-
Kronikë
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e prokurorit Maksim Sota, lihet në 'arrest shtëpie'! U arrestua nga operacioni 'Shpirti'
Prokurori Maksim Sota do të qëndrojë në 'arrest shtëpi'. Masa e arrestit është konfirmuar edhe nga apeli i GJKKO pasi Sota kërkoi lirinë e plotë. Gjykata refuzon kërkesën dhe la në fuqi vendimin e dhënë me herë nga shkalla e parë.
18 Korrik 2021, 12:08 -
Kronikë
Akuzohen për vrasje në bashkëpunim të babë e bir në Elbasan, GJKKO nis gjyqin ndaj Ardian Çapjes dhe 3 të tjerëve! Ndahet dosja për Florenc Çapjan dhe Ervis Bardhin
Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri, babë e bir.
16 Korrik 2021, 12:14 -
Kronikë
Sot pritej vendimi i rëndësishëm, shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën në 29 korrik! Mungon pa arsye avokati, gjobitet me 20 mijë lekë
Sot, teksa pritej që të jepej vendimi nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të shpallej i pafajshëm apo do të shkonte në burg, seanca është shtyrë për në datën 29 korrik. Shkak është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe Llalla ka kërkuar që vendimi të jepej në prani të tij. Kjo kërkesë është pranuar nga GJKKO, megjithatë Hazizaj nuk ka shpëtuar paq. Ai është gjobitur me 20 mijë lekë për shkak se mungonte pa arsye.
16 Korrik 2021, 11:35 -
Kronikë
Ekzekutimi në mes të Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO klanin 'Duka
SPAK ka mbyllur hetimet për ekzekutimin me eskortë të hapur dhe në mes Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko nga klani “Duka”. Janë dërguar për gjykim 9 të pandehur: Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, të gjithë në arrati dhe Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim, Xhoni Nica me “detyrim paraqitje' dhe Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë.
15 Korrik 2021, 13:52 -
Kronikë
Pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme , avokatja ndihet keq gjatë seancës gjyqësore, përfundon në spital
Gjykata e Posaçme pritet të jap masat e sigurisë për ish zv.ministren e Bredshme, Rovena Voda, avokaten Florida Beu e cila pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani. Gjatë seancës duket se Florida Beu është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku
15 Korrik 2021, 10:24 -
Kronikë
Mori 2 mijë euro për të punësuar avokaten në Ministrinë e Brendshme, GJKKO e lë në 'arrest shtëpie', Rovena Voda mohon akuzat: S'kam lidhje me këtë procedim
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e dhëna në mungesë për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Vodën dhe dy avokatet Florida Beun dhe Majlinda Hasani, duke i lënë në 'arrest shtëpie'.
15 Korrik 2021, 10:03 -
Kronikë
U arrestua për korrupsion, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë arrest me burg për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 5 persona të tjerë
14 Korrik 2021, 16:31 -
Kronikë
Me 4 yje në breg të detit, ja pamjet e hotelit luksoz që SPAK kërkon tu konfiskohet trafikantëve të drogës!
Harbour është një hotel me 4 yje në Sarandë. Siç mund të shihni edhe nga pamjet e siguruara nga shqiptarja.com hoteli është luksoz, me restorant dhe me disa dhoma me pamje nga deti. &
14 Korrik 2021, 10:20 -
Kronikë
Hotel, dyqan e pishina nga Saranda në Tiranë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Armand dhe Gerti Markut, të përfshirë në trafik droge në Itali
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme Anti Korrupsion të konfiskojë pasuritë e Armand e Gerti Marku, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Pasuritë e tyre janë vënë përmes aktivitetit të paligjshëm dhe si rrjedhojë SPAK kërkon konfiskim.
