Bukë me vezë në furrë
Përbërësit:
- 5 kokrra vezë
- 100 ml qumësht
- 30 ml vaj
- 1 lgj djathë parmixhan
- 100 gr suxhuk i prerë
- 100 gr mocarela
- 1 bukë
- Kripë, piper miks
- Majdonoz
Përgatitja:
I përziejmë të gjithë përbërësit (vezët, vajin, qumështin, erëzat) në një enë të gjerë. Lyejmë fetat e bukës dhe i vendosim në një tavë, ku kemi shtruar letër pjekje. Shtojmë suxhuk ose sallam, djathë pice ose mozarela dhe e vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.