‘Dal tek porta dhe iu flas fëmijëve në varreza’. Rrëfimi rrëqethës i një nëne që ka humbur dy fëmijët: Ngrihuni bijtë e mi!

7 Maj 2021, 18:22

Dramën e jetës vendosën ta rrëfenin në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Cifti jetonë krejt të vetëm, ndërsa rrëfejnë mes lotësh si i ngrysin ditët në vetmi dhe skamje. Për ta nuk ka patur vetëm një plagë, por dhembje pafund. Një kalvar i vuajtjeve, kur vdekja I rrëmbeu nga gjiri i familjes, fillimisht vajzën, e cila u nda nga jeta në vitin 1998. 

Kemi humbur dy fëmijët nga kjo jetë. Sot jemi vetëm ne të dy, dhe unë kurrë nuk e mendoj të lë bashkëshortin deri sa të mbyll sytë. Me vajzën nuk e di çfarë më ndodhi. Që në lindje ajo pati probleme. Ishte data 27 dhjetor 1998, kur në orën 03:00 të natës, sapo u zgjova e gjeta vajzën në shtrat me një sy të hapur dhe një të mbyllur. Ajo ishte bërë akull, e thërrita por nuk lëvizi. E mora në krah dhe i bëra një dush, atëherë vajza nisi të reagonte, por nuk mundi dot t’ja dilte. Të nesërmen ajo mbylli sytë.

Pa u mbyllur ende kjo plagë, një tjetër mbetet ende e hapur në familjen Çepele. Në vitin 2010 djali i vetëm i tyre ndërroi jetë nga epilepsia, në moshën 18-vjeçare. Të gjallë nuk i gëzuan, por edhe të vdekur, teksa prehen në varrezat e fshatit, të dy fëmijët e ndarë nga jeta ndodhen pak metra larg shtëpisë së prindërve. 

Sa dal tek dera e shtëpisë, përballë kam varrezat. Ju flas gjithmonë fëmijëve. Djali ishte burrë kur ndërroi jetë. Me lot në sy i shohim nga oborri. Flasim me ta dhe u thërrasim, ku jeni o bij?
Sot të dy, pas fatkeqësive që pësuan jetojnë në kushte tejet të vështira. Me peshën e dhembjes mbi supe, me borxhe, por edhe me përbuzjen e njerëzve të dy bashkëshortët moshatarë jetojnë  në mjerim, në një banesë të rrënuar 130-vjeçare, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.
Odeta Dume: Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar gjithë këto dhembje
Do pyesësh ti, pse unë nuk po qaj tani ? Shpirti ma di sip o duroj, jam bërë e fortë, por sapo të dal nga kjo studio, murit me kokë do t’i bie