14 Korrik 2021, 09:47 -
Kronikë
Punësoi një grua në Ministrinë e Brendshme, ish zv.ministrja e Brendshme Voda mori 2000 euro ryshfet! Avokatja nga Durrësi bëri ndërmjetësen
Report Tv ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me operacionin e SPAK ku u la në “arrest shtëpie” ish zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda. Ajo ka marrë ryshfet 2000 euro nga Florida Beu, që kjo të punësohet në Ministrinë e Brendshme. Këto para janë marrë nga ndërmjetësja Majlinda Hasani, avokate nga Durrës
13 Korrik 2021, 21:58 -
Kronikë
Mori 2000 euro nga 2 gra për të futur njërën në punë, GJKKO 'arrest shtëpie' për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të përfshirat! Avokatja nga Durrësi që bëri ndërmjetësen
Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
13 Korrik 2021, 20:48 -
Kronikë
Gafa e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit në kërkesën drejtuar Metës e Xhaçkës: Shpallni Soreca-n 'Non Grada' (Duhet Non Grata)
Kallëzimi në SPAK i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka një sërë mangësish ligjore, por edhe gafa, që nuk mund t'i tolerohen as edhe një amatori. Në k&eum
12 Korrik 2021, 18:59 -
Kronikë
Soreca thirri në zyrë studenten që donte të bëhej prokurore, argumenti qesharak i Aleancës për Teatrin: Kërkon ta punësojë në sistemin e Drejtësisë
Mes rreshtave në padinë në SPAK për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, jepen erdhe argumente, që jo vetëm nuk kanë një bazë ligjore, por edhe tingëllojnë qesharake kur lexohen.
12 Korrik 2021, 16:35 -
Kronikë
Apeli i GJKKO lë në burg grupin e grabitësve të blindave në Rinas dhe bankës te Stacioni i Trenit
Apeli i GJKKO ka vendosur të lerë në fuqi dënimet me burg për grupin e grabitjes së blindave të Rinasit, ngjarje e ndodhur në 9 prill të vitit 2019, ku u morën rreth 4.6 milion euro.
12 Korrik 2021, 15:18 -
Kronikë
Kallëzimi blof në SPAK i Aleancës për Teatrin ndaj Luigi Soreca-s! Kreu i delegacionit të BE ka imunitet diplomatik! Me të paditet edhe Veliaj
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot në SPAK një padi për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar. I paditur është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
12 Korrik 2021, 15:20 -
Kronikë
Ndryshon trupa gjykuese në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën, dorëhiqen dy gjyqtarë! Seanca shtyhet për në 16 korrik, avokati kërkoi kohë për t'u përgatitur
Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apelin e Gjykatës së Posaçme, në lidhje me çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla.
12 Korrik 2021, 12:19 -
Kronikë
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, GJKKO lë në qeli 8 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, një 'arrest shtëpie'
Gjykata Speciale kundër Korrupsionit ka lënë në qeli 8 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe një në "arrest shtëpie", për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë së vitit 2020
12 Korrik 2021, 10:29 -
Kronikë
Rihapja e dosjes Gërdeci, pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për Fatmir Mediun GJKKO e shqyrton më 27 korrik
Pas vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpalli mokompetencë për të çelur procesin për dosjen e njohur si Gërdeci, që ka qenë e pushuar vetëm për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, GJKKO ka përcaktuar datën 27 korrik për të shqyrtuar ose jo kërkesën e SPAK për rihapje. GJKKO caktoi gjyqtarin Erjon Çela, për tu shprehur për kërkesën e SPAK.
9 Korrik 2021, 10:15 -
Kronikë
U la në burg nga GJKKO, dalin fotot e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe pas qelisë së qelqtë në Gjykatë
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe në Gjykatë "Report Tv: ka siguruar foto të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili ka pritur vendimin e GJKKO i ulur në qelinë e qelqtë t&
8 Korrik 2021, 18:56 -
Kronikë
Abuzimi me tenderin 24 mln lekë për kanalin ujitës, GJKKO lë në burg Fatos Tushen edhe 6 zyrtarë të tjerë, juristja qan pas vendimit! Arrest shtëpie për 4 të tjerët
GJKKO ka lënë sot në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen. E njëjta masë sigurie është komunikuar edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, ndërsa 4 prej tyre janë lënë në 'arrest shtëpie'. Vendimi u mor pas një seance maratonë në GjKKO që nisi sot në orën 10:00, ku më pas u konfirmuan të njëjtat masa sigurie të dhëna në mungesë.
