-
Gara për Bashkinë Tiranë, ironia e Kreshnik Spahiut: Një djalë i varfër, idealist dhe pak spiun përballë Erion Veliajt
Gjithmonë e më shumë del në media se Ilir Meta mund të jetë kandidat i partisë së tij dhe Berishës për kryebashkiak të Tiranës. Këtë ‘thashethem’ duket se e ka përforcuar vetë Meta me daljet e shpeshta ku nuk harron në asnjë moment të sulmojë kryetarin e Bashkisë Tiranë. Sot madje Meta njoftoi se protestën e tij të parë në krye të Partisë së Lirisë do ta zhvillojë te Inceneratori i Tiranës.
6 Shtator 2022, 20:25 -
Kreshnik Spahiu: Hitleri përdorte turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike
Shqipëria ka qenë aleati kryesor i Rusisë gjatë viteve të para të Luftës së Ftohtë. Me dhjetëra oficerë, mjekë, ushtarakë, profesorë shqiptarë janë shkolluar dhe specializuar në Bashkimin Sovjetik. Shumica e tyre janë kthyer në Shqipëri me gra ruse të martuar. Rrënjët ruse në Shqipëri janë më të forta se në Europën Perëndimore.
21 Gusht 2022, 21:47 -
Kreshnik Spahiu: Një përgjigje shqip për flamujt e huaj që kanë 'pushtuar' Shqipërinë
Ishte vjeshta e vitit 1999 dhe mëngjes me shi. Unë po udhëtoja me makinë të trupit diplomatik drejt Durrësit. Atje do organizonim një seminar me shoqërinë civile për luftën kundër korrupsionit.
16 Gusht 2022, 15:31 -
Kreshnik Spahiu: Për ata 'patriotë' shqiptarë që grisin flamurin turk, por jo flamurin gjerman apo amerikan
Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjetet sociale ka shpërthyer një avokati histerike për një person i cili filmoi trimërinë e tij duke grisur një flamur turk.
15 Gusht 2022, 22:03 -
Kreshnik Spahiu: Nga besa e shqiptarit ka mbetur pjesa më e neveritshme: Besa për partinë
Përpara se të jepni një përgjigje duhet të keni eksperienca jetësore apo profesionale me njerëz të kombësive të ndryshme që ti krahasoni. Nga filmat apo media nuk mund të zbuloni nivelin e besës të një kombi
13 Korrik 2022, 19:24 -
Kreshnik Spahiu: Pse ka frikë Europa nga një ‘Ballkan i Hapur’ pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?
Pse ka frikë Europa nga një “Ballkan i Hapur” pro-amerikan? Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganistani, Irani, Iraku, Siria etj…por nuk liberalizon vizat për një Kosovë të vogël me aq pak banorë? Arsyeja është e thjeshtë: Të parët nuk e duan amerikën, ndërsa të dytët e kanë Washingtonin si “Meka”.
18 Qershor 2022, 16:47 -
Pas Jul Dedës edhe Meta kandidon për kryetar bashkie në Tiranë, ironizon Kreshnik Spahiu: Po gabon, lali Eri mund ta emërojë me qejf zv/kryetar
Ditët e fundit po përflitet se Presidenti Ilir Meta do të zbresë vetë në fushë të mejdanit dhe do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore përballë Erion Veliajt në Tiranë. Por, emri i Metës nuk është i vetmi, pasi nga qarqet e opozitës po përflitet me zell të madh edhe aktori Julian Deda.
26 Prill 2022, 15:24 -
Kreshnik Spahiu: Sali Berisha mund të shpëtojë Shqipërinë duke mos e bashkuar partinë!
Unë nuk e besoj kurrë që një bashkim është i shëndetshëm për çiftin e “divorcuar” Basha-Berisha. Nëse divorci ishte i vërtet, atëherë krijimi i familjeve të reja do ishte shpëtim. Por, nëse divorci ishte fiktiv për letra, sa për t’ia treguar ambasadës Amerikane dhe për të justifikuar rikthimin e Berishës atëherë pse jo, vazhdo bashkohuni.
