-
Vdes e moshuara nga Tirana! Shkon në 23 numri i viktimave me COVID! Bie kurba e të infektuarve, 9 në 24 orët e fundit!
Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një paciente e infektuar me COVID-19 duke e dërguar në 23 numrin e viktimave që kanë humbur jetën nga infeksioni. Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, edhe pse është kryer një numër i lartë testimesh prej 234. Lajmi i mirë, përveç 11 të shëruarve është se ka pasur një frenim të përhapjes së koronavirusit në qytetet e tjera të Shqipërisë.
9 Prill 2020, 11:02 -
Propozim i Bashkisë së Kukësit për bizneset e vogla: Zerim të taksës vendore 3 muaj dhe heqje të tarifës së hapësirë publike për 5 muaj
Pas Bashkisë së Pogradecit, pritet që të zerojë taksën vendore për biznesin e vogël të mbyllur gjatë pandmisë, edhe Bashkia e Kukësit. Megjithatë ndryshe nga Pogradecit, Kukësit do zeroj&
9 Prill 2020, 11:01 -
Tre policë me COVID-19! Vetëkarantinohen kolegët! Dezinfektohet Drejtoria e Policisë Tiranë (VIDEO)
Report Tv u interesua prane autoriteteve shendetesore, por pergjigjja e marre eshte se me rendesi eshte hetimi epidemiologjik me gjurimin e kontakteve dhe jo specifika qe kane te prekurit.
9 Prill 2020, 10:13 -
Ndryshimet në Kodin Penal: 15 vite burg nëse thyen karantinën dhe shkakton vdekjen e personit që infekton, 5 vite burg bizneseve që thyejnë urdhrat
Nëse thyrja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Thënë më thjesht, nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër, rrezikon burgin në 10 vjet.
9 Prill 2020, 10:14 -
13 emigrantë rezidentë në Greqi prej 72 orësh në tokën neutrale në Kakavijë: Duhet pasaportë serbe të futemi në atdhe, se ajo shqiptare s'pi ujë! Po na trajtojnë si qenër
Rreth 13 emigrantë shqiptarë gjenden prej 72 orësh në tokën neutrale në doganën e Kakavijës. Ato shprehen se duan të shkojnë në shtëpitë e tyre pranë familjarëve dhe për këtë nuk dihet t'i ndalojë askush.
9 Prill 2020, 09:39 -
Imzot George Fredo në Repolitix: Pandemia na mësoi të heqim dorë nga konsumizmi (VIDEO)
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot George Frendo, në një intervistë ekskluzive për Report TV në emisionin Repolitix dha një mesazh të fortë. Duke komentuar situatën të shkaktuar nga koronavirusi Imzot George Frendo tha se është koha që askush të mos jetojë vetëm për veten. Ai shtoi se nuk ka frikë nga koronavirusi, por ka përgjegjësi për jetët e të tjerëve.
9 Prill 2020, 01:52 -
300 ton perime të Myzeqesë drejt Kosovës e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqim Hajdari: Mbështetja e bujqësisë do vijojë
300 ton perime të fermerëve të Myzeqesë do të nisen drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sipas marrëveshjes të bërë ndërmjet autoriteteve të tre qeverive. Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari ka zhvilluar një takim me pikat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore që operojnë në Lushnje, Berat dhe Fier.
8 Prill 2020, 23:14 -
Koronavirusi/ Abuzimet me rritjen e çmimeve në mars çojnë inflacionin në 2.1%
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka çuar në rritje të menjëhershme të inflacionit, i cili ka arritur në 2.1%. Ndikim më të madh në këtë rritje të çmimeve e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 4,6 %. Ndërkohë sipas INSTAT frutat në mars u shtrenjtuan me 24,3 %.
8 Prill 2020, 23:08 -
COVID-19 godet ekonominë, Veliaj në Repolitix: Të shohim anën pozitive, kompani nga Azia mund të vijnë në Kashar
Erion Veliaj tha se krijimi i Zonës së lirë ekonomike në Kashar pritet që kompanitë evropiane që janë vendosur në Azi mund të vendosen këtu pasi po kërkojnë një vend evropian që është më afër dhe ka krah më të lirë pune me paga modeste.
8 Prill 2020, 22:34 -
'Baret dhe lokalet do hapen të fundit', Rakacolli: Ja se kur mund të nis liria me pikatore
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një lidhje me Skype për emisionin "Repolitix", tha se tendenca e shifrave në vendin tonë është e qëndrueshme dhe se nëse ecim në këtë mënyrë, atëherë java tjetër mund të jetë ajo e lehtësimit të masave me pikatore.
8 Prill 2020, 22:19 -
Pako ushqimore për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 7, Veliaj: Do vijojmë me shpërndarjen e bonusit të qirasë
Të ndihmosh sot një gjysh apo një gjyshe, duke i bërë pazarin apo duke i blerë ilaçet, i shpëton jetën! Bashkia e Tiranës ka vijuar shpërndarjen e ushqimeve pranë të moshuarve të vetmuar, të cilët nuk duhet të dalin jashtë për shkak të virusit.