8 Korrik 2021, 16:50 -
Kronikë
Laboratori i heroinës në Has/ Apeli i GJKKO jep vendimet për 17 të arrestuarit e grupit Avdylaj! Më herët iu sekuestrua pasuria prej 5 mln euro
Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për të pandehurit në fraksionin e tretë të dosjes 339. Ajo ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, prej 125 vitesh e 2 muaj burg 17 të pandehurit për tregtim të heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has.
5 Korrik 2021, 13:07 -
Kronikë
‘Të hënën i çojmë lekët, të mërkurën e ke te shpia’, zbardhen përgjimet si prokurori i Kukësi, morri 2 mijë euro ryshfet për të mbyllur dosjen
“Të hënën i çojmë lekët, ditën e mërkurë e ke bobin ke shpaja”, ishin përgjimet nga SPAK mes familjarëve të personit të arrestuar dhe sekserëve për të ndërhyrë te prokurori Karriqi. I arrestuarit për drogë Ramadan Dedja u lirua në 2019 falë ryshfetit prej 2 mijë
3 Korrik 2021, 16:09 -
Kronikë
Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin Edmond Karriqin, hetimet nisën në 2019! Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2000 euro-t! GJKKO e la sot në burg bashkë me sekserin
Ndaj prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi, hetuesit kanë prova se ka takuar dhe ka marrë rryshfet për pushimin e cështjes ndaj 4 të arrestuarve për trafik droge, ndaj këtë të shtunë GJKKO vendosi ndaj tij arrest me burg. Të njëjtën masë e mori në mungesë edhe sekretari në prokurorinë e Kavajës, që kishte rolin e sekserit. Nga një investigim i Report Tv, mësohet se Karriqi në vitin 2017 ka mbyllur edhe një dosje të abuzimeve me paratë publike nga ish-zyrtarë të LSI-së me punësime fiktive në aeroportin e Kukësit.
3 Korrik 2021, 10:29 -
Kronikë
Mori 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqin dhe tre të tjerë
Kreu i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, është lënë në burg nga GJKKO, pasi arrestua pak ditë më parë nga SPAK, për korrupsion. Në burg është lënë edhe Isuf Gega, sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë "arrest me burg" për Emirjan Beu dhe Dritan Dedja
3 Korrik 2021, 09:53 -
Kronikë
Ankimoi vendimin e GJKKO që e dënoi me 2 vite burg, përcaktohet në apel trupa e gjyqtarëve për çështjen e Adriatik Llallës! Ende asnjë datë për seancën e parë
Është përcaktuar grupi i gjyqtarëve në apelin e GJKKO që do të vendosë për fatin e ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pasi ky u dënua nga shkalla e parë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike. Llalla kërkon pafajësi.
24 Qershor 2021, 10:42 -
Kronikë
Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 9 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës
Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe korrupsionit, pas kërkesë së SPAK, ka konfiskuar 9 pasuritë e Moisi Habilajt i dënuar për trafik droge dhe familjarëve të tij. GJKKO ka konfiskuar 5 makina, një dyqan, një grazhd, një ndërtesë dhe një apartament.
18 Qershor 2021, 12:13 -
Kronikë
Avokati i Çekajt, Maks Haxhia: Apeli dënoi një njeri pa asnjë provë, është kthyer në notere të prokurorisë! Kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekaj, pas vendimin avokati i tij Maks Haxhia tha se gjykata dënoi një person pa asnjë provë dhe nuk e la as të fliste. Për këtë tha avokati Haxhia, kjo gjykatë shkeli më të dyja këmbët të drejtat e mbrojtjes se njeri
18 Qershor 2021, 10:11 -
Kronikë
613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn! Avokati Haxhia: E dënoi pa asnjë provë, kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontenjerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës 'Arbri Graden' dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun.
