-
Vaksina Anti-Covid edhe te të shëruarit! Shqipëria miraton marrëveshjen me aleancën Gavi
Miratohet marrëveshja e Qeverisë shqiptare me aleancën Gavi për sigurimin e vaksinës Covax Facility kundër Covid-19. Në Shqipëri do të bëhet mbulimi i 20% i popullsisë dhe të parët do të jenë personat e rriskut nga shëndetësia deri tek të moshuarit.
26 Tetor 2020, 18:29 -
-
Edhe 50 shtretër të lirë, javën tjetër hapet COVID/3! Manastirliu: Personeli u trajnua në Infektiv, dhamë bonusin (VIDEO)
Brenda javës do të hapet Covid 3 dhe sipas Ministres së Shendetësisë Ogerta Manastirliu, spitali ka 150 shtretër dhe stafi është përgatitur dhe trajnuar. Por shefi i opozitës Lulzim Basha në një konferencë për media tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar valën e dytë të koronavirusit.
26 Tetor 2020, 12:35 -
Del udhëzimi, si do të falen gjobat e pandemisë
Ministria e Financave ka miratuar udhëzimin që i hap rrugën faljes së gjobave të vendosura për shkelësit e rregullave të karantinës, dhe penalizimeve për familjet e dëmtuara nga tërmetet. Të gjithë përfituesit do të bëjnë një kërkesë pranë institucionit që iu ka vendosur gjobën, dhe më pas është institucioni që do të plotësojë listën e përfituesve dhe do kërkojë kthimin e saj.
26 Tetor 2020, 11:42 -
Manastirliu i përgjigjet PD-së: Nuk ka kolaps në sistemin shëndetësor, ka ikur ajo kohë (VIDEO)
Në një vizitë në spitalin infektiv, ministrja e Shëndetësisë mohoi akuzat e bëra nga opozita për kolaps në sistemimin shëndetësor dhe beri me dije se spitali COVID3 është gati. Shefja e Infektivit nuk la pa përgjigje as skeptikët për kapacitetet në dy spitalet COVID
25 Tetor 2020, 15:16 -
Meta dhe Basha njëzëri, akuza qeverisë: Qeveria të rris urgjent numrin e testimeve për COVID-in
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta, (i zhveshur tashmë nga roli i një kreu të shtetit) kanë sulmuar ditën e sotme qeverinë, sipas së cilëve nuk po teston mjaftueshëm popullësinë për COVID-19.
25 Tetor 2020, 14:46 -
-
-
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Të moshuarit më të bindur për maskën! Në Tiranë shumë të rinj neglizhojnë
Maska po kthehet mënyrë jetese për shumicën e qytetarëve por megjithatë nëpër rrugë jo të gjithë janë të bindur për respektuar rregullat anti covid. Nga një vëzhgim i Report Tv në zona të ndryshme të Tiranës, vihet re se të moshuarit nuk neglizhojnë për tu mbrojtur nga viruset, kurse një pjesë e të rinjve injorojnë më tepër mbajtjen e maskës.
24 Tetor 2020, 16:48 -
-
Denaj premtoi garanci të tretë/ Fasonët: Na ndihmon, por shteti duhet të dalë garant 100%! Interes të jetë deri në 2%
Lajmi se do të ketë një garanci të tretë sovrane të orientuar tek bizneset eksportuese është mirëpritur nga fasoneritë por Florian Zekja përfaqësues i shoqatës ProEksport Albania thotë se shteti duhet të dalë garant 100%, të jetë me normë interesi më pak se 2% dhe të përdoret për investime. Pengesë për marrjen e këtyre fondeve ata konsiderojnë analizat e riskut që bëjnë bankat.
24 Tetor 2020, 14:46 -
Basha: Biznesi po shkon drejt rrënimit, ka nevojë për një plan mbështetjeje! Koha nuk pret
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha qeveria ka braktisur biznesin duke e lënë të vetëm në luftën e tij me COVID-19. Duke risjellë në vëmendje historinë e një sipërmarrësi, Ardian Boja i cili thotë se po mbijeton në këto kohë, Basha thekson se biznesi po shkon drejt rrënimit.
24 Tetor 2020, 13:47 -
Task Forca zbret në Tiranë për të ndërgjegjësuar qytetarët: Nuk ka dalë njeri për gjobë, ju këshillojmë të mbani maskën
Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbajtur atë, kjo e reflektuar edhe nga gjobat e vendosura nga policia çdo ditë.
24 Tetor 2020, 12:01 -
-
'Jemi në situatë të vështirë, po përpiqemi ta menaxhojmë ', nxënës e mësues nën ethet e COVID, si po zhvillohet mësimi (VIDEO)
Ndonëse ndodhemi në mesin e pandemisë, çdo ditë mësuesit dhe nxënësit vijojnë mësimin duke ju përshtatur normalitetit të ri. Për Report Tv ata tregojnë vështirësitë me të cilat përballen cdo ditë gjatë mësimit. Zyrtarisht thonë mesueset nuk ka një udhëzim nga ministria e Arsimit që mësimi do të kalojë online.
23 Tetor 2020, 22:20 -
-
Koronavirusi/ Brataj: Maska është e nevojshme! Ato me valvul nuk duhen përdorur! Mund të hapen spitalet COVID 3 dhe 4
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se mbajtja e maskave është shumë e rëndësishme teksa ato me valvula nuk duhen përdorur. Gjithashtu ai thotë se spitalet COVID 3 dhe 4 mund të hapen gjatë javëve në vijim.
23 Tetor 2020, 18:04 -
COVID-19/ 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë! Ndërron jetë një 21-vjeçar nga Elbasani! Shuhet profesori që zbuloi ethet infektive në Shqipëri! Pozitiv deputetja e PS
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 306 raste të reja nga 1412 testime të kryera në të gjithë vendin.
23 Tetor 2020, 15:59 -
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj me COVID: Jam shumë i rënduar, kura e katërt e ilaçeve që ndërrova sot
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj rezulton pozitiv me COVID. Sindikata ka publikuar mesazhin e tij në faqen zyrtare në Facebook. Ai shkruan se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
23 Tetor 2020, 15:42
