-
Kamioni përplaset me veturën në aksin Burrel-Klos, disa të plagosur (VIDEO)
Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marteje në aksin rrugor Burrel - Klos. Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një autoveturë në fshatin Zall-shoshaj duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra. Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.
1 Shtator 2020, 09:06 -
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset lehtë pasagjeri...shpëtojnë mrekullisht 3 shoferët
Një aksident rrugor i trefishtë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një person ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh.
22 Gusht 2020, 21:02 -
Aksident i katërfishtë në aksin Maminas-Durrës, pamjet nga makinat copë e çikë
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Maminas-Durrë, por ka vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht asnjë nga 4 drejtuesit nuk është dëmtuar, por vetëm dëme materiale, ku makinat janë bërë copë e çikë. Akoma nuk dihet shkaku i aksidentit të tyre.
11 Gusht 2020, 14:30 -
Arrestohen dy persona në Durrës, 24-vjeçari aksidentoi këmbësoren e largohet nga vendngjarja, 28-vjeçari godet punonjësin e karburantit
24-vjeçari me iniciale A.Sh., banues në Durrës është arrestuar për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ", pasi duke drejtuar makinën tip "Fiat Punto" aksidentoi këmbësoren F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos dhënë ndihmën e parë.
7 Gusht 2020, 10:50 -
Aksident i trefishtë në Elbasan/ Humb jetën një 43-vjeçare, plagosen tre të tjerë (FOTO)
Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin Elbasanit, ku ka humbur jetën një 43-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras.
5 Gusht 2020, 09:46 -
Makinat bëhen copë e çikë në rrugën Elbasan-Peqin, ndërron jetë 55-vjeçari, dalin pamjet e rënda (EMRI)
Viktima po udhëtonte me mjetin tip "Suzuki" me drejtues H.R., 67 vjeç banues në Elbasan dhe është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
1 Gusht 2020, 13:11 -
Makina humb kontrollin e përplaset me murin e shtyllën, plagoset drejtuesi e pasagjeri, pamjet nga aksidenti
Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e murin e një shtëpie gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Berat-Poliçan në lagjen Kullau. Shoferi ka qenë duke udhëtuar shumë shpejt jashtë normave të lejuara dhe është përplasur keq duke u kthyer në krah të kundërt.
27 Korrik 2020, 19:49 -
Përplasen tre makina në rrugën Lezhë- Shkodër, plagosen 4 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, ku 3 automjete janë përplasur në vendin e quajtur Mabe. Sipas burimeve, raportohet për 4 të plagosur, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
23 Korrik 2020, 19:42 -
Pamjet kur makina merr flakë e rruga mbulohet nga tymi, aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)
Gjithashtu një makinë ka marrë flakë në rrugë. Nuk dihen shkaqet e djegies dhe a ka persona të lënduar, ndërsa rruga është mbuluar nga tymi dhe qytetarët kanë vrapuar drejt saj për të dhënë ndihmën e parë.
19 Korrik 2020, 20:55 -
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd! 'BMW'-ja përplas 'Volkswagen'-in dhe motoçikletën, plagoset 30-vjeçari
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengël, ku makina tip "BMW" është aksidentuar me nbjë makinë tip "Volkswagen" dhe me një motoçikletë.
18 Korrik 2020, 19:21 -
Aksident me vdekje në Shkodër! Makina përplas personat në trotuar, ndërron jetë në spital 28-vjeçarja
Drejtuesi i mjetit tip "Alfa Romeo" ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, ku si pasojë ka dëmtuar dy persona në trotuar. 28-vjeçarja është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
6 Korrik 2020, 20:03 -
Dy aksidente brenda një ore në Tiranë, autobuzi përplas të miturin, përmbyset makina e plagoset 59-vjeçarja
Aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth orës 18:35, ku drejtuesi i autobusit me iniciale F.G., ka aksidentuar të miturin me iniciale G.R., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
6 Korrik 2020, 19:37 -
Aksident i trefishtë te 'Astiri', përplaset taksia, kamioni dhe motori/ VIDEO nga momenti kur të plagosurit janë shtrirë rëndë në rrugë, qytetarët u japin ndihmën e parë
Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e "Astirit", ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë! Ngjarja ka ndodhur në rrugën " Teodor Keko", ku janë përplasur një taksi, kamion dhe një motor, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri.
29 Qershor 2020, 16:47