14-vjecarja lufton për jetën, ’Pa Gjurmë’ letër të hapur Ministrisë së Shëndetësisë

12 Janar 2021, 17:39

Marsi i  vitit 2020 do të ndryshonte përfundimisht rrjedhën e jetës në familjen Bërdufi nga Kavaja, ditën kur Elena u diagnostikua me kardiomiopati. Sëmundja progresive, që dobëson muskujt e zemrës ka shkaktuar tek 14-vjecarja dëmtime serioze, ku shpresa e vetme mbetet kurimi jashte vendit. Prindërit Enida dhe Stefan iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’, i cili i bën një letër të hapur Ministrisë së Shëndetësisë, për rastin e publikuar këtë të martë. Një vajzë kurajoze edhe pse sot dergjet në shtratin e spitalin, gjen forcën t’u jap ajo shpresë prindërve, se do jetojë. Lutet që dikush të vë dorën në zemër, që dhe zemra e saj të jetë njësoj si më parë.