-
Anti-KÇK-ja u dërgon formularin Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas: Justifikoni pasurinë ose sekuestro (VIDEO)
Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularin për të justifikuar pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan. Për 48 orë, Forca e Ligjit kërkon që të justifikojnë pasurinë në të kundërt do të sekuestrohet. Në dosjen e përpiluar nga OFL-ja rezulton se në emrin e dy personave janë pasuri të ndryshme, nga shtëpitë te bizneset, por edhe të familjarëve të tyre.
4 Shkurt 2020, 10:51 -
Kopshtari i penduar i 'Golden': Mora trupin e pajetë të Jan Prengës në furgon dhe ia dorëzova Altin Hajrit! Rrëfehet gruaja e 'kokës' së pengmarrjes
Festim Bixhdili ka rrëfyer detajin që implikon drejtëpërdrejtë pronarin e resortit Altin Hajri dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Ai ka treguar se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë.
3 Shkurt 2020, 19:47 -
Pamje nga superaksioni i sekuestrimit të pasurive të Altin Hajrit/ OFL: I kalojnë në pronësi Ministrisë së Brendshme
Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar pamje nga superaksioni për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit të shpallur në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës. Përmes një video OFL shpjegon dhe se tashmë këto pasuri i kalojnë Ministrisë së Brendshme.
3 Shkurt 2020, 18:54 -
'Preja' e parë emergjente e Anti-KÇK-së kompleksi 'Golden' i Altin Hajrit në Shijak! Pas konfiskimit i kalon në pronësi Ministrisë së Brendshme
Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se janë sekuestruar nga efektivët e "Operacionit Forca e Ligjit", veç kompleksit "Golden" edhe tre shtëpi dhe 1 pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Të njëjtat burime thanë se lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte.
3 Shkurt 2020, 14:59 -
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Truri i pengmarrjes Gentian Doçi, në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine
Negociatat me telefon nga burgu në Angli, për lirimin e kokainës në Angli dhe lirimin e Jan Prengës në Shqipëri. Njëri nga vëllezërit udhëtoi nga Anglia në Shqipëri për të negociuar me familjen Doçi, për lirimin.
1 Shkurt 2020, 17:33 -
-
Zanafilla e pengmarrjes, i vëllai mbajti peng kokainën, anglezi u ankua te Rexhepi, Prenga: S’kam punë me ju, dua lekët e nxjerrjes së mallit
Astrit Prenga, dyshohet se nxori 283 kg drogë nga porti i Porthsmuthit në bashkëpunim me një shqiptar të quajtur Xhulio dhe një rumun. Mbajtja peng e kokainës, bëri që të hynte në negociata Dritan Rexhepi. Por Prenga refuzoi të lironte mallin, duke i pohuar se nuk kishte punë me Rexhepin, pasi nuk e njihte, kishte punë vetëm me anglezin. Dërguesi i kokainës nga Ekuadori është Dritan Rexhepi, që ndodhet në burg në këtë vend. Dosja pritet që t'i kalojë SPAK-ut.
31 Janar 2020, 15:17 -
Flet babai i Elton Hajrit: E kanë arrestuar prej mbiemrit! Atë ditë ishte tek tezja...Do kënaqesha sikur ai të dilte nga shtëpia, rri mbyllur! (VIDEO)
Babai i të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajrit, thotë se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi atë ditë ka qenë në shtëpinë e tezes së tij në Shijak. Ndriçim Hajri i bën thirrje drejtësisë të hetojë drejt çështjen dhe të mos ndikohet nga mbiemri. Ai tha
31 Janar 2020, 12:19 -
'Hoteli ishte i mbyllur pas dëmeve nga tërmeti, nuk e dimë kush mund të ketë hyrë', çfarë deklaruan në gjykatë 5 të arrestuarit për rrëmbimin e Jan Prengës
Asnjëri nga 5 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe përfshirjen në këtë ngjarje. Ata kanë thënë se hoteli ka qenë i mbyl
31 Janar 2020, 12:13 -
Prova që 'fundosi' të arrestuarit për rrëmbimin e Prengës...foto bardh e zi nga kamerat e sigurisë! (VIDEO)
Provat kryesore që prokuroria ka paraqitur sot në gjyqin kundër të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, janë disa foto bardh e zi të shkëputura nga kamerat e sigurisë që organi i akuzës pretendon se ka marrë në resortin "Golden" në Shijak ku u mbajt peng, dhe më tej dyshohet të jetë
31 Janar 2020, 12:08 -
Arrest me burg për 5 të arrestuarit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës
Të 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan, akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgj&am
31 Janar 2020, 12:02 -
-
-
Rrëmbyen dhe vranë Jan Prengën, 'arrest me burg' për 5 autorët! Ende asnjë gjurmë për trupin e viktimës (VIDEO)
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar për rrëmbimin e Jan Pengës në Kamëz. Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 5 persona ndërsa 11 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë asnjë gjurmë nuk ka nga trupi i pajetë i Jan Prengës, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar më 17 janar.
31 Janar 2020, 10:35 -
Policia: Jan Prengën e çuan pa shenja jete në resortin 'Golden'...identifikimi i autorëve, vetëm nga burimet tona
Sipas policisë, ka prova të kundërshtueshme se Jan Prenga, "ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete".
30 Janar 2020, 17:12 -
Furgoni ku u fut trupi i pajetë i Prengës në pronësi të Elton Hajrit: E kam vetëm me letra! Jam besimtar mysliman, nuk punoj më shofer tek kushërinjtë!
Zbardhet dëshmia e njërit prej 5 personave të arrestuar për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz. Elton Hajri: S’kam lidhje me krimin, jam besimtar i rregullt i fesë islame.
30 Janar 2020, 14:51 -
Pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, vëllai që fshehu drogën kapet në Angli! Familjarët tentuan ta lirojnë me pajtues gjaqesh
Pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, nga Dritan Rexhepi, i cili është kërkuar në Shqipëri për vrasjen e dy policëve. Ndërkohë të dyshuar po për porositjen e pengmarrjes janë edhe Gentian Doçi dhe M.Bajri. Në Angli autoritetet kanë arrestuar vëllanë e Jan Prengës, Astrit Prengën i cili ka dhënë edhe detajet për ngjarjen në fjalë.
30 Janar 2020, 14:39 -
Edhe pala angleze përgjoi vëllanë e Jan Prengës, familjarët e tij tentuan ta lironin me pajtues gjaqesh nga Shkodra
Detaje të tjera kanë dalë në dritë, nga rrëmbimi i Jan Prengës në Kamëz. Gazetari i Shqiptarj.com, Elton Qyno është shprehur se pala angleze para se të arrestonte Astrit Prengën, vëllanë e Jan Prengës e ka përgjuar atë. Më Astriti i cili kishte mbajtur edhe sasinë e drogës pa dorëzuar veprim
30 Janar 2020, 13:51 -
Gazetari i Shqiptarja.com: Janë pamjet filmike asgjësuar, vetëm kamera në plan ballor i garazhit janë aty
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno është shprehur se policia e shtetit ishte informuar që në momentin e rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz se ku ishte dërguar ai dhe se cilët e kishin marrë peng. Qyno është shprehur
30 Janar 2020, 13:43 -
EMRI/ Pengmarrja e Jak Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, ky është porositësi i shumëkërkuar nga policia (VIDEO)
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno ka nxjerrë emrin e porositësit të rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz. Sipas tij porositësi është Dritan Rexhepi i cili në Shqipëri është i dënuar me 25 vjet për vrasjen e dy policëve.Sipas gazetarit në të njëjtin status janë edhe Gentian
30 Janar 2020, 13:37