Del në orët e vona të natës humbet nga Golemi Flamur Abazi: E bija: Sëmundja nuk e linte të fliste

28 Janar 2021, 19:12

Flamur Abazi u largua datën e 14 gushtit të vitit 2020. Pasi la në gjumë bashkëhsorten, ai doli nga banesa në mbrëmje vonë. 62-vjecari është diagnostikuar me Alzaimer dhe kurohej me medikamente. Zhdukja në drejtim të paditur nga Golemi i Kavajës ka alarmuar jo pak familjen, e cila nuk ka mundur të bie në gjurmët e tij edhe pse sinjalizimet, që është parë në qytetin e Kavajës kanë qenë të shumta, ku nga pamjet e një kamera sigurie tregohej lëvizja e fundit e 62-vjecarit, një ditë pasi doli nga banesa. 3 fëmijët dhe bashkëshortja janë në kërkim të tij, ndaj shpresa e vetme është emisioni ‘Pa Gjurmë’.