26 Mars 2022, 15:38 -
Dorëheqja e Bashës, Kreshnik Spahiu: Boll me përrallat me negociator për bashkimin e PD, e dimë të gjithë që bëtë sikur u rrahët nga halli i SHBA-së
Negociatat që përflitet se do të nisin për bashkimin e PD dhe grupit të Berishës, për Kreshnik Spahiun janë thjeshtë një teatër pasi si Basha dhe Berisha bën sikur u rrahën me njëri-tjetrin vetëm nga halli i SHBA-së që e shpalli këtë të fundit 'non grata'.
23 Mars 2022, 18:39 -
U arrestua për trafik droge, Kreshnik Spahiu në mbrojtje të Elsa Lilës: Po sulmohet jo për atë që akuzohet, por për bindjet politike se mbështeste 'Rilindjen'
Kreshnik Spahiu i ka dalë në mbrojtje këngëtares shqiptare Elsa Lila, e cila u arrestua ditën e sotme në Itali, e akuzuar si financiere e një bande droge. Ai thotë se këngëtarja, po sulmohet nga disa qytetarëm por edhe mediat opozitare për bindjet e saj politike, pasi ka mbështetur Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.
16 Mars 2022, 16:04 -
Kreshnik Spahiu: Pse shqiptarët e përjetojnë ndryshe nga evropianët luftën në Ukrainë?
Pardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 protestues përballë ambasadës ruse në Tiranë. Ka rrezik që “Foltorja” mund të mbledh më shumë përballë ambasadës amerikane, për të protestuar kundër “guvernatorëve” amerikan siç i akuzon ajo diplomatët e rrugës Elbasanit.
2 Mars 2022, 16:09 -
Kreshnik Spahiu: Pse Berisha dhe Basha s’kanë këllqe të krijojnë parti të re pa logon e PD?
Sali Berisha nuk ka asnjë shanc teorik, praktik, juridik apo diplomatik që ta rimarr Partinë Demokratike. Këtë gjë e kupton Berisha dhe çdo profesionist i politikës por sigurisht nuk e kupton turma.
11 Janar 2022, 19:24 -
Kreshnik Spahiu: Paske lindur me këmishë o Edi Rama
Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht luftën brenda llojit e kanë bërë më të fortë se me socialistët. Në fund për një plesht e dogjën jorganin. Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në 2013, njerëz shumë të fuqishëm, sepse ishin në pushtet, respektivisht, Kryeminist&eu
18 Dhjetor 2021, 17:45 -
Kreshnik Spahiu: Si ndahet pasuria e çiftit pas divorcit dhe kush do i mbajë “kalamajtë”?
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të syrit dhe e donte marrëzisht atë. Që ditën e parë kur u shfaq në shtëpi, të gjithë kalamajt e familjes e kuptuan se ai kishte nënshkruar testament që pas vdekjes, shtëpinë do ia linte asaj shalë-gjatës që ai e adhuronte aq shumë.
12 Dhjetor 2021, 10:11 -
Kreshnik Spahiu: Nëse Basha do ishte bërë kryeministër, a do t’i shkonte kush në foltore Berishës?!
A mund realizohet revolucion demokratik me njerëzit e foltores? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të analizojmë karakterin e individëve që i shkojnë sot pas Sali Berishës.
7 Dhjetor 2021, 13:45 - Opinion
- Opinion
- Opinion
- Opinion
- Opinion
-
Opinion
Kreshnik Spahiu: Shkrirja e PD, e vetmja alternativë që Edi Rama të mos fitojë mandatin 4
Demokratët 30-vjet kanë luftuar me njëri-tjetrin më shumë se me socialistët. Lufta dhe urrejtja brenda llojit është më e madhe se lufta me kundërshtarët. Partia Demokratike është shndërruar në kancerin e pluralizmit politik në Shqipëri. Në 30-vjet, ajo shkatërroi dhe copëzoi çdo lëvizje të re politike me parimin: “Përça dhe sundo”.
19 Tetor 2021, 18:11