-
S'do paguhet taksë për dyqanin e mbyllur nga COVID-i, Rama: Kemi 304 respiratorë, kategoritë që përfitojnë nga paketa e dytë, masat e reja javën tjetër
Edi Rama mbrëmjen e sotme ka njoftuar kategoritë e reja që do të përfitojnë nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike që do të miratohet pas datës 15 prill. Nga java tjetër do të jenë aktive masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, por që më parë do të pritet ndryshimi i Kodit Penal dhe Rrugor në parlament me sanksionet që shkojnë deri në burg për qytetarët dhe heqjen e lejes së drejtimit për makinën.
8 Prill 2020, 19:49 -
Mjeku në Repolitix: Diabetikët më të rrezikuar nga COVID-19, por nëse trajtohen rregullisht...janë njësoj si të tjetër
Studimet e fundit po flasin për rolin që ka marrja e Vitaminës D për një periudhë dy javore. Grupet e riskut që e kanë imunitetin jo të fuqishëm u rekomandohet marrja në doza të mëdha e vitaminës D. Studimet të tjera kanë treguar se edhe Vitamina C është mjaft e rëndësishme të merret në doza të mëdha 2 deri në 3 gramë shoqëruar me marrjen e magnezit, në 400 miligramë në ditë.
8 Prill 2020, 19:22 -
'Një ditë normale në Tiranë'! Maska, doreza, kundragaz dhe kafe turke te ballkoni
Maska, doreza, pika të verdha, veshje speciale madje dhe maska kundragaz janë objektet më të zakonshme për syrin këto ditë, sa nëse dikush, më trim se të tjerët, i mbanë ato, të gjithë mendojnë me vete "çfarë tipi, po na rrezikon të gjithëve".
8 Prill 2020, 19:02 -
Mjeku Tritan Kalo për Report Tv: Lehtësimi i masave tani mund të shndërrohet në bumerang, ju tregoj çfarë ndodh brenda Infektivit
Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi në një lidhje me "Skype" në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv u shpreh se lehtësimi i masave në këto momente mund të kthehet në bumerang.
8 Prill 2020, 19:02 -
Kërkesa drejtuar qeverisë, Basha mbështet Dhomën Amerikane të Tregtisë: Ka të drejtë, të shtohen fondet
Lideri demokrat ka ripërsëritur kërkesën për qeverinë që të të rialokojë fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.
8 Prill 2020, 17:49 -
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Qeveria të ndihmojë edhe biznesin e madh, të paguhen të gjithë punonjësit
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë i ka dërguar një letër qeverisë ku i kërkon që nga fondet e emergjencës COVID-19, të përfitojnë të gjitha kategoritë e bizneseve. Sipas tyre duhet të marrin pagën e luftës edhe punonjësit e bizneseve të mëdha. Po ashtu në letër rekomandohet pezullimi i pagesës së disa taksave për 2 muaj.
8 Prill 2020, 17:44 -
COVID-19/Numrat ku pensionistët në Tiranë dhe rrethe mund të kërkojnë ndihmë
Që nga konsultat mjekësore, medikamentet , bërja e pazareve, marrja e pensionit në shtëpi apo shërbime të tjera që mund të kërkojnë, pensionistët në qytetet e ndryshme të vendit duhet të kontaktojnë në numrat përkatës të vendosur nga bashkitë.
8 Prill 2020, 17:01 -
Jo vetëm gjoba, por burg për shkelësit e masave shtrënguese! Rama: Do të ndryshojmë Kodin Penal dhe Rrugor
Përpos Aktit Normativ me masa administrative mbi shkelësit e masave kundër koronavirusit, qeveria brenda 15 prillit do i përfshijë në Kodin Penal dhe Rrugor për t'i kaluar sëbashku në Kuvend me një paketë për të qartësuar dispozitat që mund të bien ndesh. Nëse do të miratohen ndryshimet që do të propozojë qeveria, shkelësit nuk do të dënohen vetëm me gjoba, por do të përfundojnë në burg, ndërsa në Kodin Rrugor do të sanksionohen vitet e heqjes së lejes së drejtimit të makinës.
8 Prill 2020, 16:40 -
Garancia sovrane/ Kredia duhet të shlyhet brenda 2 vitesh! Mbulon vetëm 3 muaj pagë të punëtorëve
11 miliardë lekë është fondi i garancisë sovrane i vënë në dispozicion të bizneseve që do të marrin kredi pranë bankave të nivelit të dytë për të paguar punonjësit e tyre. Bizneset nuk do të marrin kredi më shumë se tre paga mujore të punonjësve. Norma e interesit do të jetë 2.85%, dhe duhet të shlyhet brenda 2 viteve, ndërsa 3 muajit e parë pas marrjes së kredisë nuk do të paguajë këste. Nëse biznesi nuk paguan kredinë, humbet të drejtën e aksioneve
8 Prill 2020, 14:46 -
Të gjitha ID e skaduara janë të vlefshme për shërbime bankare! Rama: Aman lexojeni dokumentin! Mjafton printimi i një certifikate në e-albania
Të gjitha kartat ID të cilat kanë skaduar, janë të vlefshme dhe mund të përdoren për çdo shërbim bankar. Një sqarim i tillë jka ardhur nga kryeministri Edi Rama, si një përgjigje të ankesës së shumë qytetarëve të cilat kanë hasur vështirësi për të marrë pagesën e luftës apo shërbime të tjera në bankë.
