-
Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha
Çështja do kalojë në seancë plenare, për ta shqyrtuar mbi bazë dokumentesh. Në procesin që do mbajë Kushtetuesja, mësohet se palë do të jetë edhe Kuvendi i Republikës
18 Shtator, 14:38 -
Skandali te Onkologjiku/ Apeli i GJKKO i heq masat e sigurisë ish-zv.drejtoreshës së QSUT dhe administratorit të klinikës private! Detyrim paraqitje për farmacistin Marku
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka ndryshuar pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik
18 Shtator, 13:50 -
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
Më 11 Qershor SPAK kishte dërguar për gjykim çështjen me 12 të pandehur. Mes tyre edhe Sokol Idrizaj, ish-shofer i MB, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Pastronin nëpërmjet mallrave të vjedhur në Francë nga grupi kriminal, paratë e organizatës
18 Shtator, 11:41 -
Abuzimi me fondet e SASPAC, shtyhet seanca për Ilir Beqajn! Mbrojtja kërkoi kohë të njihet me materialet hetimore
Seanca ishte parashikuar të mbahej sot, por mbrojtja e Ilir Beqajt, ish drejtorit të agjencisë SASPAC, kërkoi materialet hetimore nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk u paraqit njëri prej avokatëve të personave që janë nën hetim për këtë çështje, çka çoi në shtyrjen e seancës.
18 Shtator, 11:23 -
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e pesë personave të akuzuar se siguruan kushtet për atentatin ndaj prokurorit të Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho. SPAK kërkoi 11 vite burg Rrajën, 9 vite për Gent Ndërjakun, 8 vite për Bashkim Haxhinë dhe nga 7.6 vite për Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin
17 Shtator, 14:20 -
U denoncua me filmim se mori 1 mijë euro ryshfet, SPAK vë nën arrest Oficeren Gjyqësore të Elbasanit! Do pushonte çështjen e një të akuzuari për ndërtim pa leje
Publikimi i pamjeve solli dje hetimin dhe marrjen nën akuzë për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme të oficeres A.D., teksa GJKKO pranoi kërkesën për masën “arrest shtëpie”. Policia e ekzekuton
17 Shtator, 10:58 -
Akuza për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO e dënon me 6.8 vite burg (EMRI)
Apeli i Posaçëm lë në burg Endi Braçaj për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Përveç kësaj, Braçajt i shtohet akuza edhe për grup të strukturuar krminal dhe dënimi përfundimtar i shkon në 6 vite e 8 muaj burg.
16 Shtator, 12:17 -
‘Revanshi’/ Ish-kreu i Policisë së Lezhës u vetëdorëzua, të premten para GJKKO! Si dekonspiroi operacionet e ‘Guardia di Finanza’
Në shoqërinë e avokatit të tij, pasditen e së mërkurës, ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri u dorëzua për t’u përballur me drejtësinë, 4 muaj pasi SPAK dhe GJKKO e shpallën në kërkim për dosjen “Revanshi”. Mitri mbuloi me drogë Lezhën, duke dekonspiruar edhe kontrollet e Guardia di Finanza.
12 Shtator, 18:41 -
Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut
Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës
12 Shtator, 14:03 -
SPAK e mori nën akuzë për mbi 277 mln lekë dëme, GJKKO lë në arrest shtëpiak kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Kërrnaja
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për masën shtrënguese, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Hetimet nisën nga Kukësi tre vite më parë, SPAK mori për kompetencë. Dëmet në hapjen e dy rrugëve
12 Shtator, 11:09 -
VIDEO/ Në arrest shtëpie për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Tropojës mbërrin në SPAK për t'u njohur me masën e sigurisë
Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë
12 Shtator, 09:54 -
I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital! Vuan nga një sëmundje e rëndë
Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i dënuar nga GJKKO për korrupsion, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, bëjnë me dije burime për Report Tv. Ish-kryebashkiaku socialist, vuan nga një sëmundje e rëndë
11 Shtator, 18:45 -
U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO lë në burg turkun Yalcin Hanci! Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e "arrest me burg" për shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili bënte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali me skaf
4 Shtator, 15:31 -
SPAK e akuzon se mori rryshfet nga një qytetar për të mos i prishur ndërtimin pa leje, GJKKO liron nga qelia inspektorin e INUV
Çështja fillimisht është hapur nga Prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bujar Qajaj.
4 Shtator, 13:40 -
VIDEOLAJM/ ‘Festë’ në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, militantët e presin me flakadanë
Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri ka shkuar në Himarë. Ai është pritur nga dhjetëra militantë.Report Tv sjell pamjet e krijuara në Himarë, ku militantët kanë ndezur edhe flakadanë në pritje të Belerit.
2 Shtator, 19:52 -
U dënua për blerje votash, Fredi Beleri lirohet me kusht, i kishin mbetur edhe 6 javë burg! Militantët në Himarë e presin me flakadanë (VIDEO)
Minoritari Fredi Beleri u lirua sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi kreu 16 muaj burg për korrupsion në zgjedhje. Teksa la qelinë ai u shpreh se nuk do të heqe dorë nga Himara, duke paralajmëruar se do të kandidojë sërish nëse merr OK nga Gjykata e Strasburgut.
2 Shtator, 10:05 -
Pamjet/ Seanca e Fredi Belerit, ja si presin gazetarët grekë vendimin para Gjykatës së Fierit
Teksa në ambientet e brendshme të Gjykatës së Fierit po zhvillohet seanca deçizive për fatin e dënimit të mbetur të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, jashtë presin jo vetëm mediat shqiptare të interesuara rreth raportimit të çështjes në fjalë, por edhe ato të vendit fqinj, Greqisë.
