-
Të pasurit me charter të dedikuar për kurim ndaj COVID-it jashtë vendit! Në 3 muaj 20 persona u larguan nga Rinasi...i 'besojnë' Turqisë dhe Italisë (FOTO)
Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë!
6 Gusht 2020, 09:52 -
Ekspertja e PD-së: Shqipëria ndër 10 vendet me shifra rekord në Europë, qeveria e paaftë të menaxhojë situatën
Sipas saj që prej fillimit të muajit korrik Shqipëria ka qenë një nga 10 vendet e para ne Europë për sa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë.
5 Gusht 2020, 18:52 -
Rreth 280 të shtruar me koronavirus/ Nisin përgatitjen për hapjen e COVID/3! Rekrutohet stafi, do punësohen mjekët dhe infermierët që ishin në Itali
Rritja e numri të rasteve të reja të të infektuarve më COVID në vendin tonë, e për pasojë edhe i hospitalizimeve, kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të përgatitet për të hapur spitalin COVID/3. Emri që lakohet më së shumti për drejtimin e këtij spitali i cili fillimisht do të ketë 40 shtretër, është mjeku Arjan Harxhi.
5 Gusht 2020, 13:03 -
Ndreu kundër aktit që ndalon dasmat: Është e rëndë t'i ndalosh martesën tjetrit! Po diskriminohemi! Askush s'i ndalon në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë hapur kundër aktit nomativ për ndalimin e dasmave në vendin tonë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19.
5 Gusht 2020, 10:55 -
'Rama e caktoi që të bënte sikur ishte me COVID'/ Brataj: Jam mjek dhe s'ma nxë goja të them e provovofsh
I ashpër ka qenë kreu i Urgjencës, Skënder Brataj në reagimin e tij kundër një personazhi mediat që nuk ia tregon emrin, i cili e ka akuzuar se është shtirur se është infektuar nga COVID-19.
4 Gusht 2020, 20:53 -
Pandemia ‘shtrëngon’ kushtet e kreditimit, BSH: Bankat po tregohen të kujdesshme
Bizneset dhe individët që kanë bërë kërkesë për kredi në tremujorin e dytë të vitit e kanë pasur tepër të vështirë për ta marrë atë. Shkak janë bërë kushtet e shtrënguara për të dhënë kredi nga bankat. Sipas Bankës së Shqipërisë, si pasojë e pandemisë bankat kanë rritur kërkesat e tyre.
4 Gusht 2020, 20:26 -
Shehu: 6 muaj nga fillimi i epidemisë, asnjë përmirësim, terapitë intensive në kolaps
Ai thotë se duhen vënë në dispozicion të këtyre pacienteve ambientet kryesore të terapive intensive dhe më të kompletuara që kemi, duke filluar nga QSUT e në disa rrethe. Shehu falënderon të gjithë stafin mjekësor për sakrificat duke theksuar se qeveria po bën të kundërtën.
4 Gusht 2020, 20:14 -
Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija, mbyllet gjatë natës pika kufitare
Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, që i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët. Kjo masë vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.
4 Gusht 2020, 18:47 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Familjarët jashtë QSUT-së presin një lajm të mirë: Turp e faqe e zezë! Askush s'na jep një përgjigje
Pamja në ambientet e jashtme të QSUT nuk ka ndryshuar shumë gjatë 5 muajve të pandemisë. Oborret janë të mbushura plot me familjarë të cilët edhe pse nuk mund të futen brenda për të takuar të afërmit që janë të shtruar, qëndrojnë në pritje për të komunikuar me mjekët apo për të marrë informacion. Por kjo pritje bën që të krijohen grumbullime duke mos u ruajtur distanca, ku jo të gjithë mbajnë maskë.
4 Gusht 2020, 17:42 -
Sot 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID-19! MSH: Rritet numri i pacientëve të intubuar, ka shtrime të reja në 2 spitalet
Kjo e martë ka regjistruar 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID, tregues që situata në vendin tonë vijon të jetë e përkeqësuar. 2 viktima janë nga Tirana të moshës 85-vjeç, e ndërsa 2 të tjerët janë një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.
4 Gusht 2020, 16:03 -
6 viktima dhe 101 raste të reja sot me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 60 vjeç...Shqipëria 25 të infektuar për 100 mijë banorë
Situata vijon të mbetet e rëndë, ku ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka pasur një rritje të raste pozitive krahasuar me një javë më parë, më konkretisht me 5.9%.
3 Gusht 2020, 16:44 -
Dasma në kohë pandemie/ Gjobiten 8 biznese dhe mbyllen për 6 muaj 3 prej tyre pasi thyen rregullat anti-covid
Gjobiten 8 biznese që organizonin dasma dhe 3 prej tyre mbyllen për 6 muaj pasi shkelnin rregullat vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në mënyrë të përsëritur në Lezhë.
