-
Historia e infermierit që duhet të na bëjë krenar, por që u përlye nga mediat shqiptare
Ndërsa mediat e botës prej 3 ditësh shkruajnë e flasin pa pushim për 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali duke u treguar të gjithëve se çfarë do të thotë solidaritet dhe mirënjohje, disa media shqiptare duket se e kanë të vështirë të nderojnë siç duhet këta heronj, duke zgjedhur t'i përlyejnë.
31 Mars 2020, 18:59 -
Rama: Nga sot kush kapet pa autorizim merr gjobë! Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja (1 orë) funksionon
Dy rrugët për t'u pajisur me autorizim për të dalë nga shtëpia janë; përmes aplikacionit te portali qeveritar e-Albania ose me SMS për ata që nuk kanë një smartphone, por telefon të thjeshtë. Nga rregulli për t'u pajisur me autorizim përjashtohen pensionistët, të cilëve u është ndaluar dalja nga shtëpia, pasi qeveria deklaroi se do u shërbejë në banesë duke u dërguar ushqimet dhe gjithçka tjetër që do të kërkojnë përmes numrave të kontaktit. Gjithashtu nuk kanë nevojë për autorizim në aplikacion personat që janë në punë.
31 Mars 2020, 18:57 -
-
Situata e COVID-19, ja si do të procedohet me faturat e konsumimit të energjisë elektrike
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan veprimi për mënyrën se si do të kryhet leximi i konsumit të energjisë elektrike në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së periudhës së COVID-19.
31 Mars 2020, 18:44 -
Dhimbje e shpresë! Ndërrojnë jetë 2 pacientë me koronavirus, shkon në 15 numri i viktimave! Sot 15 të shëruar të tjerë
Gjatë orëve të fundit dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, duke çuar numrin e viktimave në 15 gjithsej në vendin tonë. Prej ditësh gjendja e tyre ishte përkeqësuar duke mos arritur të mbijetonin.
31 Mars 2020, 18:21 -
-
Dërgoni Saliun e Petritin të luftojnë në spitale si mjekë, pastaj flisni për Qazimin
Ka një mënyrë që të gjithë këtë gafë të madhe që bënë sot duke sulmuar Qazim Ismailin e madh nga Vora, e ajo është një ndjesë publike nga selitë e partive dhe dërgimi i Petrit Vasilit dhe Sali Berishës si vullnetarë në frontin e parë të luftës, meqë janë mjekë!
31 Mars 2020, 18:00 -
-
Kamionët e Kosovës bllokohen në Serbi, Rama kërkesë Vuçiç: Ta bëjmë rajonin shembull të solidaritet, ngri traun
Bllokimi i disa kamionëve me mallra të Kosovës në doganën serbe prej 24 orësh, ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili i drejtohet Vuçiç të ngrejë traun dhe të lejojë që ato të kalojnë.
31 Mars 2020, 17:41 -
Nxënësit nga Pogradeci dërgojnë kartolina për mjekët e Invfektivit: Për t'jua hequr dhimbjen që ju shkakton maska në fytyrë (FOTO)
Mjeku Tritan Kalo ka publikuar së fundmi një nismë të bukur të nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku” në Pogradec, të cilët u kanë dërguar kartolina mjekëve për t’I falenderuar për punën e palodhur që po bëjnë.
31 Mars 2020, 17:21 -
Nisin punë mjekët shqiptarë në Itali, infermierët: Gati për të hyrë në linjën e parë të riskut
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi një bisedë me mjekët dhe infermierët, të cilët janë vendosur tashmë në spitalin e Breshias, në ndihmë të homologëve italianë, sipas saj në vijën e parë të zjarrit kundër COVID-19.
31 Mars 2020, 17:08 -
'E pafalshme që fëmijët të mbeten analfabetë'! Mes varfërisë dhe mjerimit familja korçare apelon për ndihmë (VIDEO)
Familja me 9 anëtarë në fshatin Gjonomadh të Korçës jeton mes varfërisë dhe mjerimit. I vetmi që punonte ishte djali i shtëpisë, por pas situatës me koronavirusin në vendin tonë, 27-vjeçari nuk mundet që të dalë për punë. Ai bën apel për ndihmë pasi nuk arrin që t'i sigurojë familjes së tij as edhe një kafshatë bukë.
31 Mars 2020, 17:02 -
Soreca bisedë online me Bashën: Kontributi dhe monitorimi i opozitës, me rëndësi për vazhdimin e reformave
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka theksuar rëndësinë që ka opozita e një vendi në monitorimin e reformave që ndërmerren në të mirë të gjithë shoqërinë gjatë një bisede online me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
31 Mars 2020, 16:43 -
Erdhi nga Italia, ministri i Jashtëm Gent Cakaj vetëkarantinohet për 14 ditë
Gent Cakaj ishte në Itali, pasi shoqëroi 30 mjekët dhe infermierët që qeveria dërgoi për të ndihmuar popullin fqinj në përballimin e luftës nga koronavirusi. Cakaj do të vijojë detyrën nga shtëpia online
31 Mars 2020, 16:39 -
Në 'arrest shtëpie'! Historia e dy të moshuarve në Fier: Dola për bukë s'e jam vetëm, kërkova ndihmë, bashkia nuk erdhi (VIDEO)
Për shkak të situatës nga koronavirusi qeveria të moshuarve të vetmuar do t'u shërbehet nga autoritetet sociale shtetërore. Ndërkohë nënë Jorgjie Taka, 80-vjeçe nga Fieri jeton vetëm, ajo thotë që del vetë për të blerë bukën pasi nuk ka kush ta ndihmojë. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe çifti i të moshuarve Merushe dhe Bari Grabova. 92-vjeçarja tregon se pas koronavirusit nuk ka kush t'i ndihmojë ndërsa më parë i ndihmonin fqinjët.
31 Mars 2020, 16:20 -
Kriza ekonomike nga COVID-19 ekspertët: Më fortë se e 2008, skenari 'B' rezerva valutore e BSH
Kriza ekonomike që mund të sjellë COVID-19, sipas ekspertëve, do të jetë më e fortë se sa e ajo e vitit 2008. Kreu i shoqatës shqiptare të prodhuesve Sokol Kraja thotë se 2 janë mundësitë që ka shteti për të përballuar situatën: rritja e borxhit publik dhe përdorimi i rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë. Kraja pohon se vendi rrezikon edhe recesion ekonomik.
31 Mars 2020, 16:09 -
-
Agjencia e Barnave: Spitalet private nuk kanë certifikim për të bërë analizat mbi koronavirusin
Edhe doktoreshë Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP u shpreh dy ditë më parë se deri tani është certifikuar vetëm laboratori në ISHP, ndërsa po punohet për dy të tjerë, në QSUT dhe te 'Shefqet Ndroqi' ndërsa për spitalet private theksoi se ende nuk asnjë vendim.
31 Mars 2020, 15:51 -
-
U kthyen nga Gjermania, çifti i moshuar: Tani do të rrimë brenda në shtëpi (VIDEO)
Mes shqiptarëve që u kthyen nga Gjermania sot, ishte edhe një çift të moshuarish. Isufi me bashkëshorten në një prononcim për Report Tv treguan rrugëtimin nga Frankfurti. Ata e kishin planifikuar kthimin në Shqipëri në datë 21 mars, por shkak të situatës u shty me 10 ditë, derisa ndërhyri qeveria shqiptare për t&
31 Mars 2020, 15:16