18 Qershor 2021, 09:51 -
Kronikë
Prishi objekte private dhe i shkaktoi dëm shtetit, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e LSI për bashkinë Gjirokastër, Zamira Rami! I konvertohet në punë të detyruar
Zamira Rami ish-kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës është shpallur fajtore dhe është dënuar për shpërdorim detyre me 1 vit burgim. Por ekzekutimi i dënimit me burg do të pezullohet pasi konvertohet me detyrimin për të kryer punë në interes publik
17 Qershor 2021, 14:54 -
Kronikë
Zbardhen të dhëna nga dosja/ Bledar Seferi udhëtime në Brazil e Kolumbi me pasaportë false italiane, i dënuar me 5 vite në Verona
Nga dosja penale e siguruar nga Report Tv del se Bledar Seferi kanë qenë disa vite aktiv në tregtinë ndërkombëtare të Drogës. Me identitete të ndryshme udhëtonte konkretisht në Amerikën e Jugut. N&eum
15 Qershor 2021, 14:27 -
Kronikë
Akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian Çapjen dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka komunikuar së fundmi zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas dhe 5 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012. Personave që i është komunikuar akuza janë Ardjan Çapja, Ervis Bardhi, Etjen Cani, Lorenc Skilja, Olsjan Leku, Klajdi Dokoli.
15 Qershor 2021, 13:39 -
Kronikë
SPAK kërkon konfiskim e pasurive dhe llogarive bankare të Bledar Seferit, i dënuar në Itali! Bashkëpunëtor i 'kokës' së drogës në Bari, Giovanni di Cosimo
SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsioni konfiskimin e pasurisë së Bledar Seferi (alias Hakorja), i dënuar në Itali për trafik drogë dhe bashkëpunëtor i italianit Giovanni di Cosimo, kreu i një grupi kriminal dhe trafikut të drogës në Bari. Në pasuritë e Bledar Seferit që kërkohet konfiskim janë fabrika e plastikës në Shijak, 5 makina, llogari bankare prona truall dhe një ullishte.
15 Qershor 2021, 10:31 -
Kronikë
Porositi 137 kg kokainë në Ekuador, GJKKO pezullon çështjen për Gentian Malindin, i cili është në arrati! Vijon procesi për 2 të akuzuarit e tjerë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për pezullim të çështjes për Gentian Malindin, i cili akuzohet se porosi 137 kilogramë kokainë në Ekuador e cila u kap në Portin e Pireut dhe ngarkesa u mbush me oriz nga autoritetet për të vijuar më pas drejt Durrësit. Malindi aktualisht është në arrati.
15 Qershor 2021, 09:37 -
Kronikë
I arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali për trafik heroine, SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News dhe Channel One
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit, mes të cilave edhe televizioni Ora News dhe Channel One. SPAK shprehet se nga llogaritja e të ardhura personale të Ylli Ndroqit nga kompanitë e tij dhe shpenzimet që kryen ka rezultuar se ai nuk mund të justifikojë dot 3 milionë euro. Kjo ka qenë dhe arsyeja që SPAK t'i kërkojë GJKKO konfiskimin e pasurisë.
14 Qershor 2021, 10:08 - Kronikë
-
Kronikë
Anëtar i grupit të Habilajve, GJKKO dënon me 8 vite burg për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal Reshat Radhimën
GJKKO ka dënuar sot me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve, i cili u shpall fajtor për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
4 Qershor 2021, 16:26 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Rihapje apo jo të dosjes 'Gërdeci', një gjyqtar i GJKKO do të vendosë për çështjen
Pas vendimit te kolegjit penal për moskompetencë për kërkesën e SPAK në dosjen Gërdeci vendimi mbërrin në GJKKO. Pritet që GJKKO të caktojë me short një gjykatës për tu shprehur për kërkesën e SPAK. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm.
2 Qershor 2021, 11:25 -
Kronikë
Dosja Gërdeci, Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për Fatmir Mediun! Ia delegon çështjen Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit
Gjykata e Lartë ka marrë sot vendimin që, kërkesën e prokurorit Klodian Braho për të çelur procesin për dosjen e njohur si Gërdeci, që ka qenë e pushuar vetëm për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, të shkojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
1 Qershor 2021, 17:37