-
Pas bashkimit me PS-në të 100 të rinjve në Berat pasi braktisën LSI, edhe 100 të rinj të tjerë dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë së PS-së.
4 Shkurt 2021, 15:00 -
3 punonjëse rezultojnë pozitive me COVID, mbyllet për dy javë kopshti nr.7 në Vlorë
4 Shkurt 2021, 11:06Kopshti nr. 7 në Vlorë është mbyllur nga Instituti Shëndetësor Shqitar. Kjo ka ardhur për shkak të 3 punonjësve të këtij kopshti të cilët rezultuan pozitivë me COVID. Kopshti do të mbyllet për një periudhë kohore prej dy javësh.
-
Vlorë, theu arrestin e shtëpisë dhe dhunoi nënën e tij, arrestohet 29-vjeçari
4 Shkurt 2021, 10:46Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpi" duke dalë në qytet si dhe ka dhunuar nënën e tij.
-
Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, policia kontrolle në disa qytete për persona të përfshirë! Dyshohet për 3 vrasës me pagesë
4 Shkurt 2021, 10:08Kur kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, policia ka kontrolluar disa banesa në Vlorë, Fier dhe Durrës për persona të tjerë si të përfshirë në vendngjarje.
-
-
Vlorë/ Digjet makina e punonjësit të hipotekës, dyshohet e qëllimshme! E motra: Kam një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin për fëmijët, mund të jetë bërë shkak
4 Shkurt 2021, 07:19Një makinë është djegur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kushtrimi’ në orën 03:25 ku mori zjarr makina tip ‘Toyota’ në pronësi të 32-vjeçarit Ermal Hoxha, punonjës hipoteke.
-
Gjosha: Rama shkatërroi vendin, merret me komplote ndaj LSI! Goditjen më të fortë në zgjedhje PS e merr në Tiranë! Na kanë ardhur socialistë, ikjet s’prishin punë
3 Shkurt 2021, 13:16Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama i cili dje tha se së bashku me kreun e PD Lulzim Basha kanë pasur një plan të “çojnë” për skrap Lëvizjen Socialiste për Integrim, por e ka tradhëtuar kryedemokrati. Gjosha tha se Rama ka shkatërruar Shqipërinë pasi sipas saj në vend që të merret me qytetarët, thur komplote kundër LSI.
-
5 mësues me COVID, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private në Vlorë
2 Shkurt 2021, 10:41Mbyllet një pjesë e një shkolle jo publike në Vlorë pasi 5 mësues kanë rezultuar pozitiv me COVID. ISHSH Vlorë ka mbyllur shkollën private Fan Noli. Nga kjo shkollë është mbyllur klasa e 5,6,7,8 dhe 9, kësisoj nxënësit e këtyre klasave do të zhvillojnë mësim online
-
Trimëria labe
1 Shkurt 2021, 16:52 -
-
-
-
Rama tregon ku do kandidojë në zgjedhje: Vlorën nuk e lë, Durrësit i kam një borxh
1 Shkurt 2021, 10:05 -
Deklaratat e Kim për pastërtinë e kandidatëve më 25 prill, Rama: Përgjegjësia është individuale, nuk ngremë sallë torturash për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka
1 Shkurt 2021, 08:27Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne seline e PS në një takim drejtuesit politik të PS në nivel qarqesh. Kreu i qeverisë, në përfundim të mbledhjes ka konfirmuar kandidimin në Vlorë e Durrës, megjithëse jo 100%. Rama tha se nga Vlora nuk heq dorë, por shtoi se edhe Durrësit i ka një borxh.
-
-
-
I shpallur në kërkim se qëlloi me armë pranë një lokali, arrestohet 27 vjeçari në Vlorë
31 Janar 2021, 08:52Një 27 vjeçar është arrestuar në vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
-
Pas disa orësh të bllokuar në det, 145 pasagjerë zbresin nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë! Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të pezulluara (VIDEO)
31 Janar 2021, 08:25Si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me erë të fortë, janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Pas disa orësh pritje në det, udhëtarët kanë filluar të zbresin pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës
-
Vlorë/ I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet një 26-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë
29 Janar 2021, 15:38Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia në Vlorë. 26-vjeçari me iniciale A.Ç. do të ekstradohet drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
-
Aksidentet në Vlorë, policia kontrolle e postblloqe në rrugët e qytetit! Gjobë disa automjeteve
28 Janar 2021, 20:06Aksidentet e shumta gjatë këtyre ditëve në Vlorë kanë bërë që të ketë një numër të madh postblloqesh policie përgjatë gjithë qytetit. Ditën e sotme, madje edhe në mbrëmje efektivët e policisë kanë ndaluar e gjobitur dhjetra automjete.