3 Gusht 2020, 15:42 -
12 raste me COVID-19 në qarkun e Korçës
Në qarkun e Korçës janë shënuar 12 raste, konkretisht 10 në Korçë dhe nga një rast në Kolonjë dhe Devoll. Në dy ditët e fundit rastet me të infektuar në qarkun e Korçës janë rritur ndjeshëm pavarësisht thirrjeve për të re4spektura masat.Sipas burimeve raste e t&eu
2 Gusht 2020, 17:20 -
5 viktima e 123 raste të reja me COVID! MSH-pushuesve: Ruani distancën me të tjerët! 28 qendra shëndetësore verore me mjekë të trajnuar për koronavirusin
Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish! Gjatë ditës së sotme, 5 persona kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 166, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 123 persona (3 më shumë se dje). 3 nga viktimat janë nga qyteti i Shkodrës dhe 2 nga Tirana. 123 raste të reja kanë ardhur si rezultat i 474 testimeve të kryera brenda 24 orëve.
2 Gusht 2020, 16:24 -
Mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, gjobiten dy lokale në Vlorë dhe Sarandë! Njëri përsëritës 3 herë
Dy lokale në Sarandë dhe në Vlorë janë gjobitur për shkak se vijonin që të mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, në kundërshtim me aktin normativ të vendosur me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
2 Gusht 2020, 15:12 -
Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë
Në luftë në vijën e parë me COVID-in prej disa muajsh, mjeku kërkon që të shmangen grumbullimet në plazhe dhe mjedise të tjera. Jeta është e pakthimtë dhe e paçmimtë, thotë ai. Shqetësimi kryesor duket se janë të rinjtë.
2 Gusht 2020, 08:14 -
A do ta shpëtojë turizmi ekonominë e Shqipërisë së prekur nga COVID-i? Klosi: Edhe brenda vështirësive ne do ia dalim
SPECIALE/ Pandemia COVID-19 gjunjëzoi turizmin vendas. Goditja e marrë në prag të sezonit, anulimi i rezervimeve për pushime apo edhe arsye të tjera, mbylli edhe një sërë biznese që ligjërisht ishin të hapura të vijonin aktivitetin, si agjencitë turistike, guidat apo hotelet. Kjo situatë e paparashikuar, lidhi duart e institucioneve dhe turoperatorëve e kyçi me qindra biznese, ku disa prej tyre fatkeqësisht ende nuk e kanë ngritur kokën.
1 Gusht 2020, 21:27 -
FSHF kërkoi që Kupa e Shqipërisë të luhet me tifozë/ Vllaznia 'bëhet xheloze': Përfshini edhe ndeshjen tonë me Besëlidhjen! Mund të ruajmë distancën
Klubi i futbollit i Vllaznisë i ka bërë kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit që të shtojë në listën e ndeshjeve që mund të luhen me tifozë edhe takimin mes ekipit shkodran dhe Besëlidhjes.
1 Gusht 2020, 20:45 -
Rëndohet bilanci/ 4 humbje jete dhe 120 raste të reja me COVID! Vetëm 9 të shëruar, përkeqësohet gjendja e mjekut reanimator
Kjo e shtunë ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus, më konkretisht 120, teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë sëmundje 4 persona. 120 rastet e reja të konfirmuara pozitiv ditën e sotme si rezultat i 590 testeve e çojnë në total numrin e të prekurve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 5396, e ndërsa viktima 161. Tirana mban vendin e parë të qarqeve më të prekura, për t'u ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.
1 Gusht 2020, 16:04 -
Rriten të prekurit në vend, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën ndaj COVID-it
Epidemiologët e terrenit nw vend thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.
1 Gusht 2020, 11:18 -
PD: Rama u premtoi shqiptarëve se do hanin me 'lugë floriri', por i zhyti në varfëri! Qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit
Akuzat për qeverinë kësaj radhe kanë ardhur nga shefi i kabinetit Basha, Dorian Teliti i cili shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar me menaxhimin ekonomik të situatës pas COVID-19.
31 Korrik 2020, 17:25 -
Ulet lehtë numri i të infektuarve në 24 orë/ 79 raste të reja (13 më pak se dje) dhe 3 viktima
Kjo e premte ka shënuar një zbritje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 500 testeve janë konfirmuar pozitiv 79 persona (13 më pak se dje), teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë virus 3 qytetarë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 157. Një shifër optimiste është edhe numri i të shëruarve, ku mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë.
31 Korrik 2020, 16:03 -
Hysko rrëfen eksperiencën si i infektuar me COVID: Uroj shumë që askush mos ta kalojë, ka simptoma serioze
Hysko thotë se lajmi më i mirë është që nuk ka infektuar asnjë person pasi e kapi virusin në kohë duke vënë re shenjat e hershme. Ai u bën thirrje qytetarëve që të sensibilizohen dhe të respektojnë masat.
30 Korrik 2020, 20:11 -
Bankers Petroleum Albania sfidon pandeminë Covid-19, prodhon 275 mijë ton gjatë muajve të parë të 2020-ës
Bankers Petroleum Albania, vazhdon të jetë lider në sektorin naftënxjerrës në vend. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ka shënuar një prodhim prej rreth 275 mijë ton. Prodhimi mesatar ditor është aktualisht rreth 2050 ton, duke iu afruar dita-ditës niveleve të prodhimit përpara fillimit të pandemisë.
30 Korrik 2020, 19:31 -
Nurja për Report Tv : Ishte eksperiencë e hidhur, u infektova në një udhëtim në Shkodër se nuk mbajta maskën
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Fatlum Nurja në një lidhje me skype në edicionin qendror informativ në Report Tv tregoi eksperiencën e tij pasi u infektua me COVID-19.
30 Korrik 2020, 18:14