-
A duhet certifikatë vaksinimi në ambientet publike, Rama ndan mendimet e qytetarëve: Mbi 345 mijë qytetarë deri tani kanë plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar
Qytetarët janë të ndarë në dysh sa i përket vendimit nëse certifikata e vaksinimit duhet të jetë një domosdoshmëri për t’u treguar në hapësirat publike.
18 Shkurt 2022, 22:21 -
‘Lufta’ me pandeminë, Alimehmeti jep lajmin e mirë: Sot, dita e parë që s’kam asnjë pacient me COVID-19 që prej qershorit të 2021
“Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me Covid në ndjekje”, ky është lajmi i mirë dhe plot shpresë që dha epidemiologu Ilir Alimehmeti.
18 Shkurt 2022, 11:00 -
Report Tv sjell hartën e 7 bashkive me qytetarë të pavaksinuar! Kamza me 72% të personave të pavaksinuar! Bino: Të rinjtë janë më skeptikët
Shtatë bashki në vendin tonë kanë përqindjen më të lartë të popullatës të pavaksinuar anti-covid. Report Tv sjell hartën me grafikun e vaksinave sipas bashkive, ku në raport dhe me popullatën Kamza ka shifrën më të lartë të të pavaksinuarve.
17 Shkurt 2022, 18:03 -
300 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,170 raste aktive me COVID! Shërohen 934 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitet COVID po marrin trajtim mjekësor 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,170 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, në vendin tonë vihet re një re rënie e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve nga COVID.
17 Shkurt 2022, 17:38 -
Situata nga COVID, Brataj: Jemi në rënien e fazës së infeksionit, por kujdesi duhet të jetë i njëjtë! Parashikohet pranverë e qetë dhe verë jo problematike
Situata nga COVID në vendin tonë është drejt përmirësimit! Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bazuar në shifrat e Urgjencës Kombëtare tha se ka një rënie të numrit të vizitave, ndërsa u shpreh se jemi në fazën e rënies së infeksionit. Por megjithatë kujdesi dhe vëmendja ndaj virusit duhet të jetë i njëjtë, shtoi ai.
16 Shkurt 2022, 18:44 -
361 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,806 raste aktive me COVID! Shërohen 1,090 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,806 raste aktive me COVID.
16 Shkurt 2022, 18:24 -
Ulqinaku për Report Tv: Masat anti-COVID pothuajse s'ekzistojnë! Pa vaksinë dhe pa distancim, pandemia do zgjasë më shumë se në vendet e tjera
Nëse do të vijohet me mos respektimin e masave anti-COVID dhe refuzimin e vaksinës, atëherë COVID-19 do të largohet nga Shqipëria, shumë më vonë se në shtetet e tjera. Ky mesazh ka qenë i qartë nga epidemiologu, Dritan Ulqinaku. Aktualisht është në fuqi ora policore dhe mbajtja e maskës në ambientet, për të cilat Ulqinaku tha se nuk po zbatohen.
16 Shkurt 2022, 14:03 -
Çuan test negativ COVID por rezultuan pozitiv pas ritestimit, pala greke në Kakavijë kthen mbrapsht me dhjetëra shqiptarë
Prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbrapsht të paktën 15 udhëtarë të nisur nga Shqipëria drejt Greqisë, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.
16 Shkurt 2022, 12:20 -
Ministrja jep lajmin e mirë nga qendra e re shëndetësore në Këmishtaj: Miratohet kontrata për 1 milion vaksina Pfizer
Gjatë vizitës në qendrën e rehabilituar shëndetësore në Këmishtaj të Divjakës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se do të nisë këtë vit faza e dytë e rehabilitimit të qendrave shëndetësore
16 Shkurt 2022, 11:44 -
Akademia e Shkencave për COVID: Në internet mbi 3 mijë informacione të pavërteta! Rakacolli: Janë shtuar të rinjtë që vaksinohen
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, teksa ka qenë e pranishme në një aktivitet në Akademinë e Shkencave tha se situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe numri i personave të infektuar dhe ai i të shtruarve në spital ka qenë në ulje.
16 Shkurt 2022, 10:30 -
449 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,542 raste aktive me COVID! Shërohen 884 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajim mjekësor 105 pacientë, nga të cilët 15 në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,542 raste aktive me koronavirus.
15 Shkurt 2022, 17:28 -
Rritet numri i infektimeve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës, laboranti: Të rinjtë më të prekurit nga kjo valë
Kurba e infektimeve me COVID-19 sa vjen e rritet në qarkun e Gjirokastrës kjo për shkak të mos respektimit të protokollit nga personat e infektuar të cilët dalin lirshëm në qytet dhe nuk zbatojnë karantinën. Kështu është shprehur laboranti pranë NJVKSH Gjirokastër Arenc Brahimi.
15 Shkurt 2022, 11:49 -
Bien ndjeshëm shifrat e të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit, 187 qytetarë rezultojnë pozitiv! 6 humbje jete nga koronavirusi
Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ku nga 2102 testime të kryera, 187 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë betejën me sëmundjen e rëndë nuk e kanë fituar 6 qytetarë
14 Shkurt 2022, 18:02 -
Bien infektimet në vend, 296 raste dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 8,773 raste aktive me COVID! 835 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 8,773 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm.
13 Shkurt 2022, 17:06 -
531 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 9,829 raste aktive me COVID! Shërohen 1,333 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, 17 nga të cilët janë në gjendje më të rënduar.
11 Shkurt 2022, 16:59 -
604 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 10,636 raste aktive me COVID! Shërohen 1,505 të tjerë
Fatkeqësisht 3 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,636 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, numri i viktimave dhe infektimeve ka rënë.
10 Shkurt 2022, 17:01 -
700 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 11,540 raste aktive me COVID! Shërohen 1,084 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, 12 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 11,540 pacientë aktivë me COVID.
9 Shkurt 2022, 18:03 -
Komplikacionet post-COVID, 34 pacientë në sanatorium! Mjeku Tanka: Shumica e pacientëve në gjendje kritike
Shtimi i infektimeve është reflektuar edhe me rritjen e numrit të pacientëve që virusi i ka lënë me pasoja. Mjeku Pneumolog Arben Tanka thotë se në Sanatorium, aktualisht po trajtohen 34 pacientë me komplikacione nga Covid, shumica në gjendje kritike.
8 Shkurt 2022, 14:15 -
-
Bie numri i infektimeve, 251 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,246 të tjerë
Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në të gjithë vendin raportohet se janë 12,606 raste aktive me koronavirus.
7 Shkurt 2022, 17:28
