Belushkë e skuqur me arra nga zonja Albana

21 Nëntor 2023, 11:33

Belushkë e skuqur me arra

Përbërësit:

  • 250-300 gr peshk
  • 2-3 lugë arra të shtypura
  • 2 lugë gjelle miell
  • Kripë
  • Garniturë sipas dëshirës

Përgatitja:

Peshkun e pastrojmë, e lajmë dhe e marinojmë me kripë. Mbushim barkun me arra të shtypura, e lyejmë me miell dhe e skuqim. E servirim të nxehtë me sallatë jeshile dhe feta limoni.