Arsyet e zhdukjes së 11 adoleshentëve në Britani. ‘Pa Gjurmë’ sjell dëshminë e 17-vjeçarit

7 Shtator 2020, 21:54

Britania e madhe mbetet destinacioni që të rinjtë shqiptarë zgjedhin për të realizuar ëndrrën drejt perëndimit, duke braktisur vendin. Emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv, sjell në fokus këtë fenomen duke iu referuar raportit të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Zyrës së Personave të Zhdukur në Britaninë e Bashkuar, sipas së cilës,  këtë vit janë zhdukur në këtë shtet përafërsisht 112, 853 fëmijë nga e gjithë Evropa.