-
5 punonjëse me COVID, mbyllet kopshti në Vlorë (VIDEO)
28 Janar 2021, 09:03Një kopsht në Vlorë është mbyllur pasi 5 punonjëse kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Vendimi për mbylljen e kopshtit është marrë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të qytetit bregdetar.
-
Aksident në Vlorë, makina përplas një motor! Plagoset një person
27 Janar 2021, 15:37Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë. Një mjet tip "Opel" me drejtues një person me iniciale Y.L. u përplas me një motor me drejtues shtetasin A.M.
-
Vlorë/ Shkaktoi aksidentin ku ndërroi jetë efektivi i policisë, arrestohet 19-vjeçari
27 Janar 2021, 10:2819-vjeçari A. Veliu i cili shkaktoi aksidenti ku ndërroi jetë efektivi i policisë Nuri Malaj dy ditë më parë në Vlorë u arrestua nga policia. Ngjarja ndodhi më 25 janar në Vlorë ku 19-vjeçari i cili udhëtonte me mjetin e tij tip "BMW" u përplas me makinën e efektivit.
-
Iu bë atentat dje në Vlorë, zbardhet dëshmia e Marjon Mitros: Nuk e di kush më qëlloi, s'kam asnjë konflikt! Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar
27 Janar 2021, 10:26Është zbardhur mëngjesin e sotëm dëshmia e Marjon Mitros, i cili u qëllua dje në Vlorë me dy plumba nga 2 persona në një makinë në lëvizje.
-
Aksidenti dje në Vlorë, arrestohet shoqja e viktimës 25-vjeçare! Gënjeu se nuk ishte ajo shoferja
27 Janar 2021, 09:43Në vijim të hetimeve lidhur me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25 vjeçarja Anxhela Çapo, policia njofton se nuk ka qenë ajo shofere. Në njoftimin zyrtar ditën e sotme, policia thotë se në timon ka qenë 22-vjeçarja Silvi Muha, e cila mbrëmjen e djeshme tha se ishte pasagjere.
-
-
Përmbyset makina në aksin Vlorë-Fier, humb jetën shoferja 25 vjeçare, një vajzë tjetër në gjendje të rëndë (VIDEO)
26 Janar 2021, 19:47Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë, i cili ka shkaktuar vdekjen e një të reje, ndërsa një tjetër vajzë është në gjendje kriktike për jetën.
-
-
Rënie gurësh prej motit të keq, rruga Peshkopi-Tiranë e kalueshme dhe pa probleme
26 Janar 2021, 15:58 -
-
Përmbytje në Sukth dhe Katund të ri, uji u futet banorëve në shtëpi! Banori: 400 banesa nën ujë, jemi në mëshirë të fatit (VIDEO)
26 Janar 2021, 14:29Një banor i Katundit të ri tha se ky fenomen është i përsëritur dhe se deri tani asnjë ndihmë nuk i kanë ardhur nga autoritete. Banori shprehet se rreth 400 banesa janë në ujë, dhe sipas tij kjo vjen nga shkarkimet pa kritere të liqeneve dhe rezervateve në lumin Erzen.
-
Kultivoi kanabis në fshatin Tragjas, në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim
26 Janar 2021, 14:15Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale T.T. ishte pjesë e një grupi të goditur 6 muaj më parë për mbjelljen e disa rrënjëve kanabisi në fshatin Tragjas.
-
-
E frikshme/ ‘Akrobaci mbi urë’, prindi mban në shpinë fëmijët për të kaluar lumin e Shalës në Shkodër (VIDEO)
26 Janar 2021, 13:24Kjo është mënyra se si këta fëmijë e përshkojnë çdo ditë rrugën për në shkollë. Mungesa e infrastrukturës në njësinë administrative Shalë detyron këtë prind që të mbajë në shpinë fëmijët e tij për të kaluar urën e amortizuar, duke rrezikuar kështu edhe të bie në lumë.
-
-
Atentati me armë në Vlorë, një prej plumbave në xhamin e një biznesi (Pamjet)
26 Janar 2021, 12:46 -
-
U qëllua sot në Vlorë, Marjon Mitro porositi atentatin ndaj ish-Prefektit të Vlorës
26 Janar 2021, 12:39 -
-
Atentati ndaj Marjon Mitros në Vlorë, shoqërohen 8 persona, nuk gjendet asnjë gëzhojë! 2 persona qëlluan ndaj ish anëtarit të bandës së vrasësve me pagesë (VIDEO)
26 Janar 2021, 12:22Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në qytetin e Vlorës. Është qëlluar nga një makinë në lëvizje në drejtim të Marjon Mitros, i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt. Porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.