8 Prill 2020, 22:17 -
Nuk do paguhet taksë për dyqanin e mbyllur në muajin e luftës ndaj COVID-19
Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nuk do të paguhet taksa në muajin që ke mbyllur dyqanin gjatë kohës së luftës kundër COVID-19, ndërsa për kategoritë e tjera nuk ka asnjë negocim. "More zotëri nëse nuk paguani asgjë me çfarë të ardhurash ju doni që ky shtet t'ju paguaj&e
8 Prill 2020, 20:54 -
Rama: Masat e reja në fuqi javën tjetër! Ata që kanë dyqan duhet të përgatisin këto kushte
Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se Kuvendit po i drejtohet për ndryshimet në Kodin Penal dhe Rrugor, sepse deri tani në kodin tonë penal kemi vetëm karantinën për kafshët të përcaktuar. Ai tha se masat e reja do të jenë aktive duke filluar nga java e ardhshme, por shtrëngimet do të jenë të forta për shkelësit. Në
8 Prill 2020, 20:52 -
'Rajoni të funksionojë si një treg i vetëm', Çuçi kërkesë homologëve të Ballkanit: Të shmangim vonesat kufitare
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se Shqipëria ka kufizuar në minimum periudhën periudhën e inspektimit në pikat kufitare në mënyrë që të mos ketë vonesa në furnizimin me ushqime.
8 Prill 2020, 20:41 -
Qytetari: Na mbylle në bunker! Rama: Je 'bombë' në shtëpi... duhet të çmontojmë
Një tjetër qytetar iu ankua kryeministrit se i mbylli në bunker, por Edi Rama tha se po kujdeset për shëndetin e qytetarëve. "Me këtë mendje që ke je një 'bombë' në shtëpi, duhet të çmontojmë dhe ty si bombë duhet të çmontojë familja jote" iu p&eum
8 Prill 2020, 20:34 -
Rama i prerë: Kufiri nuk hapet, nëse je patriot mbro veten dhe familjen
Kryeministri ishte edhe njëherë tjetër i prerë se kufijtë nuk hapen. "Doganat nuk hapen. Kjo nuk është çështje patriotësh apo atdhetarësh, apo dëshire, kush është sot patriot sot mbron popullin, komunitetin, familjen dhe veten, që të mos bëhet nesër një armik duke transportuar bombat nga rruga n&am
8 Prill 2020, 20:31 -
'Diktaturë, u çmendëm'! Rama i përgjigjet qytetarit: Vijoni kështu se jeni fenomenalë
Gjatë komunikimit nuk kanë munguar batutat nga Edi Rama kur një qytetar iu ankua se po çmendet nga karantina. "Po pse u çmende, sepse po të mbrojmë jetën, apo jetën e familjes tënde, apo pse nuk e lëmë Shqipërinë që të bëhet gropë me COVID apo për fat të mirë, Shqipëria
8 Prill 2020, 20:29 -
Ç'do bëhet me të larguarit nga puna? Rama: 'Jetimët' s'do i lëmë vetëm....durim
Kryeministri Edi Rama tha se të larguarit nga puna nga kompanitë si rezultat i shkurtimit nga gjendja e krijuar do të mbështeten në paketën e dytë. "Nuk do u lëmë vetëm, dakord? Bëni vetëm pak durim se duhet të shikojmë numrat. Ju jeni 'jetimë' lufte dhe në këtë moment ne s'do u l&
8 Prill 2020, 20:19 -
Qytetari i kërkon mos paguajë dritat, Rama i kthehet: More zotëri po lekët do i sjellë COVID-i apo Sudja?
Një qytetar i kërkoi kryeministrit që të urdhërojë që të mos paguhen dritat, por përgjigja e tij ishte "More zotëri nëse nuk paguani asgjë, me cfarë të ardhurash doni t'u paguajë shteti, me cfarë, nga vijën ato dyfishimet e ndihmës ekonomike. Do i sjellë COVID-i me vete? Disa u duket
8 Prill 2020, 20:14 -
E ke qiranë të ardhurën e vetme? Rama: Deri në 10 prill deklaroje te Tatimet që të përfitosh
Të gjithë ata që e kanë qiranë të ardhurën e vetme, kryeministri Rama u ka kërkuar që deri në datë 10 prill të plotësojnë formularin te faqja e Tatime për t'u subvencionuar më pas. "Në tatime kemi numrin e atyre që e kanë regjistruar vetë qiranë, por individët q&
8 Prill 2020, 20:10 -
Qytetari e pyet pse vajte në Thumanë pa maskë, ja si përgjigjet Rama
Një qytetar i kërkoi llogari se përse sot në Thumanë ishte pa maskë, ndërsa kryeministri iu përgjigj "Unë nuk dola në pazar, vajta në një vend pune me distanca, as iu afrova dhe as m'u afrua njeri. Nuk bëj gjëra të jap shembullin e gabuar. Kur dhe nëse do të bëhet e detyrueshme për të
8 Prill 2020, 20:06 -
Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike
Në paketën e dytë të ndihmës ekonomike që do të zyrtarizohet pas 15 prillit do të përfitojnë disa kategori, të cilat kryeministri i bëri publike sonte. 'Kam marrë ankesa nga biznese të vogla, si rropaqepësi, servis makinash, me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi ës
8 Prill 2020, 20:04 -
Rama i përgjigjet PD-së për testet: Shqipërisë s'do i mungojë asgjë
Një përgjigje kryeministri e kishte edhe për opozitën që i kërkon cdo ditë që të rrisë testimet. "Testet nuk janë çështje e qeverisë dhe aq më tepër e PD-së kurrë nuk mund të marrin mendjen e PD-së. Kjo strategji është përcaktuar nga komiteti, nëse do t&
8 Prill 2020, 19:58 -
Rama: Shqipëria ka 304 respiratorë në dispozicion
Shqipëria ka në dispozicion 304 respiratorë në total në luftën kundër koronavirusit, ndërsa deri tani po përdoren vetëm 4 prej tyre."Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës
8 Prill 2020, 19:55