‘Dal tek porta,dhe iu flas fëmijëve në varreza’/Nëna humbet fëmijët:Cohuni bijtë e mi!

7 Maj 2021, 20:37

Natasha dhe Simon Çepele, janë çifti 55-vjecarë nga një fshat i Urës-Vajgurore, historia e së cilëve të kthen pas në kohë. Dhembja e dy prindërve që kanë humbur nga kjo jetë dy fëmijët e saj, vajzën 5 vjeçe dhe djalin 18-vjeçar. Dramën e jetës vendosën ta rrëfenin në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Cifti jetonë krejt të vetëm, ndërsa rrëfejnë mes lotësh si i ngrysin ditët në vetmi dhe skamje. Për ta nuk ka patur vetëm një plagë, por dhembje pafund. Një kalvar i vuajtjeve, kur vdekja I rrëmbeu nga gjiri i familjes, fillimisht vajzën, e cila u nda nga jeta në vitin 1998. Kemi humbur dy fëmijët nga kjo jetë. Sot jemi vetëm ne të dy, dhe unë kurrë nuk e mendoj të lë bashkëshortin deri sa të mbyll sytë. Me vajzën nuk e di çfarë më ndodhi. Që në lindje ajo pati probleme. Ishte data 27 dhjetor 1998, kur në orën 03:00 të natës, sapo u zgjova e gjeta vajzën në shtrat me një sy të hapur dhe një të mbyllur. Ajo ishte bërë akull, e thërrita por nuk lëvizi. E mora në krah dhe i bëra një dush, atëherë vajza nisi të reagonte, por nuk mundi dot t’ja dilte. Të nesërmen ajo mbylli sytë. Pa u mbyllur ende kjo plagë, një tjetër mbetet ende e hapur në familjen Çepele. Në vitin 2010 djali i vetëm i tyre ndërroi jetë nga epilepsia, në moshën 18-vjeçare. Të gjallë nuk i gëzuan, por edhe të vdekur, teksa prehen në varrezat e fshatit, të dy fëmijët e ndarë nga jeta ndodhen pak metra larg shtëpisë së prindërve. Sa dal tek dera e shtëpisë, përballë kam varrezat. Ju flas gjithmonë fëmijëve. Djali ishte burrë kur ndërroi jetë. Me lot në sy i shohim nga oborri. Flasim me ta dhe u thërrasim, ku jeni o bij? Sot të dy, pas fatkeqësive që pësuan jetojnë në kushte tejet të vështira. Me peshën e dhembjes mbi supe, me borxhe, por edhe me përbuzjen e njerëzve të dy bashkëshortët moshatarë jetojnë në mjerim, në një banesë të rrënuar 130-vjeçare, duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Odeta Dume: Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar gjithë këto dhembje ’Do pyesësh ti, pse unë nuk po qaj tani ? Shpirti ma di sip o duroj, jam bërë e fortë, por sapo të dal nga kjo studio, murit me kokë do t’i bie’- përlotet nëna në studio.

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv