-
COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
5 Shtator 2020, 16:07 -
123 raste të reja dhe 5 viktima me COVID/ Ulet numri i pacientëve në spital që virusi i la me pasoja! MSH: Mbani maskën në ambientet e mbyllura (VIDEO)
Kjo e premte (4 shtator) ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa për më shumë se një javë ka një bilanc pozitiv të të shëruarve. Duke folur me gjuhën e shifrave, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, pra prej 6 muajsh, janë konfirmuar pozitiv 9967 pacientë dhe 306 viktima.
4 Shtator 2020, 16:10 -
-
4 viktima nga COVID-i, rriten të infektuarit! MSH: Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë, mesatarja 153 raste
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 75 të shëruar, 133 raste dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
31 Gusht 2020, 16:23 -
-
5 viktima! Për të katërtën ditë radhazi më shumë të shëruar se të prekur! 45 qytetarë në spital, i la COVID-i me pasoja
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 të shëruar, 101 raste dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. 18 pacientë në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar
30 Gusht 2020, 16:16 -
-
Ulje drastike e të infektuarve/ 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima! Edhe sot më shumë të shëruar se të prekur
Pas më shumë se tre javëve ku numri i të rasteve të reja ka qenë mbi 100, kjo e shtunë ka shënuar një ulje të ndjeshme të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 796 testeve të kryera, në privat dhe në shtet, janë konfirmuar pozitiv me COVID 84 qytetarë, një shifër optimiste nisur edhe nga fakti se ka pasur një numër të lartë të personave që janë testuar. Lajmi i mirë është gjithashtu se edhe sot, për të tretën ditë radhazi numri i të shëruarve ia kalon atyre të rasteve të reja ditore.
29 Gusht 2020, 16:12 -
Dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve në 24 orë! 112 raste të reja, 5 viktima
Kjo e premte është dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se rasteve të reja në 24 orë. Më konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit, kanë fituar betejën me COVID-in 132 qytetarë, teksa janë konfirmuar pozitiv 112 persona të cilat kanë ardhur si rezultat i 801 testeve të kryera, në privat dhe shtet.
28 Gusht 2020, 16:54 -
Dy personel shëndetësor dhe një vatër e re, 5 të infektuar me COVID në Librazhd
Pesë persona janë infektuar me COVID në Librazhd në 24 orët e fundit. Dy të prekur janë personel shëndetësor në Qukës dhe Orenjë, dy kontakte zinxhiri dhe një vatër e re. Të pestë rastet janë izoluar në shtëpi, ndërsa vijon hetimi epidemiologjik.
27 Gusht 2020, 18:17 -
Në 24 orë 3 viktima dhe më shumë të shëruar se raste të reja me COVID! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale! Virusi lë me pasoja 42 qytetarë (VIDEO)
Pas më shumë se një jave me një bilanc jo pozitiv të numrit të të shëruarve, kjo e enjte ka shënuar një rekord të pacientëve që ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja në ditë. Më konkretisht janë shëruar 158 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitiv me COVID 156, si rezultat i 865 testimeve në shtet dhe privat.
27 Gusht 2020, 16:04 -
156 raste të reja me COVID dhe 5 viktima/ MSH: Situata epidemiologjike e javëve të fundit e qëndrueshme
145 raste të reja me COVID në 24 orë është mesatarja ditore në vendin tonë, për të cilat ministria e Shëndetësisë thekson se kemi të bëjmë me një kurbë të qëndrueshme gjatë javë të fundit. Ky numër i rasteve, më i lartë krahasuar me atë të disa javëve më parë, ka ardhur si rezultat i testeve të bëra tani më jo vetëm në shtet, por edhe në spitalet private.
22 Gusht 2020, 18:01 -
-
864 teste në shtet dhe privat/ 152 raste të reja dhe 2 viktima! COVID-i i merr jetës këngëtares nga Fieri! Deputeti i PS-së rëndë (VIDEO)
COVID-i ka marrë 2 jetë të tjera njerëzit, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 152 raste të reja. Në toal, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 teste, ku përfshihet edhe ato të bëra në spitalet private që janë licensuar në vendin tonë. Dy viktimat janë regjistruar në Korçë dhe Mirditë, ku në total numri i personave që kanë humbur këtë betejë ka shkuar 240.
21 Gusht 2020, 17:00 -
-
4 raste me COVID në Vlorë, mes tyre një avokat dhe një pensionist
Sot në Vlorë janë regjistruar 4 raste me COVID, mes të cilëve një avokat në lagjen '24 Maji'. Rastet e tjera janë kontakti në lagjen e "Ujit të Ftohtë" dhe "28 Nëntori" në qytetin e Vlorës, një prej tyre është pensionist. Rasti i katërt është në lagj
20 Gusht 2020, 17:39 -
-
4 humbje jete dhe 155 raste të reja! Shuhet artisti shkodran, 7 pacientë të intubuar, 28 fituan betejën, por COVID-i i la me pasoja
Nga 847 testime, 155 qytetarë rezultuan me COVID në 24 orët e fundit. Katër qytetarë ndërruan jetë në dy spitalet COVID. Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu po marrim shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
20 Gusht 2020, 16:16 -
158 raste të reja dhe 2 viktima/ Rritet numri i personave që COVID-i i ka lënë me pasoja! Sot më shumë pacientë të shtruar në 2 spitalet se dje (VIDEO)
158 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, 2 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.
19 Gusht 2020, 17:08 -
10 punonjës të burgut të Peqinit me COVID/ Karantinohet një pjesë e madhe e stafit
10 punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mes tyre dhe shefi i regjimit të Brendshëm. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv. Ndërkohë, mësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtij stafi janë karantinuar në banesat e tyre.
18 Gusht 2020, 17:01
