Arratisja e peshëngritësit të Partizanit. Rrëfimi për vuajtjet dhe dyshimet se ku gjendet

10 Maj 2019, 20:23

Pjesa e dyte dt 10 Maj Pa Gjurme: Arratisja e peshengritesit te Partizanit. Rrefimi per vuajtjet dhe dyshimet se ku gjendet Historia 
Nikolini ishte fëmija i fundit nga 8 fëmijët e ciftit Sotir e Vasilika Pleqaj. Familja pati një kalvar të gjatë persekutimesh që në vitin 1967, kur kryefamiljari Sotir Pleqaj, një intelektual i asokohe, i njohur në rrethin e tij, ishte shef sigurimi i postës sekrete për gjithë Shqipërinë. Një person i cili konsiderohej me rrezik, për shkak të kontakteve që kishte me perëndimin. Një fat, që e përdoqi deri në eleminimin fizik. Ai përfundoi i helmuar nga regjimi, fakt që familjarët e mësuan nga lidhja familjare që kishin me Spiro Kolekën, anëtar i Byrosë Politike, pasi bashkëshortja e Sotirit, Vasilika ishte mbesa e Spiro Kolekës. Sotir Pleqaj e la tre vjec të birin, Nikolinin, ndërsa 7 fëmijët e tjerë ishin më të rritur. 
Jeta vijoi mes vështirësive ndërsa edhe pse ishte mbesa e Spiro Kolekës, Vasilika, gruaja e mbetur e ve dhe nëna e tetë nuk i shpëtoi persekutimit nga regjimi. 
Bashkë me fëmijët e  saj u transferuan nga Tirana në Selenicë të Vlorës. Nikolini ishte 18 vjec, asokohe kur kishte afro një muaj që ishte rekrutuar nga ministrinë e brendshme, për të kryer shërbime sekrete jashtë vendit. Për këtë, familjarët mësuan vonë pas arratisjes së tij. 
Peshngritësi i klubit të Partizanit shkoi ushtar dhe kreu vetëm dy muaj karantinë, caktuar në Radat të Korcës, pranë kufirit me Greqinë, në shtator të vitit 1981. 
Dy muaj më pas ndodh dhe arratisja e të riut. 
Mbi arratisjen e tij familja mësoi 3 muaj më pas në shkurt të vitit 1982, kur  Spiro Koleka njoftoi mbesën, Vasilikën, nënën e Nikolinit për arratisjen djalit, duke u pohuar se në kufi është pritur nga dy persona. 

Me brengë në zemër kaluan vite pas. Kur me ndërrimin e sistemit në vitin 1994 me hapjen e kufijve, një telegram i dërguan Nikolinit familjarët, ku e njoftonin se nëna ishte në prag të vdekjes. Tashmë përmes burimeve të brendshme nga lidhjet me ish-sistemin familja kishte mësuar mbi vendodhjen e Nikolinit. Ai jetonte në Standford të Neë Yorkut me shërbim sekret atje, i rekrutuar. 13 vite pas arratisjes Nikoli bëhet i gjallë, ai shkel në tokën shqiptare më 15 nëntor të vitit 1994. Nëna e pa për të fundit herë të birin, kur një natë më pas ndërroi jetë. Që nga ai cast Nikoli u largua sërish drejt kontinentit tjetër për ti humbur për herë të dytë dhe përfundimisht kontaktet me vëllezerit dhe motrat.