8 Prill 2020, 14:33 -
COVID-19 ndryshon planin e rindërtimit të Thumanës/ Rama: Deri për Vitin e Ri bëjmë banesat individuale, më vonë kolektivet
Koronavirusi ndryshon planin për ndërtimin e qytezës së re të Thumanës, ku do të strehohen të gjithë banorët që mbetën në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai tha se puna duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, tre turne në ditë në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja.
8 Prill 2020, 13:24 -
'Me çdo polic kundër COVID-19', Report Tv dhuron 1 mijë dezinfektantë për blutë e Tiranës (VIDEO)
Jo vetëm mjekët, uniformat blu në të përditshmen e tyre dhe punën shpesh herë të padukshme për rend e siguri janë po aq të rrezikuar nga përballja me Covid-19. ReportTv me moton me "Çdo polic përball Covid-19", ka dhuruar për policinë e Tiranës 1000 dezinfektantë. Kreu i policisë, Rebani Jaupaj ka vlerësuar ndihmën e ofruar nga redaksia jonë, ndërsa ka bërë apel se duke respektuar rregullat të gjithë do ta kalojmë këtë situatë.
8 Prill 2020, 13:17 -
Pronari me COVID-19 në Elbasan / ISHP- policisë: Hapni kamerat të shohim kush ka pirë kafe në lokalin që rrinte fshehurazi hapur...testohen 45 persona kontakti
ISHP kërkon ndihmën e policisë për të identifikuar të gjithë kontaktet e çiftit me COVID-19 në Elbasan që mbante biznesin hapur.
8 Prill 2020, 13:08 -
Shërohen 5 mjeke dhe infermierë, shkon në 27 numri i personelit shëndetësor që fitoi betejën me COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë të prekur
8 Prill 2020, 12:54 -
205 jetë te reja në kohën e COVID-19/ Mjeku: Gratë shtatzëna janë më imune, por të kujdesen! Janë shpresa jonë, duhet të rrinë të qeta! (VIDEO)
Çdo grua shtatzënë që hyn në maternitet shihet nga mjekët si një person i infektuar, thotë zv.drejtori i maternitetit të ri 'Koço Gliozheni', Ilir Tasha, si e vetmja formë për t'i mbrojtur ato, por edhe veten. Në maternitetin e ri nuk ka pasur raste të konfirmuara pozitiv, e megjithatë, siç shpjegon zv. drejtori, është krijuar një infrastrukturë e veçantë e izoluar për gratë që kanë simptoma të COVID-19 dhe trajektorja e shërbimit ndaj tyre është krejtësisht e ndryshme.
8 Prill 2020, 12:44 -
6 raste të reja më COVID-19 në Fier, anëtarë të një familjeje mes tyre dhe një 10-vjeçar
Në qytetin e Fierit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 6 persona, anëtarë të një familjeve. Gazetari i report Tv, Kristaq Thano bën me dije se ditën e djeshme 7 pjesëtarëve të familjes iu morën tamponë
8 Prill 2020, 12:10 -
Karantinohen emigrantët e parë shqiptarë më një hotel në Kakavijë, asnjë rezident në vendet e huaja nuk do të pranohet në atdhe
Të gjithë ata shqiptarë që janë në tokën neutrale në kufi me shpresën për t'u kthyer pranë familjeve të tyre, nuk do të pranohen nëse janë rezidentë në shtetet e tjera, dhe nuk kanë arsye emergjence për të ardhur në Shqipëri.
8 Prill 2020, 11:48 -
17 raste të reja në 24 orë me COVID-19 në Shqipëri! 154 pacientë të shëruar/ Bilanci i ri
Numri total i të infektuave në Shqipëri ka shkuar në 400, ku mësohet se 58 prej tyre janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri, specifikisht te spitali infektiv janë 52 të shtruar e ndërsa të "Shefqet Ndroqi" 6 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë janë shëruar, e në total kjo shifër ka shkuar në 154.
8 Prill 2020, 11:35 -
Grafiku/ Rama: Bien shtrimet në spital falë masave drastike...po vazhduam kështu do dalim më shpejt fitimtare se shumë të tjerë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun mbi ecurinë e koronavirusit në Shqipëri, ku 10 ditët e fundit kurba ka pësuar një rënie, për të cilën kreu i qeverisë thekson se është rezultat i masave të mara dhe zbatimit të tyre nga qytetarët.
8 Prill 2020, 11:23 -
Futen 5 shqiptarët e parë në atdhe nga Kakavija, do të karantinohen 14 ditë në hotelin pranë kufirit (VIDEO)
5 qytetarë shqiptarë janë pranuar të futen në atdhe me kushtin për t'u karantinuar 14 ditë në një hotel me shpenzimet e tyre. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raportoi se një hotel pranë kufirit ka mirëpritur 5 shqiptarët e parë, mes të cilëve nuk ka gra apo fëmijë. Ata do të qëndrojnë n&eu
8 Prill 2020, 11:23