtimi i inspektoratit të pasurive dhe ngjitja në krye të prokurorisë me duart e Berishës dhe Metës. Njollat nga lidhjet me krimin, shumëfishimi i dyshimtë e pasurisë, shpallja non grata, konfiskimi i pasurisë dhe dënimi.
23 Shtator 2021, 09:37 -
Kronikë
U dënua me 2 vite burg, Llalla fotografohet në Romë duke pritur trenin
Një foto e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla po qarkullon ku ai shihet në një stacion treni në Romë. Fotot është ditëve të fundit, pak ditë para se të merrej vendimi përfundimtar ndaj tij për t'u dënuar me 2 vite burg. Report Tv mësoi se Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga
22 Shtator 2021, 22:50 -
Kronikë
Juristi Përmeti: Rradhën për të shkuar në SPAK e kanë ministrat, do jenë zyrtarë të vjetër
Juristi Andi Përmeti në emisionin “Repolitix” ka deklaruar se do të ketë ndëshkime të tjera në rradhët e zyrtarëve të lartë. Sipas tij do të ndëshkohen ministrat, madje dhe zyrtarë të vjetër. “Unë besoj që rradhën e kanë niveli më
22 Shtator 2021, 22:35 - Kronikë
-
Kronikë
'Repolitix'/ Burgu i ‘hapur’ për Llallën, Report Tv mëson se ish-kryeprokurori u largua me 7 shtator nga Rinasi drejt Romës
Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se ish-kryeprokurori Adriatik Lalla është larguar nga Rinasi drejt Romës në datën 7 shtator, 15 ditë përpara se Gjykata e Apelit të Posaçëm ta dënojë me 2 vite burg me vendim të formës së prerë.
22 Shtator 2021, 21:14 -
Kronikë
VIDEO/ U dënua me 2 vite burg, policia shkon në banesën e Adriatik Llallës! Ish kryeprokurori jashtë vendit, efektivët kontrolle në shtëpinë e tij
Pak orë pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme për dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike, policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Policia ka bërë verifikim në banesën e tij dhe kontrollet e nevojshme dhe kur kanë konstatuar që Adriatik Llalla nuk ndodhet në banesë, i kanë dhënë njoftimin e vendimit familjarëve të tij. Llalla sipas ligjit duhet të paraqitet vullnetarisht brenda 7 ditëve.
22 Shtator 2021, 20:26 - Kronikë
-
Kronikë
Dënimi i Adriatik Llallës, Ledio Braho për Report TV: Rast suksesi, si veprohet për ekzekutimin e vendimit me burg dhe kur ndërhyn Interpoli
Juristi Ledio Braho e konsideroi një rast suksesi vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një intervistë për Report Tv, Braho shpjegoi procedurën ligjore që ndiqet në rastin e ekzekutimit të vendimit, kur ai ndodhet në Shqipëri dhe jashtë saj.
22 Shtator 2021, 19:12 - Kronikë
-
Kronikë
Dënimi me 2 vite burg për Adriatik Llallë, SPAK: Të ekzekutohet vendimi
Pas vendimit të formës së prerë me 2 vite burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për ish Kryeprokurorin Adriatik Lalla, SPAK ka kërkuar ekzekutimin e këtij vendimi. "Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit p&eum
22 Shtator 2021, 17:52 -
Politikë
2 vite burg për Adriatik Llallën, Frrok Çupi: Drejtësia e re po vepron, qytetarëve po u kthehet besimi! Vendi ishte në humnera të thella padrejtësie, sot po pastron armatën e saj
Analisti Frrok Çupi tha se dënimi pikërisht i Adriatik Llallës është shumë domethënëse për shkak të postit të lartë që mbante, ku në vend të bënte drejtësi ishte kthyer në një ndërlidhës të krimit e korrupsionit me njerëzit në pushtet.Çupi tha se reforma në drejtësi tregoi se Shqipëria ndodhej në një humnerë të thellë padrejtësie, por sot me pastrimin e drejtësisë, njerëzve po u kthehet besimi.
22 Shtator 2021, 17:39 -
Kronikë
Drejtësia e re kap 'peshkun e parë të madh', përfundimisht 2 vite burg për Adriatik Llallën! SPAK: Të ekzekutohet vendimi! Ish-kryeprokurori, zyrtari më i lartë që do shkojë në qeli
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Lalla bëhet kështu 'peshku i parë i madh' që bie në rrjetën e drejtësisë së re. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.
22 Shtator 2021, 12:46 -
Kronikë
GJKKO drejt 'mbylljes', një tjetër gjyqtar drejt largimit! Ilirjana Olldashi në tetor do të bëhet gjyqtare apeli
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit drejt 'mbylljes' nga 16 gjyqtar ka 6. Mungojne 10. Prej 1 viti gjyqtaret refuzojnë te aplikoj e te bëhen pjesë. KLGJ në mungesë te kandidaturave për emërim bën thirrje për delegim.
17 Shtator 2021, 10:21 -
Kronikë
SPAK dërgoi për gjykim Fatos Lulon për fshehje pasurie, GJKKO e rikthen çështjen për hetim: Të ribëhet ekspertiza financiare nga ekspertë të pavarur
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit nuk ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. GJKKO e ka rikthyer çështjen sërish për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të Fatos Lulos por këtë herë me një ekspert të pavarur.
16 Shtator 2021, 12:12 -
Kronikë
Vrasja e babë e bir në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të tjerëve! Ndahet dosja për Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun pasi nuk janë arrestuar
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri. Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi
14 Shtator 2021, 11:06 -
Kronikë
Kërkoi lirinë për t’u kujdesur për fëmijët, GJKKO rrëzon kërkesën, Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dërgohet për gjykim
Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO ka rrëzuar kërkesën dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.
14 Shtator 2021, 10:48 -
Kronikë
Fatos Tushe kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë, Gjykata e lë në burg dhe i cakton dy mjekë për raportin përfundimtar mbi shëndetin e tij
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se është i sëmurë, Tushe kërkoi zbutje të lihej i lirë, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.
13 Shtator 2021, 11:18