-
Rama pro listave të hapura/ Opozita e Bashkuar: Prish marrëveshjen e 5 qershorit, rrezikon stabilitetin e vendit dhe acaron klimën politike
Në një deklaratë të përbashkët opozita e bashkuar shprehet se hapja e listave ëhstë një akt i paprecedentë që prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
13 Korrik 2020, 19:31 -
'Zgjedhorja', Stojku: Se votojmë pa u plotësuar listat e hapura e depolitizim i komisioneve zgjedhore! Të ulet pragu elektoral në 2.5%
Edmond Stojku, kryetari i grupit 'Demokraci dhe Drejtësi' në Parlament tha se nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend për Kodin Zgjedhor, nëse nuk merren parasysh dy kërkesat e grupit të tij që janë listat e hapura dhe depolitizimi i komisionerëve të numërimit të votave.
10 Korrik 2020, 22:57 -
Rama i detyruar të orientojë Opozitën e hallakatur
Mendjet e shkurtra politike të fraksioneve opozitare, mjerisht na duhet të pohojmë, kanë një stil të të bërit politike që lidhet vetëm me të tashmen, me imediaten. Sipas tyre çka është e sigurt sot, çka leverdis dhe sjell përfitim të menjëhershëm, përfaqëson sot njësinë matëse që ata përdorin. Në të kundërt, Kryeministri Rama po i thërret në skenën e përgjegjësisë se zgjedhja e drejtësisë dhe angazhimit për një reformë zgjedhore dinjitoze është në të mirë të Shqipërisë dhe të vetë Opozitës.
9 Korrik 2020, 17:44 -
Alfred Peza në Report TV: Nuk përjashtohen ndryshimet në qeveri në asamblenë e korrikut, PS fiton mandatin e tretë (VIDEO)
Drafti i reformës zgjedhore do të futet në rendin e ditës për t'u votuar në Kuvend në seancën e fundit të sesionit parlamentar. Opozitën parlamentare, Peza e cilësoi një pol të tretë që në Kuvend ka votat në dorë për të kaluar draftin e reformës zgjedhore.
8 Korrik 2020, 18:21 -
-
-
-
Hyseni në Report Tv: Na duhen votat! Marrëveshja e 'Zgjedhores' dhe propozimet e opozitës parlamentare në një draft të vetëm
Partia Socialiste është e vendosur të kalojë draftin e miratuar me Partinë Demokratike për zgjedhoren së bashku me propozimet e opozitës parlamentare. Deputeti Alket Hyseni në një intervistë për Report Tv tha se mazhoranca e sheh si detyrim të realizojë pjesërisht ndryshimet kushtetuese ndonëse demokratët e kundërshtojnë.
6 Korrik 2020, 17:03 -
Hajdari për Report TV: Futën në rrugë institucionale diskutimin për ndryshim sistemi, opozita parlamentare e unifikuar në këtë çështje
Në një intervistë për Report Tv, Rudina Hajdari tha se çështjet që ajo ngriti në Këshillin Politik tashmë i zhvendosi në Komisionin e Ligjeve për legjislacionin për të diskutuar në mënyrë institucionale dhe ligjore kërkesat e saj, hapja e listave, vota e diasporës dhe numërimi elektronik.
1 Korrik 2020, 11:42 -
Myslim Murrizi aludon për parti të re brenda PS: Ka surpriza, kanë dhënë prova që ndahen
Deputeti Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se në zgjedhjet e ardhshme do të krijojë një lëvizje politike, ku edhe do të kandidojë për deputet. Por një tjetër aludim ngriti edhe për PS, për të cilën dha se brenda grupit parlamentar socialist ka shumë të pakënaqur. I ftuar në studion e emisionit "Repolitix&
30 Qershor 2020, 22:52 -
'Zgjedhorja'/Murrizi: Pa ndryshuar Kushtetutën, s'votojmë Kodin! Ne negociuam me Ramën, kurse PD me Gjiknurin
Kreu i grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi është shprehur i bindur se nuk do të votojë në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa u diskutuar ndryshimet në Kushtetutë, më specifikisht listat e hapura. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Murri tha se ai është një faktor i rëndësishëm në sallën plenare e që po përpiqet që të bind edhe deputetë të tjerë në Kuvend në të drejtën e tij, por e thënë kjo në mënyrë ironike.
30 Qershor 2020, 22:35 -
Hajdari e lumtur: Ditë historike, çështja e ndryshimit të sistemit u fut në shinat e duhura! Diskutimet vijojnë për rishikimet Kushtetuese (VIDEO)
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit, Rudina Hajdari ka dalë e buzëqeshur duke thënë se më në fund kërkesat e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për të futur në diskutim ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura u morën parasysh. Hajdari tha se kjo është një
30 Qershor 2020, 12:12 -
-
Opozita parlamentare letër kryeparlamentarit Ruçi, i kërkon zyrtarisht zëvendësimin e Hajdarit me Murrizin
Opozita parlamentare i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit zëvendësimin e Rudina Hajdarit në komisionin për reformën zgjedhore me Myslim Murrizin. Report Tv ka zbardhur letrën dhe firmat ku kërkohet shkarkimi i saj pasi firmosi marrëveshjen për zgjedhoren, të cilën opozita parlamentare nuk është dakord dhe në vend të saj kërkojnë të vendosin Myslim Murrizin.
16 Qershor 2020, 19:01 -
Hyseni në Report TV: PS i qëndron marrëveshjeve! PD/LSI të bindin opozitën parlamentare, janë përfaqësuesit e tyre
Alket Hyseni, deputeti i PS dhe anëtar në Komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, e ka cilësuar marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik, një marrëveshje larg perfektes, por që të çon përpara dhe adreson pjesën më të madhe të rekomandimeve të ODIHR-it dhe disa nga çështjet që siguron një proces votimi më të drejtë dhe të lirë.
15 Qershor 2020, 22:35 -
Përçahet opozita parlamentare, por të gjithë janë kundër paktit Rama-Basha! 11 deputetë dalin me 8 propozime
Mes 11 deputetëve që kanë dalë me propozimet e reja janë; Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Vasil Sterjovski, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi, që janë edhe kryetarë partish të vogla.
15 Qershor 2020, 15:47 -
U tërhoqën 3 deputetë, por PS-ja mban në këmbë nismën e opozitës parlamentare: Të hapen listat dhe ndalohen koalicionet
Shumica socialiste mban në këmbë nismën e opozitës parlamentare për hapjen e listave, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5% për hyrjen e partive në Kuvend.
15 Qershor 2020, 14:02 -
-
-
