Çaj i ftohtë me fruta nga zonja Albana

14 Maj, 12:52

Çaj i ftohtë me fruta

Përbërësit:

  • 1 mollë
  • 1 portokall
  • 3 shkopinj kanelle
  • 1 tufë mente
  • 1 bustunë çaji
  • 1 lç mjaltë
  • Uje të nxehtë

Përgatitja:

I vendosim të gjithë përbërësit në një broke dhe shtojmë ujë të nxehtë. E lëmë disa minuta dhe më pas e kemi gati për t'a konsumuar.