Bukë e shpejtë shtëpie në vlim nga zonja Albana

3 Nëntor 2023, 12:20

Bukë shtëpie në vlim

Përbërësit:

  • 700 gr miell
  • 400 ml ujë të ngrohtë
  • 8 gr maja e thatë
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • Kripë
  • Vaj bimor
  • Fara susami

Përgatitja:

Aktivizojmë majanë e thatë me ujë dhe pak sheqer.  Më pas shtojmë vajin, pak kripë dhe miellin gradualisht duke e përzier me lugë druri. Lyejmë një tas me vaj, vendosim brumin e përgatitur të bukës, e mbulojmë me membranë dhe e lemë për 30 minuta të pushojë. Pasi brumi ka dyfishuar volumin, e punojmë përsëri dhe e lemë të pushojë dhe për 30 minuta të tjera.

Në një tenxhere me ujë të vluar me 1 lugë gjelle kripë, vendosim brumin e bukës. E lëmë për 40 sekonda dhe më pas e kthjemë nga ana tjetër. E largojmë nga uji i vluar dhe e vendosim në një tavë me letër pjekje. E spërkasim me pak fara susami dhe e vendosim bukën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.