-
-
-
I bëri thirrje të ndalonte për shkak se udhëtonte pa rrip sigurimi, 33-vjeçari kundërshton me dhunë policin! Tenton ta shtypë me makinë
Një 33-vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë dhe më pas e ka goditur me makinë pasi ky i fundit i bëri thirrje të ndalonte për shkak të po qarkullonte me automjetin e tij pa vendosur rripin e sigurimit.
21 Shkurt 2020, 14:26 -
Në 2019 u gjobitën 13 shoferë të transportit urban në ditë! Tirana qyteti më problematik (VIDEO)
13 shoferë autobusësh u gjobitën mesatarisht çdo ditë të 2019 duke i evidentuar ata si shkelësit më flagrant të rregullave të qarkullimit rrugor. Tirana ishte qyteti më problematik me 2036 gjoba të ndërmarra. Ndërsa për vitin 2020 janë ndërmarrë 423 gjoba prej të cilave 183 në Tiranë. Nisur nga ky shqetësim ReportTv bëri një vëzhgim në disa prej linjave të autobusëve në kryeqytet ku u vu re se krahas shkeljeve autobusët shpesh herë janë bërë burim aksidentesh dhe trafiku të rënduar.
19 Shkurt 2020, 16:07 -
-
-
Policia me 'dorë të hekurt', 85 të arrestuar dhe 598 patenta të hequra vetëm në 10 ditë (VIDEO)
Vetëm gjatë 10-ditëshit të parë të shkurtit janë pezulluar 598 patenta për motivacione të ndryshme si dhe janë arrestuar 85 shtetas, nga të cilët 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mos-shlyerje të masave administrative nga ana e drejtuesve.
10 Shkurt 2020, 17:07 -
'Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo'!Gjobë dhe heqje patente për 4 shoferë! 'Rrugorja': Shpejtësia s'të çon në destinacion
Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo"! Është ky mesazhi i Policisë rrugore për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Në formën e një mesazhi më tepër se paralajmërimi ka zgjedhur policia rrugore të njoftojë të gjthë drejtuesit e mjetit se do të ketë një kontroll të pandërprerë në rrugët interurbane Tiranë- Durrës - Tiranë, Elbasan , por jo vetëm.
8 Shkurt 2020, 07:57 -
-
Vetëm në Janar 1500 leje drejtimi të pezulluara, Lleshaj: Fushatë për forcimin e sigurisë rrugore, rishikimi edhe në kuadrin ligjor
1500 leje drejtim janë pezulluar vetëm gjatë muajit janar të këtij viti. Ky bilanc tregon edhe nivelin e papërgjegjshmërisë të madhe në rrugët e vendit nga shoferët të cilët bëhen shkak për aksidente.
27 Janar 2020, 15:35 -
-
-
Kalimi i gabuar në rrugë, gjobiten 670 këmbësorë...'rekord Tirana'! Qytetarët: Dënimi të jetë i përballueshëm për xhepin
Gjatë vitit 2019 Policia Rrugore vendosi në të gjithë vendin 670 gjoba vetëm për këmbësorët që nuk kalojnë në viza të bardha, apo në mbikalime. Gjoba për këtë shkelje shkon nga 500 deri në 2 mijë lekë, e ndërsa me ndryshimet e reja në ligj kjo masë administrative do të propozohet nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.
23 Janar 2020, 18:01 -
-
-
Çfarë përmban 'testi i idiotit' që pritet t'i nënshtrohen shoferët e rrezikshëm shqiptarë?! 'Sa datëlindje kanë njerëzit...?' (VIDEO)
Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj propozoi si pjesë të ndryshimeve në Kodin Rrugor aplikimin e “testit të idiotit” ReportTV ka mundur të sigurojë disa pyetje të këtij testi. Testi ka 50 pyetje elementare që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesve të automjetit dhe që aplikohet në disa vende të BE. Nëse nuk kalohet testi, hiqet patenta.
18 Janar 2020, 17:17 -
Forcohen masat/ Pas alkoolit, gati testi i drogës për shoferët, nga shkurti s'i shpëtoni dot pajisjes së re
Përdorimi i lëndëve narkotike nga ana e drejtuesve të automjeteve pritet të marrë fund me matësin e ri që pritet të aplikojë policia. Report TV ka mundur të sigurojë pamjet e këtij drageri teksa mëson se përdorimi i tij pritet të aplikohet në fillim të muajit shkurt nga ana e efektivëve të policisë rrugore.
15 Janar 2020, 19:32 -
-
Momentet e fundit të efektivit/ Me temperaturë 42, trupi me pulla dhe i enjtur...Prindërit në vështirësi ekonomike, policia i dhuron 6 paga
Ndarja nga jeta e efektivit të Policisë Rrugore, Mariglen Mestani, me dyshimet ende të pakonfirmuara nga Mjekësia-Ligjore për meningjit, zbulon historinë e trishtë të familjes së tij. Prindërit jetojnë në mjerim në një fshat të thellë të Ersekës. Kolegët e policisë rrugore mbledhin nga 50 mijë lekë secili, ndërkohë që Policia e Shtetit i kalon pas vdekjes 6 paga në shenjë vlerësimi për sakrificën e tij në 6 vitet që kontribuoi në Policinë Rrugore.
13 Janar 2020, 16:46 -
Të dehur dhe me shpejtësi, arrestohen 37 shoferë, gjoba dhe pezullim patentash (VIDEO)
Në pranga kanë rënë 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”
13 Janar 2020, 15:59