Bishtaja me proshutë nga zonja Albana, një recetë super e shpejtë dhe e shijshme

16 Shtator, 10:54

Bishtaja me proshutë

Përbërësit:

  • 300 gr bishtaja
  • 500 gr proshutë
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 gr qiqra të ziera
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj lëng limoni
  • 1 lç trumzë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim proshutën të prerë në shirita me gjysmën e sasisë së vajit në një tigan apo tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, 3-4 minuta derisa të bëhet krokante. E largojmë dhe e vendosim në një pjatë mbuluar. Shtojmë në tigan pjesën tjetër të vajit dhe kaurdisim qepën të prerë në feta të holla dhe bishtajat. Vijojmë me gatimin në zjarr normal për pak minuta derisa të zbruhen. Më pas shtojmë proshutën, lëngun e limonit, hudhrën, qiqrat dhe trumzën. I lëmë të marrin shije për 2-3 minuta dhe i shërbejmë të ngrohta.