2 Shtator, 10:48 -
Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të Çopjave, lihet në burg Arben Lamçja! Nga vila në Lundër te hoteli në mes të Tiranës, i sekuestrohen 15 pasuri
I ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova, Arben Lamçe, personi që do të vriste Nuredin Dumanin për llogari Franc Çopjas do të qendrojë në burg. Gjithashtu Lamçe akuzohet se ka pastruar edhe paratë e Çopes, duke investuar në pasuri të paluajtshme, 15 prej të cilave, me urdhër të Spak u sekuestruan.
26 Gusht, 10:34 -
Rëndohet pozita për mikun e Laert Haxhisë, GJKKO firmos tjetër masë ‘arrest në burg’ për Firdeus Berberin
Gjykata e Posaçme ka caktuar një tjetër masë sigurie ‘arrest në burg’ për Firdeus Berberin, i cili u ekstradua nga Greqia më 21 gusht 2024. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe roli i tij është zbuluar nga dëshmia e Artan Tafanit.
25 Gusht, 17:49 -
Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja, ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja! Si pastroi paratë e grupit kriminal
Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën arrest me burg, pasi akuzohet se ka siguruar kushtet për planifikimin e një atentati ndaj Nuredin Dumanit për llogari të bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan.
23 Gusht, 13:18 -
'Të kam taksur një dhuratë! S'e dija që zarfi kishte para' Dëshmia në GJKKO e shefit të Antidrogës së Durrësit! Gazmir Preçi akuzohet se shantazhoi pronarin e klubit, i mori 10 mijë euro
GJKKO ka lënë në 'arrest me burg' shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi i arrestuar dy ditë më parë. SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej shuma e parë prej 10 mijë euro nga 20 mijë që i ishte kërkuar pronarit të klubit të natës, ‘Night’ tek Ura e Dajlanit si shantazh për të mos ia mbyllur.
17 Gusht, 10:55 -
'Më thanë po më bëhej atentat!' Plaurent Dervishaj tregon si u soll nga Dubai në Tiranë! Zbardhet dëshmia në GJKKO: Forcat speciale më rrëmbyen!
GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, në lidhje me dosjen “Asgjë nuk harrohet” ku akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Shqiptarja.com dhe Report Tv zbardh detaje nga dëshmia në gjykatë.
16 Gusht, 11:37 -
‘Ju rrezikohet jeta!’ Si u deportuan nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! U morën në mesnatë nga një kamp e u sollën me avion në Tiranë
Shqiptarja.com zbardh detajet e 'operacionit sekret' që solli dy të shumëkërkuarit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj përballë SPAK. Bie miti se Dubai mund të jetë 'parajsa' për personazhet e krimit. Në seancën e sotme të GJKKO-së përballë tyre SPAK përfaqësohej nga Altin Dumani.
15 Gusht, 11:51 -
Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij
I 'forti i Niklës', Durim Bami është lënë i lirë nga autoritetet në Dubai. Rreth dy muaj pas arrestimit, Bami është liruar nga qelia pas përfundimit të afatit të paraburgimit, ndonëse Shqipëria kërkon ekstradimin për dosjen 'Revanshi'. 1 milion euro ofruan rivalët për kokën e tij.
13 Gusht, 23:13 -
Akuzohet për shpërdorimin e fondeve të BE-së me SASPAK, GJKKO lë në qeli ish-ministrin Beqaj, i refuzon garancinë 5 mln lekë! Të njëjtat masa edhe për 6 të tjerët
Ish-zyrtari i lartë kishte ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për lirimin dhe zbutjen e masës, por u refuzua nga trupa gjykuese dhe SPAK. Po gjykohet edhe për koncesionet në Shëndetësi
7 Gusht, 13:24 -
Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes 'Zarka' ngre shqetësime për censurë
Në mënyrë të përsëritur, Gjykata e Posaçme urdhëroi ndalimin e publikimit të akteve të dosjes që implikon ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës në ndikim të paligjshëm dhe korrupsion me dosjen “Toyota Yaris”- një akt që ngre shqetësime për cënim të së drejtës për informim.
2 Gusht, 14:40 -
Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta drejt BE-së kundrejt pagesës 5000-10 000 euro
SPAK ka kaluar për gjykim çështjen për katër të huaj që trafikonin emigrantë me destinacion Italinë e jugut dhe vendet e tjera të BE-së, me shpërblim monetar nga 5000 deri në 10 000 euro.
31 Korrik, 20:27 -
Tritol makinës së biznesmenit Gjon Mena, GJKKO dënon më 25 vite burg Gjergj Cukalin për atentatin e mbetur në tentativë! 16 vite për dy vëllezërit e penduar
Gjykata e Posaçme dënoi sot Gjergj Cukalin me 25 vite burg pasi akuzohet se është porositësi i shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz 3 vite më parë. Ndërkohë u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 8 - 20 vjet burg dhe 5 anëtarët e tjerë të grupit.
31 Korrik, 12:49 -
U mori ryshfet 22 ish-pronarëve për t’i kompensuar, GJKKO dënon me 5 vite burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
GJKKO ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ai shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion, pasi u mori ryshfet 22 ish-pronarëve për kompensimin e pronave.
30 Korrik, 13:12